“Varfanjakët” që mbrohen pas fashës 300 KW

28 Nëntor 2014, 19:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i rikthehet temës së vjedhjes së energjisë elektrike, duke theksuar se abuzuesit fshihen pas fashës 300 kilovatorë e cila deri më sot paguhet me 7.7 lekë.

Në kuadër të aksionit kundër abuzimit,  Rama ka argumentuar që në krye të herës se pjesa më e madhe e personave që vjedhin energji fshihen pas fashës mbrojtëse të 300 Kw, prandaj kjo fashë mbrojtëse nuk ndihmon qytetarët, por favorizon abuzuesit.

Operacioni i ndërmarrë dhe heqja e fashës ka hapur një debat të ri mes pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit akuzon Qeverinë se me heqjen e fashës mbrojtëse preken shtresat në nevojë.

Por sipas mazhorancës  heqja e fashës nuk synon rritjen e çmimit, por goditjen e krimit që konsumojnë personat që vjedhin energji elektrike.

Pikërisht në kuadër të kësaj ngrehine diskutimesh Kryeministri përmes faqes së tij twitter ka postuar një foto, në qendër të së cilës është një vilë disakatëshe luksoze.

Kjo vilë, ironizon Rama në twitter, është pronë e një prej “varfanjakëve” të cilët vjedhin energji elektrike duke u fshehur pas fashës mbrojtëse 300 Kw.

“Shikojeni pak një “varfanjak” që fshihej pas fashës mbrojtëse 300 KW! E kuptoni o njerëz se ç’i ka bërë fasha vendit?”, ironizon në Twitter Rama.

Rama në të gjitha daljet e tij publike ka theksuar hapur se qeveria e drejtuar prej tij, nuk do të zbrapset asnjë çast në bindjen e saj për të luftuar këtë fenomen që ka shkaktuar humbje të mëdha në buxhetin e shtetit, që mund të ishin përkthyer në të mira publike për qytetarët shqiptarë, si shkolla, qendra shëndetësore, infrastrukturë…etj /gj.k/

29 komente në ““Varfanjakët” që mbrohen pas fashës 300 KW”

  1. Ogi says:

    Ore twiterist, cfare fashe thua! Ti po na heq breket mor qen. 30 lek kokrra e vezes, para zgjedhjeve ishte 17 lek dhe ti premtove qe do i hiqje taksen ketij produkti, po ndodh e kunderta. 50 lek komisioni postes, nga 20 qe ishte, ske shtu asnje sportel. Pa fol per karburantin dhe produkte te tjera. Ti o hajvan na ke bere gropen te gjithve, dhe ne mezi po presim qe te ta bejme.

    1. burreli says:

      O Ogi edhe ne jetojme ne kte vend.Nukeshte e vertete qe veza ka qene 17 lek por ka qene 40 lek.Persa i perket çmimit te naftes duhet te kujtohet se ka qene189lek .Po pak rendesi kan keto.Mos shiko deri te maja e hundes por duhet te shikosh pak me larg.Rama po rrezikon pushtetin e nje mandati te dyte ne interes te ndertimit te shtetit.Por shpresoj qe pas 3 viteve do te binden shqipetaret per nevojen e ketyre reformave sepse pa tjeter do te fillojne te japin rezultate.

      1. pali says:

        ik ore pirdhu o burrelas bashke me ramen

    2. laberishte says:

      Edi! Je vertete Zot i ketij Vendi
      Saliu me gjithe zagaret po tuten nga Rendi
      sa pike yndyre nuk ju mbeti
      Vec po thone: Ku ishim dhe bu bu c,na gjeti

      Une po them; Te presin edhe pak
      Dhe do shohin se Cecua ka Bicak
      Pastaj ata te Sali Medetit
      do qajne;qe ju iku Koha e Harram Bereqetit

      Me Rrumpalle nuk ka pare ky vend
      Xhvat dhe Vrri pa te hyre gjemb ne Kembe
      Kush te thoshte; do dalesh para Ligjit
      Ma rruani trapin,sa te kem Saliun dhe Lulezimin

      Ja keshtu na iken Vitet
      Rrafshuam Pyjet dhe rralluam Virtytet
      Sot po themi nuk ka pune
      Vec ne Proteste me Kostum dhe jo me Gune

      Prandaj jepi Edo se je shume mire
      Mos e Caje per Sali dhe Lulezime
      Se jane bere si Coli me Lolin
      Njeri Gozhdes,tjetri Patkonit

    3. adri says:

      Te lumte Edi Rama qe po ju tregon vendin hajduteve qe e kane marre ne qafe Shqiperine keta 24 vjet. PD ja po marrin ne mbrojtje abuzuesit dhe shkelesit e ligjit dhe se kete pune kane bere keta 24 vjet ne Shqiperi.

    4. +10 says:

      @Ogi…me keto qe ke thene, me duket se po i heq vete breket…dhe e di vete ti se c’te pret…nje nga nje ne sumatrice do i hash qe nga vezet e shterenjta deri tek pesedhjeteshja e postes. TUNG dhe shtrengoje sumatricen.

    5. Dean says:

      Ogi?-breket t’i ka pas hek saliu nga veriu,po Ti s’e kishe mendjen ateher dhe nuk e ndjeve.Ndersa ky,i gjati,po t’i arnon Ato breket e dhjera qy t’i uli sala.Jam dakord me Ty qe Robi ka nevoje per brek te reja,po kaq kena,per momentin,mer lal.Kur te forcohet Shqypnia ekonomikisht,do t’i blejme ene ty 1 pale brekushe te reja.

  2. anonim says:

    Ky po ja fut sales per propagande dhe ligesi. Bageti i duken njerezit atij!

    1. Mallakaster says:

      Meqe jane bllokuar lejet e ndertimit,

      a mund ta dime si po e nderton Edi keshtjellen e vet ne Dajt?

      Per ta pare:

      1. Shkoni ne Google Maps
      2. Kerkoni: “Surrel, Albania”
      3. Pamja: Earth View
      4. Shikoni 4 rrathet gri me diameter 10 meter
      5. ???

  3. xhino says:

    suksese Rama Kjo eshte rruga e vetme per kete popull Vetem ligj

    1. i says:

      Si eshte rruga e vetme??? Hiqja te varfeve dhe jepja te pasurve???

  4. lani says:

    Te lumte o Edi Rama ..ti do ja gjesh ILACIN ketij vendi Te lumte , te lumte 1000 here ……………….

  5. Tirana says:

    Dakord per kete foto. Po per cmimin e energjise cfare do thuash?

  6. Daniel says:

    Komentusi Ogi ,ordiner ne shprehje, kercenon, e me pas ankohet per karburantin. Perse i duhet karburanti ketij njeriu kur flet per vezet. Sa per gropen ,kujdes ,se kur kerkon ti besh gropen tjetrit, e di…………..

    1. bato says:

      Cfare pasaktesia ka Ogi ne ate qe thote? Ekonomia e xhepit ska nevoje per politike, gjithkush i ben lehte hesapet kir vjen puna te financat personale. Sa i perket Rames, duhet ti dale zot nismave te veta dhe ta pranoje publikisht qe cdo levizje e fashes eshte rritje cmimi per konsumatoret familjare dhe te mos fshihet pas batutave. Abuzuesin nuk e mbron fasha , por moszbatimi i ligjit, dhe do abuzoje edhe pa fashe nese do vijohet me keto retorika boshe. Cdoe thene qe kam rritur vetem Tre. Taksa dhe kam ulur 15 te tilla nese efekti total eshte rritja e tyre… u ngopem me Saliun qe qe komplet delirant, por dhe ky po fillon te ndjeke rrugen e te parit.

  7. bedriu says:

    Dashke veze katundi 300 lekshe ti i quajtur Ogi? Shko mor derr ne market merr veze 120 lekshe. U bone ti?

  8. lani says:

    O Ogi u mesuat me Sali qenin ju hajdutet e matrapazet e tij ,duke vjedhur e duke plackitur cfare ju dilte perpara …….por tani do ju a ……….Do ti nxirrni kokerr per kokerr …priani edhe pak se nje vit nuk eshte asgje….. I lumshin DUART EDI RAMES .

  9. Aljor says:

    Ore po kjo mos eshte vila e Xhin Xhonit ?

  10. Leshi says:

    Bravo Edi, sa me thelle aq edhe me ndere.

  11. aldo says:

    O Baze pse nuk I publikon komentet apo ke frike se po I skuqet faqja Rames

  12. Treviso says:

    Zoti kryeminiter, mos merrni shembullin e keq nga shtetet e medha, por merrni ate qe i ben mire vendit. Pse nuk merrni shembullin e ENEL-it te Italise.
    Kam 20 vjet qe baguaj faturen e energjise me 3 fasha.
    Fasha e pare eshte 7e mengjezit deri ne 7 te darkes.
    Fasha e dyte eshte 7 e darkes deri ne 7 te mengjezit.
    Fashae trete eshte e shtuna dhe e djela + ditet e festave.
    shuma qe me jep ENELI per te konsumuar ne muaj eshte 300 KW.
    Ju nuk jeni ne gjendje qe ta beni me 3 fasha, por majeni me dy fasha. Keshtu do te kete stabilitet ne rrjetin e shperdarjes. Familjaret do te kursejne me shume energjine elektrike se arrijne ta kuptojne se çfar do te thote po ta kalosh fashen.
    Zoti kryeminister, mos harro te fillosh nga puna per energjine e rinovueshme. Mos shpenzoni para per te ndertuar hidrocentrale te reja, tani per tani.Energjia e rinovueshme eshte e domozdoshme, se ju ben te pamvarur dhe largon gangrenen qe ka mberthyer vendin prej vitesh.
    Ju pershendes per nismat e marra.

  13. saliu says:

    Edvini eshte nje maskara qe dhe ne shtepine e tij nuk e le rehat arben ristanin ! neser ne protesta se qeveria nuk na le ne paqe te vjellim.

  14. sali serbi says:

    e kuja eshte kjo shpi?

  15. eda says:

    Haram voten zoti KM! rritja prej 15-20 mije lekesh ne muaj per ne te shkretet rrogetare , me qira, me kalamaj, ty ste duket asgje, normal zahos tat aq i bejnne nje pale corape, po tanet blejne gjithe rrobat e stines. dhe pervec kesaj na fyen edhe hajdute! do doja vertet qe te ishe njehere pa ate mbeshtetjen qe ke pasur gjithe jeten e te na kuptosh ne njerezit e tjeshte. edhe ne mendojme e kuptojme , e sjemi bageti sic na quan ti ne rrethin tend.

  16. Dr. John says:

    Cfare lidhje ka fasha 300kWh me vilen se nuk e kuptoj dot. Pse shtepine tende ti si e ke ndertuar me leket qe ke kursyer nga fasha? Fasha e paska fajin se paska ndertuar vile ky? Duhet te kishim te gjithe nga nje vile po te ishte ashtu. Keto thuaji ne ndonje mbledhje partie o Edo, se jane perralla per militantet por jo per publikun se nuk kane te gjithe ate nivel intelekti me ata qe te rrethojne ty.

  17. aJAXS says:

    Te shpresosh qe DON KISHOTI dhe SANçO PANçO do rregullojne SHqiperin.Populli SHqipetare eshte i mbaruar se shpresone ne enderat e DON KISHOTIT.

  18. ed says:

    Hajde shpejt një fletërrufe!

    Nxirre biles në mes të Tiranës, këtë, që ta sodisin njerëzia…

    Që heqja e fashës 300 KW i godet më të varfërit është e padiskutueshme, pavarësisht se mund të ketë edhe shembuj abuzuesish. Nuk bëhen politikat për shumicën, duke i futur të gjithë në thesin e abuzuesve.
    Por Ramës, pak i intereson kjo sepse qëllimi i vërtetë është që të gjithë të paguajnë më shumë për dritat, duke rritur vetëm pak ose aspak çmimin si shifër. Dhe kjo realizohet më kollaj duke ikërkuar lek shumicës së Shqiptarëve, atyre që i kap fasha 300kw sepse janë të varfër.

    PS: në një vend normal, kryeministri nuk do të tregonte dot me gisht një qytetar publikisht e në media. I zoti i shpisë nuk ka aksesin në media që ti kthejë përgjigje Ramës.

    Avash, avash dhe Rama po shkëputet nga graviteti dhe po del jashtë orbite…

  19. krokodili says:

    Fakti qe nuk e ngrite cmimin e energjise elektrike te ngeli peng e dime shume mire kete, rrite tatimin mbi fitimin nga 10 ne 15%, e bere tatimin me te larte ne evrope, rrite vezet, karburantet, po shkateron bizneset e vogla duke ju prishur edhe shkallet ne hyrjet e tyre, s’ka ngelur gje tjeter vetem tu heqesh stolat dhe ti lesh te varur ne litar. U trembe nga protesta 200000 -jeshe, pasi edhe energjise do ja kishe gjetur anen.
    Pataj ti varfanjak je vete, ne deklarimin tend te pasurise figuron i pastrehe, me siguri qe te gjithe e besojne qe jeton me qira, cudi si te dalin parate per te blere kostume shume te shtrenjta duke i bere karshillek elektroratit qe te votoi dhe qe nuk ka buke te haje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje