Zyra e Shërbimeve Unike në Vlorë, Tahiri: Luftë korrupsionit/ Rama: Qytetarët të ankohen direkt tek ministrat

28 Nëntor 2014, 12:03Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama morën pjesë paraditen e sotme në inagurimin e zyrave të shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Tahiri u shpreh në fjalën e tij se me hapjen e këtyrë zyrave ministria dhe qeveria po vazhdojnë në rrugën e modernizimit të Policisë së Shtetit duke luftuar krimin e dhe korrupsionin.

Në ditën e shpalljes së Pavarësisë Ministri Tahiri tha se “zyrat e shërbimit krijojnë mundësi për grumbullinmin e zyrave në një pikë kontakti të vetëm , duke shmangur kontaktin e qytetarit me policinë, për të garantuar shërbim në kohë dhe cilësi dhe largim të korrupsionit.

Kemi rrugë për të ndryshuar pereceptimin e qytetarëve, duhet partneritet me qytetarët dhe këto zyra ndihmojnë për të shembur pereceptimin si një sistem i mbyllur, i bunkerizuar , që nuk mund të arrihet.

Kapaciteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin , mbetet krijimi i marrdhënieve të shëndosha me qytearët i cili është në dorë të punonjëseve”.

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se ky 70 vjetor i çlirimit përkon me një vit sfidash për të çliruar shqiptarët nga një e shkuar aspak e lavdishme.

Jemi sot këtu për festën e pavarësisë, por edhe festën e nesërme të Clirimit të atdheut tonë, vitin e 70-të të çlirimit që përkon me një vit të jashtëzakosnhëm të sfidave të mëdha për të cliruar qytetarët shqiptarë nga barra e tmerrshme e një të shkuare aspak të lavdishme dhe një trashëgimie shumë të rëndë në të gjithë fushat dhe posaçërisht në cdo sportel e cdo zyrë ku qytetarët kërkojnë shërbime cilësore e transparente e të shpejta.

Sot është një ditë tjetër e mirë për Policinë e Shtetit se jemi ketu në një tjetër çelje të dyerve të një strukture tërësisht të transformuar dhe këtu nuk bëhet fjalë për transformimin fizik të një godine, por të një shërbimi.

Tani ky shërbim mundësohet në cdo cep të vendit. Se cdo qytetar të ketë nevojë për policinë nuk do ketë nevojë për të shkuar në drejtori, apo të shkojë nga një nëpunës tek tjetri në një rrugë cfilistëse”, theksoi Kryeministri.

Sipas tij, shërbimet online, kutia e shërbimeve në faqen e Kryeministrit dhe në faqen zyrtare të cdo ministri do jetë as më shumë e as më pak që cdo qytetar i këtij vendi të ankohet drejtpërdrejt për vonesat në marrjen e shërbimit.

“Ne e dimë se korrupsioni ka lloj lloj fytyrash, por pamja e tij e fshehtë është në vonesat e marrjes së shërbimit. Për këtë arsye ne kemi hartuar një program të ri bashkëpunimi mes qeverisë e qytetarit për të shkundur burokracinë dhe për të shkundur korrupsionin në vonesat e shërtbimit.

Cdo qytetar është e ftuar ti bëjë me dijë ministrit përgjegjës, vonesën më të cilën është duke u përballur. Që të zbulojmë cdo rast kur shkaktarët e vonesës nuk kanë asnjë arsye objektive, por vetëm arsye korruptive”, tha Rama.

Kryeministri përmendi si rast flagrant të korrupsionit atë të drejtoreshës së arsimit të Lushnjës që merrte para në këmbim të një vendi pune.

“Kemi pasur raste flagrante, një në drejtorinë arsimore të Lushnjes, dy të tjera në shpërndarjen e energjisë, nga personalisht drejtorët e drejtorë që sot janë prapa hekurave.

Ne jemi të vetëdijshëm që lufta reale ndaj korrupsionit është një luftë në radhë të parë për modernizimin e sistemit, arrestimi i një drejtuesi për shkaqe, vjedhje të energjisë, është vetëm njëra anë e medaljes dhe zëvëndësimin i drejtuesit të arrestuar nuk është në vetvete zgjidhja e problemit, por modernizimi i i sistemit për ta hequr cdokujt monopolin mbi fatin e një ankese dhe fatin e një njeriut ashtu sic po bëjmë me Policinë e Shtetit”. / j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje