102 vjetori i Pavarësisë/ Basha: Dita që bashkon shpirtrat e të gjithë shqiptarëve

28 Nëntor 2014, 11:01Politika TEMA

Me rastin e 102 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, kryetari i PD-së, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka bërë  homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Ai ka vendosur kurora me lule në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për kombin shqiptar.

Në një deklaratë për mediat Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e flamurit.

“Gëzuar ditën që bashkon shpirtrat e të gjithë shqiptarëve, gëzuar 70 vjetorin  e çlirimit. Pavarësia, liria  i ka rrënjët në saktrificat e të gjithë shqiptarëve që ndër shekuj mbajtën gjallë një nga qytetërimet më të vjetra në Europë.

Kjo ditë është në nder të tyre, për Shqipërinë e pavarur, demokratike e europiane. Liria në dimensionet e saj, liria nga diktatura komuniste kerkoi sakrificë, ndaj  përulemi para atyre që dhanë jetën për kombin.

Kemi përgjgjësinë që Shqipërinë për të cilën kanë sakrifikuar kaq shumë mos e sakrifikojmë në emër të axhendave politike.

Liria e zgjedhjes, sipermarrjes, e shprehjes, e mendimit të lirë , në bazë të këtyre do të mund të nderojmë amanetin e mijera shqiptarëve”, theksoi Basha.

Bashkia e Tiranës do të zhvillojë diten e sotme një sërë aktivitetesh në kuadër të 102 vjetorit të pavarsisë duke filluar me homazhet pranë bustit të të Adem Jasharit, duke vijuar me homazhet pranë shtatores të Ismail Qemalit.

Një tjetër aktivitet do të vijojë në pasdite në universitetin e Arteve, ku do të zhvillohet koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.

Duke përfunduar me shfaqjen “Ata hyjnë pa trokitur” – teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist , hyrja e të cilit do të jetë falas per te gjithe qytetaret. /gj.k/

2 komente në “102 vjetori i Pavarësisë/ Basha: Dita që bashkon shpirtrat e të gjithë shqiptarëve”

  1. Canja says:

    O trap 29 nentori eshte neser,sot esht dita e pavarsise apo vazhdon me violinen e krytarit de fakto…

  2. Mara says:

    Ske turp ti more gjakprishur. Kush je ti qe flet per gjakun e idealisteve qe u vrane per kete vend qe ti me Saliun e rropet.

    HAJDUT PASKRUPULLT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje