Shqipëria feston sot 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e Festës së Pavarësisë, flamuri kombëtar, nën tingujt e Himnit Kombetar, u ngrit nga dy figura të njohura të sportit shqiptar, shpallur së fundmi kampion bote në peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli.
Më pas, krerët e lartë të shtetit zhvilluan homazhe edhe te varri i Ismail Qemalit.
E gjithë Shqipëria, ashtu si edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë ditën e Flamurit. Sheshet e qyteteve janë zbukuruar me simbole kuqezi dhe gjatë ditës rrugët pritet të mbushen nga qytetarë në kuadër të aktiviteteve të organizuara.
Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, Rama shkruan “Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësise së Shqipërisë”.
Ndërsa ka informuar edhe rreth organizimit që do të zhvillohet nesër mbrëma për natën e bardhë.
“Festivali i parë i Dritave në Shqipëri ndez nesër mbrëma Tiranën”, shkruan ai.
Shqipëria feston sot 102 vjetorin e pavarësisë.
Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeevritar udhëtuan drejt Vlorës, ndërsa kryetari i PD-së njëkohësisht dhe kreu i bashkisë së Tiranës është i pranishëm ë ceremonitë që do të zhvillohen në kryeqytet. /gj.k/
Gjetje me te drejte se Romela Begaj dhe Daniel Godelli ,per ngritjen e Flamurit ne kete 102-vjetor te Pavaresise ,nuk mund te kishte.
Gezuar gjithe shqiptareve patriote,qe rrojne e gezojne djersen e ballit,
Festat tona te shenjta Kombetare.
Te lumte goja urim me te bukur nuk do te kishte
Pae feste eshte sot po me cudisni duke filluar nga ju te Temes ku eshte shenja dalluese e festes tek ekrani juaj tv TEMA dhe ekraneve te tjera tv shqipetare e ne vecanti te tv publik i thencin. E na shisni patriotizem a shekoni mediet vizive te vendeve fqinj ne rast festash qe vene shenjen dalluese te nje feste sa detyrojne dhe tv shqipfolse te vendosin ate. Deri tani nuk po e mar vesh une e shume si une qe kemi festa apo jo ,jo ta marin vesh te huajt .Prandaj ndreqeni me pare ju kete qe te tjeret tju ndjekin pas nqf te se doni te nderoni festat dhe ata qe sakrifikuan per keto dite. Urime GEZUAR FESTAT E 28-29 NENTORIT gjithe populli shqipetar pa kameleone.
SHABAI NA I HODHI