70 vjetori i çlirimit/ Rama: Keqardhje që debatin e datës e bëjnë ata që tradhtuan

29 Nëntor 2014, 13:55Politika TEMA

Lufta Nacional Çlirimtare e renditi Shqipërinë në krahun e fituesve dhe nuk ka lidhje me regjimin që u vendos në Shqipëri pas clirimit.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një takim me veteranët e luftës në 70 vjetorin e cclirimit të vendit.

Duke komentuar edhe debatin për datën e clirimit, Rama tha se kjo datë diskutohet sot nga ata që tradhëtuan ose nuk ishin farë dhe jo nga protagonistët.

“Sigurisht është për të ardhur keq që datën e çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën dhe çliruan vendin por e diskutojnë ata që tradhtuan dhe nuk ishin fare atje.

Përpjekja për të sulmuar dhe vënë në diskutim datën e përcaktuar nga ata që ishin në fushën e betejës është një përpjekje për të fshehur 29-Nëntorin pas 28 -Nëntorit dhe për të mos i dhënë luftës antifashiste atë vlerë të jashtëzakonshme që ka. Kjo luftë bëri të mundur që bota të shpëtonte nga një murtajë si ajo e nazizmit dhe fashizmit.

Ishohim me keqardhje ata që bëjnë përpjekje të dëshpëruar për të zbehur 29 -Nëntori. Flamuri i Shqipërisë u ngrit dhe u valëvit i lirë krahas me flamurin e SHBA-së, Britanisë dhe shteteve të botës së lirë”,  u shpreh Rama.

Duke uruar 70-Vjetorin e Çlirimit Rama shprehu mirënjohje për veteranët e luftës dhe theksoi se qeveria po mishëron ëndrrën e dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun.

“Gëzuar 70- Vjetorin e Çlirimit të atdheut! Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të përulem me shumë respekt bashkë me të gjithë ju në nderim të kujtimit të lavdishëm të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të LANÇ.

Dua të theksoj se jemi shumë krenarë që sot jemi këtu në respekt dhe në përpjekje të vazhdueshme për të mishëruar përmes qeverisjes sonë dhe përmes betejave tona ato ideale ato ëndrra dhe ato shpresa që çuan shumë vajza dhe djem në rrugën e një lufte çlirimtare e cila u kurorëzua në 29 nëntor të vitit 1944.

Ju siguroj se ne do bëjmë gjithçka për të qene çdo ditë në lartësinë e ëndrrave dhe shpresave të gjithë atyre që luftuan dhe sakrifikuan për ta parë Shqipërinë një vend të denjë për fëmijët tanë ”, u shpreh Rama.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shprehu nderim për veteranet, duke theksuar se “na duhet të përsërisim fort një të vërtetë historike që lidhet me rëndësine e 29 nëntorit dhe çlirimit të atdheut, se pa 29 nëntorin e 1944 nuk do të kishte 28 nëntor të 1912, sepse pa 29 nëntorin e 1944, Shqipëria do të ishte cilësuar si një vend humbës i luftës e do të ishtë copëtuar siç u coptuan shumë shtete të tjera të Evropës”.

“Qarqet shoviniste fqinje u përpoqën ta paraqisin Shqipërinë si një vend humbës dhe ta coptonin atë dhe ta trajtonin atë si një palë humbëse.

Ishte gjaku i dëshmoreve dhe heronjve dhe i gjithë popullit shqiptar, që gargantuan rikthimin e 28 nëntorit të Ismail Qemalit, vazhdimësine e shtetit tonë, duke ruajtur të pa prekur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.

Prandaj ne përkulemi me nderim e mirënjohje  të jashtzakonshme ndaj sakrificës që bënë dëshmorët dhe heronjte dhe të gjithë ata që kontribuan në luftën Antifashiste Nacional- Clirimtare”, tha Meta.

Po ashtu, Meta cilesoi si dy vlera të mëdha të shqiptarëve, kontributin e tyre per të mbrojtur hebrejte dhe tolerancen e popullit tonë me trajtimin e ushtareve italianë, vlera këto qe shqiptaret i ruajne nga tradita. Prandaj dhe një herë mirënjohje njerëzve te sakrificës për Atdheun”, tha Meta. /gj.k/

 

33 komente në “70 vjetori i çlirimit/ Rama: Keqardhje që debatin e datës e bëjnë ata që tradhtuan”

  1. Veteran says:

    Ilir meta ka mbi nje muaj qe ju shtron sofra veteraneve bashke me ata te tijet, vasilin dhe luan ramen, na organizojne takime bravo nderkohe qe keta te Ps na kane harruar fare, madje ishin bere xhind kta te selise kur kishin marre vesht se cpo ndodhte. Kshu eshte sot sju bje juve ne mend per ne, neser sdo na bi ne ne mend per ju (z.Rama)

    Me doren e nipit, veteran A.Muharremi

    1. @MERO says:

      MERO,

      SHKRUAJ ARTIKUJ EDHE PER “NDRYSHOJNË PROCEDURAT TATIMORE, JA ÇFARË NDODH ME GJOBAT, FALIMENTIN, RIMBURSIMIN DHE KONTROLLET”.

      SHKRUAJ MERO SE EDI RAMA KA DEKLARUAR NE NJE NGA ORGANIZIMET E BANKES SE SHQIPERISE SE TATIM – TAKSAT NUK DO TE KONTROLLOJNE BIZNESET E MEDHA NE KUNDESHTIM TE HAPUR ME KUSHTETUTEN, LIGJET DHE RREGULLAT E NJE SHTETI.

      SHKRUAJ MERO SE KETO QE THOTE RAMA LEJOJNE HAJDUTET E BIZNESEVE TE MEDHA QE TE VAZHDOJNE TE PASTROJNE PARATE E VJEDHURA POPULLIT SHQIPTAR NGA PUSHTETARET NE QEVERI DHE BASHKI PREJ 1990 DERI ME TANI.

      SHKRUAJ MERO SE BIZNESET E MEDHA QE PASTROJNE PARATE E VJEDHURA TE POPULLIT KANE POZITA MONOPOL NE SAJE TE GJOBAVE KUNDER BIZNESIT TE VOGEL DHE CMIMEVE TE REFERENCES QE MBAN EDI RAMA NE KUNDESHTIM ME PARIMET THEMELORE TE TREGTISE SE LIRE DHE PARIMET BAZE TE DEMOKRACISE.

      SHKRUAJ MERO SE KETO QE THOTE EDI RAMA JANE PER TE VENDOSUR GJOBA PER BIZNESIN E VOGEL, PER T’IA MARRE FRYMEN PIKERISHT POPULLIT SHQIPTAR.

      SHKRUAJ MERO QE EDI RAMA NUK KTHEN ENDE PRONAT TEK I ZOTI NE KUNDESHTIM TE HAPUR ME KUSHTETUTEN, DUKE I MBAJTUR KESHTU PENG PRONAT QE I RREMBEU DIKTATORI ENVER HOXHA, NJESOJ SI SALI BERISHA.

      SHKRUAJ MERO SE EDI RAMA NUK KONFISKON PASURITE E BIZNESEVE TE MEDHA QE PASTROJNE PARATE E VJEDHURA NGA PUSHTETARET NE BASHKI DHE QEVERI, NE VEND QE T’UA JAPE KETO PRONA TE KONFISKUARA PRONAREVE TE VERTETE PREJ SHEKUJSH, ELITES SE SHQIPERISE QE NJEH PRINCIPE DHE KA FISNIKERI DHE QE JANE TE VETMIT QE MUND DHE DO TA BEJNE SHQIPERINE VENDIN E BEGATE DHE ME EMER TE MADH.

      SHKRUAJ MERO SE POPULLI KERKON MIREQENIE DHE JO LLOGJE PER ENVER KRIMINELIN, MONSTREN E DIKTATURES.

      1. MARA says:

        Sigurisht ata qe tradhetuan nuk e quajne luften, ata qe luftuan me idealizem e dine se kur u clirua Shqiperia. S’ka rendesi data 29 apo 30 rendesi ka qe shqiptaret luftuan e u mobilizuan ne batalione e brigada sulmuese, me ato mundesi qe paten.

        Mbas 70 vjetesh nuk duhej te ndodhte kjo shfaqje qe po ndodh sot, sepse PD do te krijoj tensione per te krijuar elektorat!!!

  2. Tony says:

    Cfare thone kto moreeeee…. Ne 1944 ne rradhe atyre qe fituan luften ? Po pse na percane nga tokat tona sepse fituam. Po ja fusin kto dhe kto

  3. sali protopapa says:

    Like floriri,shtepija qendrore e ushtrise shqipetare e grabitur kur do ti kthehet ushtrise?Mos kujto se shqipetaret e hane kollaj ngjalen!

  4. Ilir Meta Pionier i Enverit. says:

    Keshtu ta kana mesuar historine ty, daja Spirua, apo baba Kristaqi, eshte e veshtire te bisedosh me juve se nga truri juaj rrjedh akoma qelb i kuq. Keni 70 vjet ne pushtet shikojeni si e keni katandisur ate vend, sa edhe Somalezet nuk po duan te qendrojne aty.

    1. Albani says:

      Po ik ore kush po te mban..???

  5. Leonardo says:

    Po duhen nderuar të gjirhë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit kurse për ata që luftuan me polat nuk ja vlenë të shkruash

  6. Eri says:

    Larg qofte,o zot.Do ishim copetuar dhe kushedi si do i shkonte halli Çepanit.S’do kishim fatin e madh te kishim nje burre shteti si Like floririn dhe as te ishim deshmimtare te metamorfozave te tij,nga mbikilesh i pangopur ne para ,ne skile te zgjebosur qe zvarritet pas pushtetit.

  7. Marku uk. says:

    Pa 29 Nentorin

    Shqiperia do ishte “coptuar dhe pushtuar” nga shtete shoviniste.

  8. Nji shtet e nji shoqeri e vertete me vlera ,si ajo europiane ,
    nuk ndertohet me “Keqardhje” me ndjenjen e mosndenshkimit te tradhetareve te vendit . Vetem shqiptaret mbajne gjarprin ne shtrat dhe ankohen perse her pas here i helmohet jeta.
    Ktu ka nji problem me kte mentalitet idiot shqiptar ,qe i ngjan pak a shume asaj shprehje banale te popullit ,”as te q! , as te leshon”,nderkoh qe te huajt e shkerdhejn sa her te duan edhe pse shqiptaret trima mbeten te paimopresionuar nga kjo dhe vazhdojne te jene po ata IDIOT te Lindur si me pare.

  9. tfg says:

    eshte hera e pare qe Rama thexon nje te vertete:…….kush ndryshojne daten,ata qe tradhetuan!
    pikerisht Ballistet dhe spiunet kishin vec nje identitet: SUNITE!

    1. aishe tereza says:

      Sunite:D

      Ata qe tradhetuan kane emra. Po lufta e klasave ka marre fund. Po nuk i deshe ti hahahhah ata ikin ne SHBA se atje jane edhe sigurimsat…keshtu e ka kjo bote.

      Qetesou se ty as te ka pyetur e as te pyet njeri!

      Ti ke ardhur e do largohesh nga kjo bote pa lene asnje shenje…jeto! ha, pi edhe fli!!!

      Tung

  10. Vlora says:

    Nje Kryeminister medioker, i cili ben komente medioker, kjo ose si pasoje e injorances se tij nga mosenjohja e historise se vertete (nuk po flasim per historine e manipuluar nga diktatura Hoxhiste), ose shtiret per perfitime elektorale duke ditur se kujt i adresohet qellimisht.

    Lufta Nacional Clirimtare, me teper ka qene nje lufte civile midis rrymave te ndryshme politike ne Shqiperi, per te konsoliduar pushtetin e ardhshem mbi bazat e ndryshimeve gjeostrategjike ne ato kohera te trubullta. Gjermanine apo forcat e AXIT nuk i ndoqi njeri nga Shqiperia, por ata u terhoqen vete, sepse humben luften ne realatat me fuqite dhe aleancat e medha ne Europe dhe Bote ne ate kohe. Vitet 43-46 ne Shqiperi, ishin me teper nje lufte civile se sa nje lufte clirimtare. Kur te shkruhet sakte e verteta dhe historia do ta mesoni me mire!

    1. aishe tereza says:

      Sunite:D

      Ata qe tradhetuan kane emra. Po lufta e klasave ka marre fund. Po nuk i deshe ti hahahhah ata ikin ne SHBA se atje jane edhe sigurimsat…keshtu e ka kjo bote.

      Qetesou se ty as te ka pyetur e as te pyet njeri!

      Ti ke ardhur e do largohesh nga kjo bote pa lene asnje shenje…jeto! ha, pi edhe fli!!!

      Tung

      1. Vlora says:

        Per ty kemi lene Pellumb Xhufin dhe Paskal Milon qe te te mesojne historine. Per te tjeret historia dihet, sepse ajo eshte aty.

  11. lexuesi i irrituar says:

    Vlora , me sa duket ti ke filluar ta shkrush pjesen tende…

  12. epruveta me shurre e xhaxhit qe e piu saliu says:

    Historia eshte shkruar me gjakun e atyre qe e deshen shqiperine dhe jo me tradhtaret si zogolli ( qe eshte nipi i esat toptanit ,dhe shume pak permendet) e ballistet qe e kishin mendejn tek spiunimet,rakia dhe pulat(gati njesoj si pasardhesit e tyre te dhjere qe i pame ne administraten e pedes).Kryesorja eshte qe shqiperia ne saje te luftes mbijetoi dhe jau futi karin antishqiptareve serbo greke dhe kelysheve te tyre.E majta e ka treguar veten qe nga AVNI RUSTEMI se kur atdheu ndodhet ne rrezik bijte e saj kane dhene jeten per te.Kurvickat tradhtare te djathta kane shitur edhe bythen e tyre per 5 aspra lere me shqiperine.

  13. kujtesa says:

    – Veteranet !!? SA ishte mosha mesatare e pjesemarrseve ,ose sa ishte me i vjetri dhe sa me i riu.

  14. Vlora says:

    Konferenca e Yaltes i percaktoi qarte balancat dhe kufijte e Europes pas luftes se dyte Boterore. kjo konference u mblodh, kur u pa qarte se Gjermania dhe aleatet e saj po humbisnin. Ofensiva Ruse ne lindje dhe zbarkimi i aleateve ne Italine e jugut dhe Normandi, ishte fillimi i fundit per fatin e Gjermanise dhe te aleateve te saj. Komunistet e injektuar Shqiptare, me ndihmen e ish-Jugosllavise, u instruktuan qe te konsolidonin kontrollin politik mbi popullaten, te shkaterronin opoziten dhe te pergatisnin kushtet per nje qeveri te pas luftes. Se c’fare ndodhi me vone e dime te gjithe.

  15. NJE MILION QELBESIRA says:

    IK ORE DERRKUC RAMA 28 NENTORI ESHTE DITA E CLIRIMIT TE SHQIPERIS NDERSA 29 NENTORI ESHTE DITA E CLIRIMIT TE SERBISE

  16. delfin bregu says:

    Nuk ka lufte civile kur nje shtet eshte I pushtuar nga nje shtet tjeter
    Nga 7 prilli I 1939 deri me 29 nentor te 1944, Shqiperia ishte nen kontrollin e Italis fashiste dhe Gjermanis naziste
    Keshtu qe lufta ishte midis dy paleve, popullit shqipetar qe u bashkua rreth Frontit Nacional Clirimtar kundra okupatoreve te ndihmuar nga bshkepunetoret e tyre

  17. Arben says:

    LUFTA KA QENE AJO QE KA QENE.

    1- NE SHQIPERI KANE QENE TE STACIONUAR ME PAK SE 500 USHTARE GJERMANE.

    2- NUK ESHTE ZBARDHUR PER 50 VITE MASHTRIM SE SA USHTARE GJERMANE JANE VRARE NE SHQIPERI

    3- KOMUNISTET, SIDOMOS PAS 1943, ELEMINUAN GJITHE AJKEN E SHOQERISE SHQIPETARE, E ME KUJDES TE VECANTE INTELIGJENCEN E ARSIMUAR NE PERENDIM, DISA NGA KETA I BENE EDHE HERONJ TE LUFTES, TITULL TE CILIN E MERITOJNE VERTETE, POR VDEKJA U KA ARDHUR NGA KOMUNISTET QE I SHIKONIN SI RIVALE, NEN UDHEZIMET E DUSHAN MUGOSHES E MILADIN POPOVIC.

    ENVER KRIMINELI DUHET DENUAR DHE NUK DUHET TE GJERE QETESI AS ATJE KU ESHTE PER ATE QE I KA BERE KETIJ POPULLI.

  18. shvejk says:

    Ti ka thene gjyshi kto shifra ty o Beni/

    1. Arben says:

      JO THJESHT KAM HULUMTUAR VETE.

      PASKAL MILO, PELLUMB XHUFI, AI PUTO MASHTRUESI E GJITHE TE TJERET QE E KISHIN FJALEN 50 VITE TE KOMUNIZMIT, NUK NXORREN NDONJE SHIFER ZYRTARE PER KETO (DHE MOS KUJTO SE NUK JANE DOKUMENTAT).

      TANI E KANE RRADHEN TE HESHTIN SEPSE JANE MASHTRUESA.

      EDHE TI PO KE NDONJE TE DHENE, THUAJE SE SHKEMBEJME INFO. (UNE SI AMATOR KAM HULUMTUAR, NUK E THEM ME 100%)

  19. mal shova says:

    Po keta Ballkanasit (Shqiptare Grek serb bullgar kroat etj)c festojne festa clirimi?
    Gjermanet e humben luften ne Rusi dhe kur u hap fronti i dyte nga aleatet
    Ata nga ballkani po terhiqeshin vete keta na thone se luftoi xha Brahu me nje maliher te ndryshkur
    Po ikni o kokerecka ballkanike se te qe per ju do flisnit GJERMANISHTE SOT.

  20. alfade says:

    ARBEN ULTRABALLISTI I DHJERE DHE NDYRESIRE !!!

  21. antikomunist says:

    SALI BERISHA PERSERI E DREDH DHE FSHIHET PAS FINTEVE KOMUNISTE POR ESHTE ME AFER TE VERTETES SE EDI RAMA QE ESHTE ZYTUR NE LLUMIN ENVERIST TE LIKE FLORIRIT.

    Na mbetet vetem te themi MEDET! kush drejton vendin tone duke ndjekur kete debat nonsens te politikes sone kombetare 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne ASNJE vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore. MEDET! Ne vend qe te edukojne me ne fund popullaten e indoktrinuar dru me pre per ta afruar sado pak me popujt e tjere te Evropes Antikomuniste dhe Demokratike pushtetaret tane me Edi Ramen ne krye kane dale si KRYQTARE te komunizmit ne Bote per te luftuar ARMIKUN e Kllases dhe po vajtojne sebashku te majte dhe te djathte si kukumjacka pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe i dha krahe grekeve te shpallin GJENDJEN E LUFTES me Shqypnine, situate absurde qe ka mbetur deri me sot. Per cfare renditje te Shqypnise ne anen e Aleateve ben fjale Saliu ne retoriken e tij enveriste kur Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in e Enverit si nje organizate terroriste dhe konfiskoi floririn e Ahmet Zogut qe u gjet i fshehur po nga Aleatet ne Bavari duke ja falur Anglise qe Enveri e masakroi me pabesi pederast me mina jugosllave? Prandaj eshte vendi dhe koha qe te thuhet qarte dhe boterisht se:

    PD-ja e Saliut po te ishte me te vertet nje parti europiane e DJATHTE do te deklaronte sic kane bere te gjitha partite e DJATHTA ne BE:

    29 nentori i ZI duhet te fshihet nga kalendari i festave zyrtare te Shqypnise sepse nuk eshte festa e shqyptareve por e imponuar me dhune nga jugosllavet e Titos.

    Por me thelbesore dhe madhore ne kete debat te vonuar eshte fakti se 29 nentori i ZI nuk solli CLIRIMIN e vendit nga gjermanet qe realisht perfaqesonin nje garnizon prej afro 500 vetesh shumica austriake te prapavijes me detyre per te siguruar terrheqjen e te plagosurve qe vinin nga Fronti i Lindjes per te kaluar ne Mal te Zi dhe me tej dhe qe po perpiqeshin te shpetonin koken nga katunaret shqyptare qe i qellonin pas ferrave. 29 nentori i ZI per Shqypnine dhe shqyptaret si te gjitha keto data te ZEZA he historine e vendeve ish komuniste te Evropes Lindore solli me vete PUSHTIMIN akoma me te eger se ai hitlerian, keto data famekeqe sollen dhe implementuan per nje kohe te gjate MURTAJEN bolshevike staliniste te sprovuar shume kohe me pare se nacional-socializmi i Hitlerit ne Rusi dhe Ukraine me vrasje masive dhe pushkatime totale ndaj popullsise si edhe me internime horror ne GULAG-et per kundershtaret politike qe vetem gjate periudhes 1923-1933 shenuan mbi 30 milione te vdekur ne Rusi duke e renditur Stalinin si VRASTARI i njerezimit me i madh ne Bote pas Mao Ce Dunit qe kishte asgjesuar ne Kine mbi 40 milione njerez te pafajshem. Megjithate Enver Hoxha mban nje vend “NDERI”ne klasifikimin boteror te KILLERAVE seriale sidomos persa i perket egersise antinjerezore te ekzekutimeve me tortura me thyerje kockash te viktimave te tij dhe sidomos duke llogaritur numurin per fryme te popullates per nje vend te vogel si Shqypnia. Duhet te shtojme se nderkohe qe ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore burgosja dhe perndjekja politike u ndalua me ligj ne vitin 1956 nga Hrushcovi, ne Shqypnine Enveriste ne vitin 1991 dolen nga burgjet komuniste mbi 30 mije vete te persekutuar dhe kjo spjegon pse vendi yne ka mbetur kaq prapa ne demokratizimin europian dhe pse Edi Rama sheh akoma tek te persekutuarit ARMIKUN e Kllases.

    I bejme apel politikes sone kombetare tí therrase trunit te indoktrinuar dhe te mos mashtroje me popullaten me formula bajate ideollgjike te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes dhe te fshije nga kalendari i festave zyrtare 29 nentorin e ZI komunist jugosllav, sepse Vatanin e presin shume sfida sidomos ne fushen ekonomike qe shqyptaret te afrohen gradualisht me popujt e tjere te BE-se ashti sic ka qene edhe AMANETI qe lane intelektalet properendimore shqyptare, te cilet dhane jeten e tyre ne rini per kete kauze jetesore per te shpetuar Vatanin. Keta intelektuale ishin dhe jane MARTIRET dhe DESHMORET e vertete qe duhen nderuar dhe perkujtuar dhe jo xhelatet gjakatare te Enverit qe grabiten si PREDATORE komuniste pasurine dhe pronat private, masakruan dhe vrane kundershtaret dhe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si kurre me pare ne histori.

  22. Nacionalisti says:

    Reagim mbi Komentin e Rames per 29 Nentorin!

    Kam qene i bindur se ky “i gjati”, ndryshon nga ajo thenia
    “Trup gjate e mendje Shkurter”. Me sa duket nje rast me teper qe e verteton kete thenie!
    Nqs me quani “Tradhetar” sepse denoj Krimet Komuniste si makabritete me te tmerrshme, si gjate Luftes ashtu edhe pas saj, athere une do t’a pranoja me Kenaqsi kete Epitet.
    Une, pra “Tradhetari” sipas atyre qe: Vrane, prene, perdhunuan, percudnuan trupat e te Vrareve Intelektuale dhe Nacionaliste duke i Copetuar, Atyre qe jo vetem qe nuk kerkua te drejtat e pjeseve te Shqiperise te mbetura jashte Trupit meme, por perkundrazi me veprimet ose mosveprimet e tyre u bene bashkepunetore te armiqve historike te Shqiperise, Serbeve dhe Grekeve, do t’a pranoj me Kenaqsi kete epitet.Pra une jam ai Tradhetari qe e kam Tradhetuar Shqiperine per Italine dhe Gjermanine, ndersa ju jeni ata “Heronjte” qe e keni “cliruar” Shqiperine ne Bashkepunim me Serbet dhe Greket, qe jane po ata Serbe dhe Greke qe i kemi dhe sot.
    Luften ju qe po e quani “Nacional-Clirimtare”, pra kombetare, ku i keni
    pjeset e Kombit qe ishin ne Shtetin meme gjate periudhes se Pushtimit?
    A jua nxe goja t’a Quani Nacionale?

    Ju pra vazhdoni Krenohuni me krimet monstruoze ndaj Shiptareve te cialt i mbani mbi Shpatulla, dhe une jam ai tradhetari qe kam kryer krime mbi Greket dhe Serbet!
    Mos Harroni
    Shqiperia Shqiptareve, Poshte Shkiet e Greket!

  23. !!!!! says:

    Kur lexon komentet ktu , kupton se me cfar truri linear ke te besh !
    O e mjera Shqiperi ,perse pordhe te tille fe.minj

  24. “PERMES ATDHEUT TONE TE VOGEL UDHETON NJI KAMIONPOLITIK

    MBUSHUR ME EXPLOZIV “

  25. ne emer te Migjenit te Math says:

    Une i jap te drejt Rames .Une mendoj se Enveri dhe komunistet nuk ishin komuniste te vertete.Ata pra Enveri me partizanet komuniste ishin nacionaliste ;balliste e zogistet e vertete.Ndersa zogistet ballistet e nacionalistet ishin komunistet e vertete por kamuflonin;Si rrjedhim nacionalistet e vertete(komunistet me Enverin)bene luften ndersa mbas luftet naconalistet e rreme(zogiste e balliste)sabotuan ndertimin e kapitalizmit (Socializmit).
    Shkurt pergjegjesine si ne lufte si ne socializem e kane ish nacionalistet e ballistet e atehershem.Kete gje duhet ta pasqyroje Paskal Milo dhe Kristo Frasheri ne historine e re qe do shkruhet (pshurret) me porosi dhe nen kujdesin e udheheqesit tone te math Edi Rames(pasuesi i denje i zogisto ballistit te vertete nacionalistit dhe komandarit legjendar shokut Enver)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje