Kryeministri Edi Rama dhe Kryeparlamentari Ilir Meta morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të godinës së re të Ministrisë së Integrimit.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë ministri si qendrën e gravitetit të përpjekjeve për të ardhmen evropiane.
“Në këtë 70-vjetor të Çlirimit të vendit përulem me mirënjohje para së shkuarës. Në këtë ditë të shënuar ashtu sikundër e kishim vendosur, çelim dyert e godinës së re të Ministrisë së Integrimit, një godine e vjetër pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, e njërit prej komplekseve më të bukur të ndërtuar në vitet ’30 që ishte katandisur në një magazinë mbeturinash dhe me një fushë plehrash para”, tha Kryeministri Rama.
“Jam shumë i kënaqur që ia dolëm që jo vetëm në këtë 29 nëntor të kujtojmë dhe përulemi me mirënjohje me sytë nga e shkuara, por nderimi me i madh që i bëjmë të shkuarës është që në emër të së ardhmes, të çelim dyert e këtij institucioni që është qendra e gravitetit të përpjekjeve tona për të ndërtuar të ardhmen evropiane të vendit tonë, qoftë edhe nga pozicioni dhe rëndësia që i jepet kësaj ministrie, të ketë një rol të dorës së parë në një proces që bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe jo më i lehtë. Gëzuar festën Kombëtare të Çlirimit në këtë 70 –vjetorit! Urime!”, shtoi Rama.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se statusi kandidat është mundësi e mirë për të vazhduar në rrugën e duhur të integrimit. Ai uroi 70-vjetorin e clirimit.
“Suksese në këtë institucion të ri dhe mjaft domethënës. Në këtë ditë të shënuar të 70- Vjetorit të Çlirimit të atdheut kujtojmë të gjithë ata që luftuan për ato vlera mbi të cilat u ndërtua Evropa e bashkuar pas luftës, të lirisë, paqes, sovranitetit, integrimit.
Statusi kandidat është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar në rrugën e duhur dhe shpresoj që edhe cilësia e punës të jetë si cilësia e institucionit që kurorëzojmë sot. Suksese dhe gëzuar 70 -Vjetorin e Çlirimit!”, u shpreh Meta.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha duke vlerësuar sfidat e integrimit si aspiratën më të rendesishme te vendit drejt Bashkimit Evropian, u ndal në punën që ka bere Ministria e Integrimit dhe perpjektet e risive qe e presin ne te ardhmen kete institucion per integrimin evropian te vendit. /gj.k/
Urrime Zj.Gjoshaj.
Megjithemend fryma e re e se ardhmes.Ndjehemi shume te sigurte tek brezi I ri.Vazhdim I rruges se te pareve ne begatine e ketije vendi.
Fluturim te mbare shipja e emigrimit drejte Europes sone.Ju perqafojme shqipetert.USA.Spartaku…
E dini c’fare? Me vjen cudi gjithmone se si degjenerojne keta “burrat” e mire te politikes parazgjedhore Shqiptare, kur vijne ne pushtet.
Nuk kam arritur ende qe ta shpjegoj kete gje, por kam perfunduar ne nje konkluzion(i imi kuptohet). Te gjithe keta apo ata qe perpiqen te na bejne dhe shesin gjera te medhaja ne parim, faktikisht jane te paafte qe te jetojne me bythen e tyre si njerez te thjeshte, por thjesht kacavirren (politikisht, nacionalisht, artistikisht dhe propagantistikisht, duke filluar qe nga risia dhe trendi i radhes ne mode dhe duke perfunduar ne nje deshtim ne kohe per shumicen te cilen mashtrojne per gjoja me mire sa ti marin votat) per te perfituar nga vlerat dhe puna e te tjereve provizorisht dhe per momentin.
Edhe ky Kryeminister nuk ben asnje perjashtim. Keq me vjen vetem se perse nuk rreagon per mbeshtetjen qe ju dha , por mashtron. Megjithate, toke e shkelur dhe e punuar me pare eshte kjo pune, varet se kush e kupton.