Neda e Big Brother, shtatzënë në muajin e 7-të

29 Nëntor 2014, 12:23Lifestyle TEMA

Neda dhe Ogreni, të dy ish-banorë të “Big Brother”,  vetëm para disa muajsh zyrtarizuan lidhjen e tyre me fejesë.

Po vetëm pak kohë pas këtij lajmi mësohet se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Neda është 7 muajshe shtatzënë dhe së shpejti do të bëhet nëna e një djali.

Lajmin e ka bërë të ditur  Ogreni, i cili  në adresën e tij në ‘Facebook’ ai ka vendosur një foto, ku dukej një veshje për fëmijë. “Po vijnë Festat… Ca si më shumë se herët e tjera po duken”, ishte statusi me të cilin ish-finalisti i “Big Brother” kishte shoqëruar foton e tij.

Më pas lajmin e bukur na e konfirmoi vetë Neda, e cila pranoi se është në pritje të ëmbël. “Jam në muajin e shtatë, dhe jemi vërtet shumë të lumtur. E kemi çun! Ishte diçka që po e prisnim me shumë dëshirë, dhe normalisht u lumturuam shumë. Na ka bekuar Zoti, se ka çifte të tjera që kanë vështirësi për të pasur një fëmijë. Nuk ishte aspak surprizë, megjithëse ndodhi shpejt, dhe për ne është gjë e mirë. Jemi gëzuar të gjithë shumë, edhe gjyshërit e djalit, që mezi po e presin. Unë vetë ndihem shumë pozitive e optimiste, Ogreni po më rri shumë afër dhe çdo gjë po e përjetoj me shumë dashuri”, – u shpreh Neda për “Bluetooth”. E pyetur nëse kanë në plan të bëjnë dasmë, ish-banorja e “Big Brother”  tha se për momentin nuk kanë në plan. “Për momentin nuk kemi planifikuar dasmë. Ka mundësi ta bëjmë vitin që vjen”, – tha Neda.

6 komente në “Neda e Big Brother, shtatzënë në muajin e 7-të”

  1. Neda, Ogren, Francesko, Joel, Noel, Liam, Sallam…. Ahh pika emrave ne Shqiperi.

  2. Akira says:

    Le tja vene emrin Beqir

  3. E verteta says:

    Ardht mire e me shendet djali.Ju uroj te dyve jete te lumtur.
    Neda nga Nena eshte mbesa e Sherif Terstenes ose Sherif Asllanit,nje legjende kosovare,tmerr i serbeve.Nje pus me serb te vrare ka mbushur,sa edhe sot pusi mban emrin e tij.I rrethuar nga policia jugosllave per ta vrare arrin te marri nje peng dhe can rrethimin duke u arritisur ne Shqiperi.Mbiemrin nga Terstena ne Asllani e nderroi ne Shqiperi per ceshtje sigurie.Edhe pasardhesit e Mic Sokolit jan po nje Shqiperi

  4. jogy says:

    Ogreni shtatzan ? Se nedo po i perkedhel bebin ?

  5. Drenicak says:

    Ftyra me idiote ne jet time nuk kam pare me perjadhtim te serbeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje