Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përcjell zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë paketën me rekomandime që synojnë përmirësimin e ligjit zgjedhor, përmes një reforme të mundshme zgjedhore.
Sipas njoftimit për shtyp nga KQZ bëhet e ditur se, kjo paketë bën bashkë mendimin teknik dhe propozimet e aktorëve e faktorëve zgjedhorë: të KQZ-së, partive politike, shoqërisë civile, medias, grupeve të interesit dhe ekspertëve teknikë, të konstatuara gjatë pesë tryezave të organizuara gjatë muajve të fundit.
KQZ vlerëson se diskutimi gjithpërfshirës në këto tryeza përmbush një nga rekomandimet e rëndësishme të OSBE/ODIHR-it të vitit 2011 që në diskutimin mbi reformën zgjedhore duhet të përfshihen jo vetëm partitë politike, por edhe KQZ, autoritetet përkatëse shtetërore dhe grupet e interesit.
Rekomandimet e propozuara konsistojnë në masat që duhet të merren për garantimin e ushtrimit të së drejtës së votës për personat që nuk mund të votojnë vetë. Sipas KQZ-së kjo vëmendje duhet të fillojë me detyrimin për ngritjen e një Komiteti “ad-hoc”, me përfaqësues të të gjitha institucioneve përgjegjëse dhe grupeve të interesit – në mënyrë që zgjidhja e çdo problemi që lidhet me ushtrimin e së drejtës së votës nga çdo kategori e personave me aftësi të kufizuar dhe monitorimi, realizimi dhe çdo sukses i këtij procesi të jetë një sfidë, angazhim dhe vullnet i përbashkët i të gjitha institucioneve përgjegjëse.
Sipas KQZ-së Kodi Zgjedhor duhet të reflektojë ndryshime dhe përmirësime ligjore të cilat duhet jenë në frymën e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.
Një tjetër rekomandim i propozuar nga KQZ lidhet me masat e posaçme të parashikuara në Kod për rritjen e pjesëmarrjes së grave në organet e zgjedhura.
Sipas rekomandimeve përpjekja e parë nga ku duhet të nisë nxitja e barazisë gjinore edhe në sistemin e zgjedhjeve vendore është reformimi i këtij sistemi në Kodin Zgjedhor. Konkretisht propozohet që votimi për organet e qeverisjes vendore të bëhet sipas sistemit proporcional.
Shkaqet që çuan ligjvënësin drejt vendimit për sistemin proporcional në zgjedhjet e përgjithshme janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore. Votuesit të votojnë për subjektin zgjedhor, i cili paraprakisht ka rregjistruar një listë shumëemërore të kandidatëve.
Votuesit në ditën e zgjedhjeve për organet bazë të njësisë vendore të jenë të pajisur vetëm me një fletë votimi, me të cilën të votohet si për kryetarin, ashtu dhe për këshillin. Për Tiranën, për shkak të organizimit me njësi bashkiake të kenë dy fletë votimi, ku fleta e dytë të jetë për kryetarin dhe këshillin e njësisë bashkiake.
Rekomandime të tjera të propozuara nga KQZ për amendimin e ligjit elektoral lidhen me ‘fushatën zgjedhore dhe median’; me ‘financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore’, etj. /gj.k/
Ndersa une kam propozimin qe tere kjo KQZ te jape doreheqjen dhe ne rast se nuk e jep te shkarkohet komplet per vete formatin e skandaloz qe ka.
Këta që janë në KQZ harram i paçin ato paret e Popullit që i marrin qyl, janë krejt qelbësirat e Sali Kriminelitqë duhet të shporren.
KQZ-ja duhet të ngrihet nga e para sipas një Ligji të Ri që duhet bërë.
Une theme qe te behet ligji qe ye mos kete fare zgjedhje , por deputetetet, keshilltaret e kryetaret e bashkive e komunave ti emeroje Edi Rama dhe lulezim Basha. Te pakten, deri tani keshtu eshte bere, po le te legalizohet me ligj.
Me sa kam pare dhe degjuar deri tani, nuk ka me votim per minibashkine dhe keshillin e tij. do jene me emerim.
Po esht e turpshme dhe fyese per shtetin dhe klasen politike qe zgjedhjet te menazhohen nga nje individ injoranat i permases se Lefteri Leshit.
te dhembin syte dhe veshet kur e shwf ne TV ate sa te merr malli per arrogancen e rrugacerine alkolike te Ristanit ose dallkaullwkun prej preudo profesori te Cim Gjates!!
kurse une them;Ku ishin keta deri tani qe po kerkojne qiqra ne hell.
Apo ishte porosia e Berishoviqeve,deri tani nuk kane kerkuar te drejtat e njerzeve me aftesi te kufizuar qe te kene edhe ata te drejten e votes.
Zoteri !po ju iken mendja avash -avash.
Ligjet flasin shume mire;;;;;;cdo njeri ka te drejten e votes edhe te zgjidhet.PIKE.Nuk lejohen ne astenje shtet te botes qe 2 veta te futen ne gabinen e votimit.Nena ime eshte nje nga ata me aftezi te kufizuar edhe po shkrim e kendim,kame dashur disa here qe te shkoj une te votoj bashke me te por,JU NUK ME LEJUAT se me ndalonte ligji.
Keshtu eshte ligji o LEFTERIE LESHI,tani ti e done voten edhe te atyre eeeeeeeee.LESH ke lindur LESH ke per te vdekur bashke me JOZEFINEN E LESHIT>