Festat e Nentorit të këtij viti për Bashkinë e Shkodrës mjaft mirë mund të quhen nëntori i gafave.
Migjeni, Pashko Vasa, dhe Luigj Gurakuqi kryesojnë listën e emrave të dëshmorëve të LANÇ, për këtë bashki, raporton Ora News.
Bashkia e Shkodrës bëri rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve, dhe pjesë e tyre ishte dhe një tabelë ku renditeshin emrat e dëshmorëve të Shkodrës që kanë rënë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Absurdi arrin kulmin kur në krye të listës janë emra të tillë si Pashko Vasa, Migjeni,dhe Luigj Gurakuqi, të cilët vërtet janë figura historike për Shqipërinë, por nuk kanë lidhje me LANÇ.
Veteranët kërkuan korigjimin e kësaj gafe, ndërsa prefekti Paulin Radovani tregoi ngatërresen që ishte bërë, por dhe nënvizoi se nuk duhej që figura e Enver Hoxhës të errësonte rolin e dëshmorëve të vërtetë të LANÇ:
“Fotografinë e Enver Hoxhës e tundin dy tre vetë, dikush se e ka në zemër e dikush me 30 lekë dhe rrimë e zihemi. Kemi probleme më të rëndësishme. Nuk duhej të ishin ngatërruar këta të rënët, të cilët gabimisht janë shkruar Lavdi Dëshmorëve të LANC dhe jo Dëshmorëve të Atdheut. Nuk kemi pse ta ngatërrojmë, Enver Hoxha kishte agjendë tjetër këta agjendë tjetër ”
Një gafë e tillë ndodhi pas një tjetër gafe kur vendosi flamurin kuq e zi në sheshin qëndror me kokë anash.
Vaj medet per administraten shteterore shqiptare. Bravo Rilindja!
Shkodra djepi i injorances dhe i malokerise. Analfabetizem ne kulm…
Ti X besoj ngaqe se ke bere gjimnazin ske ku ti mesoje vlerat e Shkodres o injorant
Prefekti i Shkodres ngjaka me Qazim Mulletin.