Republikania fyen vajzat e Obamës, i kërkohet pushimi nga puna

30 Nëntor 2014, 18:45Lifestyle TEMA

Vajzat e Obamës janë cilësuar si pa klas nga një ndihmëse e lartë republikane, Elizabeth Lauten, pasi ato u shfaqën krah të  babait të tyre Ditën e Falenderimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Malian 16 dhe Sashan 13 vjeçare, u kritikuan nga Lauten për veshjet e tyre të papërshtatshme dhe se ato dukeshin të mërzitura, por pasi u përball me një valë reagimesh negative për komentin e saj, zëdhënësia republikane ka kërkuar falje.

Mesazhet e saj kritikuese u fshinë menjëherë nga rrjetet sociale dhe ajo më pas shkroi : ” Pas shumë orë lutjesh, duke folur me prindërit e mi dhe duke rilexuar fjalët e mia, e shoh më qartësisht se sa lënduese dhe fyese kanë qenë fjalët që kam thënë. Dua tu kërkojë falje, atyre të cilët i kam lënduar dhe fyer me fjalët e mia dhe zotohem të mësojë dhe të rritem ( ju sigurojë për këtë) nga kjo eksperiencë.  I kam gjykuar dy vajzat e reja, në atë mënyrë siç nuk do doja kurrë të gjykohesha  vet kur kam qenë adoleshente”, ka shkruar në ndjesën e saj Elizabeth Lauten.

 Po pavarësisht kësaj, Lauten po përballet me thirrjet se ajo duhet të pushohet nga puna.  Zëdhënësja e Stephen Fincher, një kongresmeni republikan nga Tenesi, shkroi  në rrjetet sociale për vajzat e Obamës,  Malian 16 dhe Sashan 13 vjeçare “Mundohuni të tregoni pak klas. Në fund të fundit respektoni pjesën që po e luani”.

Por shoqëria virtuale duket se ka kritikuar fortë Lauten, aq sa disa kanë shkruar që ajo të pushohet nga puna, për komentet e pahijshme ndaj dy vajzave të presidentit ende të mitura.

Sasha dhe Maila janë fëmijët më të vegjël  presidencial në Shtëpinë e Bardhë prej vitesh. Dy prindërit e tyre, Mishel dhe Obama bëjnë çmos që t’i mbrojnë ato nga media, kur shkojnë në shkollë, luajnë apo edhe në jetën e tyre sociale./J.H

 

14 komente në “Republikania fyen vajzat e Obamës, i kërkohet pushimi nga puna”

  1. anonim says:

    …Nga foto,nuk po shoh klas nga vete zedhenesja dhe,sic e ka theksuar edhe ajo vete,ka nevoje te rritet ….!!

    Nuk kam me shume koment..!!

  2. paparazzi says:

    Shume mire jane vesh.

  3. Lannam says:

    Lan nam. Nuk guzohet te flitet se behet nami.

  4. nora says:

    Elisabeth ka shume te drejte. Vajza pa klas. Duhet te respektojne vendin dhe shtepine ku jetojne.

  5. kevinjon says:

    Po Edi Rama, Balla, dhe ai palaco i beratit Brace kur do te largohen nga politika per fyerjet e ndyra ndaj Presidentit e ish-kryeministrit respektivisht Z.Nishani e Z.Berisha?

    1. Kendeveshtrimi tjeter says:

      Ta jap une pergjigjen.Edi Rama terhiqet vete ne 2025 pasi te kete mbaruar mandatin e trete dhe te kete bere Shqiperin nje vend vertete europian.

  6. DRITI says:

    Po ne na thone se ne Amerike mund te flasesh si te duash, madje mund te shash kedo.
    Si eshte e mundur qe kete zonjen qe ka share vajzat e presidentit do ta heqin nga puna?

    Per kohen e E.Hoxhes thuhet se behej gabim qe merrnin mase per ate qe shante udheheqjen?!

    1. elona says:

      Po ca thua more?Po ato jane minorene dhe nuk perfaqesojne popullin,pervecse jane vajzat e Obames.Kjo mostra nuk duhet tu drejtohej fare atyre,por prinderve ,se ato jane femije ,edhe pse te presidentit.Me ate veshje une shikoj thjeshtesi,si te cdo adoleshenti tjeter normal,kurse kjo me dylbi shifka me thelle dhe ben objekt bisedash publike dy minorene.

    2. Nora says:

      Kush tha se ne Amerike mun d te flasesh sa te duash dhe si te duash.As mos te shkoje mendja . Nje fjale qe nxjerr nga goja ne Amerike shkon ne vrime te gjilperes dhe je really in trouble edhe per komente fare te vogla qe nuk te shkojne ne mendje ne Shqiperi. Te heqin nga puna, te fusin ne probleme sa duhet te thuash 100 here me fal publikisht edhe pasi te kene larguar nga puna. Keshtu o mik ,nuk ka rrumpalle si ne Shqiperi qe te shajne mbare e prape dhe nuk ndodh asgje. Ne Amerike duhet te matesh 20 here e pastaj te hapesh gojen.

  7. demokrati says:

    O Kevinjon ,o psikopat ajo qe thua ti nuk ka fare lidhje me artikullin.E kane radhen Pd-errat njeher te largohen nga politika dhe te shkojne ne burg se e kan masakruar kete popullu per 23 vjet. Komunisti i pandreqshem dhe krimineli i popullit Sali Berisha nuk do i shpetoj dot hakmarrjes dhe revoltes se fuqishme te popullit

  8. vang says:

    Per vendin e punes qe mbane ajo zonje nuk i takon te fyej vajzat e presidentit pale qe jane te mitura.Po te ishte nje qytetar tjeter ,kushdo, mund te shprehte opinionin e tije ,pamvaresisht se nuk eshte mire te fyesh,nuk do ta hiqte njeri nga puna.

  9. bhrutzdf anticensurë heuz says:

    o mero i paguan me fjalë këta trapa të gazetrisë??
    e përsërisin dy herë të njëjtën ngjarje dhe aq trashë sa dhe një druvar nuk do të parnonte të çante kërcunjt!!
    i kanë kërkuar pushimin nga puna??
    përse?
    sepse paska tall bythën pak me kalamajt e presidentit??nuk është normale një gjë e tillë?!këtu në shqipëri këto gjëra janë mëse normale si nga zëdhënset e majta e të djathta,nuk them kur thonë mendimin e tyre për ngjarje të veçanta,por për shpifjet që flasin nga mëngjesi deri në dark!!asnjëherë përgënjeshtrim e jo më të kërkohet falje!!
    kemi aspirantë për kolaboracionistë,shkreli,si këshilltarë direkt të kryeministrit të majtë kripto enverist dhe askush se ze në gojë!
    vari lesht mero,ti paret i mer njëlloj!ke fituar vëndin e parë,prestigjin tënd dhe tashti asnjë nuk të ndërrron,punë zakoni,u mësuam me ty dhe tashti po mësohemi dhe me nivelin e ulët!!
    e kemi zakon ne shqipot!!

  10. Salamandra says:

    Per mendimin tim zonja ne fjal ka shum t drejt Vajzat e Obama jane vertet pa klas veshjen e tyre dh nje 45 vjecare do t refuzonte THjeshtesia nuk matet nga veshja por nga mendja Ketu shikojme 50 vjecaret qe nga veshja te rembejne dhe syte pres dhe une ngs stathi te me perzejne nga puna megjithese jam ne prag te pensionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje