Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar punëdhënësit se do të përballen me masa të forta ligjore deri me burgim nëse do të vijojnë të mos sigurojnë punonjësit e tyre, apo të rekrutojnë puonjës në të zezë.
Deklarata është bërë gjatë konferencës së organizuar në kuadër të Konventës së Shërbimeve Sociale, ku Kreu i Qeverisë theksoi se do t’I jepet fund fenomenit të punës në të zezë.
Duke bërë një përmbledhje të punës së bërë nga ana e qeverisë gjatë këtij viti sa i përket rritjes së punësimit, Rama theksoi se vetëm në vitin e parë qeverisës janë 81 352 persona të punësuar. Në mesin e këtyre personave, ka edhe persona të nxjerrë nga puna në të zezë.
Në këtë drejtim, Kryeministri bëri të ditur se nuk do të lejohen më punësime në të zezë, dhe se në rast të evidentimit të rasteve të tilla atëherë do të ketë ndjekje penale për personat përgjegjës të kompanive.
“Dua të ndalem në aspektin e formalizimit të punës, që është mjaft i rëndësishëm. Kemi një shifër që as në ëndrrën më optimiste, që nuk e kemi parë të arritshme në vitin e parë qeverisës, që flet për 81 352 të rinj të punësuar.
Një pjesë janë të punësuar rishtas falë skemës mbështetëse të punësimit, dhe një pjesë tjetër janë nxjerrë nga puna në të zezë. Është shifër e konsiderueshme për të forcuar bazën e punësimit në vend.
Kam dëgjuar se nuk janë hapur vende pune, por fakti është që janë 81 352 të punësuar, dhe në gjuhën e botës normale këto quhen vende pune, ashtu sikundër puna në të zezë është veprimtari e dënueshme penalisht.
Dhe për këtë arsye, ndërhyrjet që po bëjmë në legjislacion, qoftë me punësimin rishtas në të zezë të personave, do të jetë e barabartë me ndjekje penale të personit përkatës dhe drejtuesit të kompanisë përkatës”, tha Rama.
Në vijim, Kreu i Qeverisë ka vënë theksin në ndryshimin e sistemit, duke u shprehur se është faji i sistemit dhe jo i njerëzve për shumë nga fenomenet negative.
“Ne nuk mund të ndryshojmë popullin, por mundemi të ndryshojmë sistemin. Nëse sot do të coni 10 hajdutë në një kompani zvicerani do të shikoni se atje nuk mund të sillen dhe veprojnë sin ë Shqipëri, por nëse sillni 10 zviceranë me këtë system që ka sot vendi, atëherë pas një muaji do të habiteni sesi do të ndryshojnë”, theksoi Rama.
Kryeministri më pas në fjalën e tij u ndal në punën e bërë gjatë këtij viti nga ana e Ministrisë së Mirëqënies Sociale, konkretisht në pagesën e ndihmës së personave me aftësi të kufizuar.
Rama theksoi se ashtu si në të gjitha fushat e tjera, edhe në këtë pikë janë gjetur parregullsi të shumta, ku nga 27 mijë dosje të personave me aftësi të kufizuara, 5400 ose rreth 20% e tyre kanë rezultuar abuzive.
Kjo pasi siç u shpreh kryeministri Rama, 5400 persona merrnin ndihmë në mënyrë abuzive, pavarësisht se nuk i përkasin kategorisë së shtresave në nevojë.
“Kjo konventë nuk është konferencë e radhës, por momenti për të bërë një bilanc të rëndësishëm, dhe nga ana tjetër, për të konsoliduar një instrument shumë të rëndësishëm, në luftën me varfërinë siç janë shërbimet sociale. Të jemi të vetëdijshëm, se si në të gjitha fushat, edhe këtu trashëgimia është e rëndë.
Po të shikosh, shëndetësinë, Lazaratin, energjinë, dhe plagë të tjera të hapura që kemi trashëguar, mikrobi është i njëjtë.
Është i shtetit që synon vetëm ripërtëritjen e vetvetes, dhe në këtë fushë, që është më e pazëshmja se janë njerëzit më të dobët të shoqërisë, jemi të vetëdijshëm se kemi trashëguar një situatë si lidhjet e paligjshme të energjisë, nga bimët e paligjshme në territor, dhe nga të gjitha fushat e vendit. Mjafton një fakt që në një vit, nga 27 mijë dosje të qëmtuara prej jush me aftësi të kufizuar, 20% ose 5400 kanë rezultuar dokumentacion abuziv, nga persona që aftësitë i kanë të pakufizuara”, tha ai.
Rama nënvizoi edhe shlerjen e borxheve prej 54 milionë dollarësh për personat me aftësi të kufizuar, e trashëguar ndër vite. Ai theksoi se viti i ardhshëm do të jetë viti i parë në historinë e shtetit shqiptar, që nuk do të ketë borxhe, të trashëguara për këtë kategori personash.
“Më kujtohet vitin e kaluar në të njëjtën kohë, në një takim me PAK dhe jemi ndjerë në pozitë të vështirë, se nga njëra anë kishim trashëguar borxhin prej 54 milionë dollarësh, pasi paratë që figuronin për ta ishin drejtuar gjetkë. Dhe nga ana tjetër një situatë ku historikisht ku këta persona nuk e merrnin asnjëherë pagesën në kohë, dhe në prag të vitit të ri ne nuk kishim para për ti paguar.
Sot një vit jemi në kushte të ndryshme. Sot jemi në kushtet kur kemi mbyllur plotësisht gropën prej 62 milionë dollarë vetëm me pagesat e aftësisë së kufizuar, dhe praktikisht jemi pa borxhe, dhe kemi çelur një buxhet për vitin e ardhshëm, i pari buxhet në histori, që nuk bazohet mbi borxhin por mbi një start të ri pa borxhe.
Çka do të thotë se kemi çdo qindarkë që na duhet për t’i paguar PAK në kohën e duhur. Kjo mund të duket diçka e rëndomtë por është e para herë në Shqipëri që ndodh.
Nga ana tjetër, për ambicien që kemi nuk mund të mbetemi këtu dhe ti referohemi të shkuarës për të shënuar progres, se nuk kemi kujt ti referohemi. Nuk ka qenë një situatë e pranueshme nga ana ligjore, morale, ekonomike, që të mund ti referohemi”, u shpreh Rama.
I pranishëm në konferencë, ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj është ndalur në abuzimet me ndihmën ekonomike të bërë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ku theksoi se përveç atyre që e meritonin këtë ndihmë, ishin future në lista edhe militantët e partive për flamujt që tundnin.
“Ndihma ekonomike ishte bërë si kullesë, dhe fondi ndahej në mënyrë të turpshme. Në lista kemi gjetur njerëz shumë të aftë për punë, me moshë të re, që nuk punonin ose punonin në të zezë dhe përfitonin shuma 15 mijë lekë në muaj, që ose i luanin skedina, ose i përdornin për të mbushur makinën me karburant apo të tjerë që i duhej kjo shumë për të blerë paketa cigaresh”, theksoi Veliaj.
Në vijim, ministri Veliaj i ka bërë thirrje 184 komunave demokrate që të mos vonojnë më pagesat e ndihmës ekonomike dhe të shtresave në nevojë, pasi siç theksoi ai fondet u janë dorëzuar në kohë.
Veliaj nënvizoi se këta komuna zgjedhin të kryejnë vonesa në pagesat për shtresat në nevojë, pasi zgjedhin të bëjnë politikë. Në këtë drejtim, Veliaj ka kërkuar që paratë të shpërndahen, duke shtuar se mjafton që ata të ngrenë dorën pasi fondet u janë dorëzuar.
“Janë 184 komuna ku kemi pasur vonesa të ndihmës sociale, dhe vetëm prej faktit se po bëjnë politikë, u kërkohet vetëm ngritja e dorës që të disbursohen paratë.
Nuk ka pasur asnjë vonesë në fonde. E vetmja gjë që kërkohet është ngritja e dorës që fukarenjtë të marrin paratë. Të mbledhim këshillat e komunës që të mos vonohen paratë.
Ju duhet të tregoni një alternativë më të mirë se ajo që është në pushtet prandaj ju bëj thirrje të mos vonohet pagesa”, u shpreh Veliaj. /gj.k/
Dakort, po ne fillim duhet te futesh ne burg punonjesit e tu qe nuk kryejne detyren, pastaj te tjeret.
Nje keshille per Kryeministrin :
Mos e lidh cdo gje me burgun se do armiqesosh popullaten me policine !
Bravo qeveria duhet te vendose disa rregulla dhe kete rol po e kryen me se miri.
Sigurisht qe te futesh Shtetin ne Shinat e Ligjit
duhet ti perdoresh te gjitha mekanizmat qe ai permbane.
Por ato jane te atilla qe te japin mundesine per ta ndjere
aromen e Lirise.Qe do te thote se Fjala Burg duhet te jete e fundit
keshtu edhe ndergjegjesimi vjen e ritet por edhe komunikimi
behet ne menyren Kapitaliste.Pra:Zoteri deri ne kete date duhet te
kini kryer kete apo ate detyrim,nese jo,vjene gjoba,e cila e ka
shterngesen brenda,qe do te thote po qe se nuk e shlyene ne kohe
shtohet me ane te kamates,dhe ne fund kur demonstrone kokefortesi
i jepet organit te Drejtesise,po kur tek klienti nuk kemi kokefortesi
por pamundesi,atehere i mbyll edhe Biznesin. Sa per ate qe ky biznesmene duhet te futet ne Burg,eshte sa paradox aq edhe qesharake(eshte fjala per biz.e vogel me nje apo dy te punesuar).Jemi te sigurte qe edhe Shteti keshtu e perceptone,pavaresisht qe sot me nje fjale i fut ne nje thes.Tjeter,ka apo do kete plote njerez qe do bejne dy pune.Njeren te plote dhe tjetrin part time,ne kete rast dakortesohen te dy palet,pasi puntorit i duhen Cash,atehere?Ka edhe raste qe po ky puntore ne te dy punet eshte part time,atehere? mund te gjeje vend fjala Burg!?
Perfundimisht ne vend te pare eshte komunikimi i mirefillt njerezor,
te tjrat jane te perfshira ne Ligj,ku ligji eshte pasardhesi i komunikimit.Tashme jetojme ne nje periudhe te atille qe shume gjera do marrin drejtimin e duhur dhe ketu punet vertete jane te medha por kjo nuk duhet te merzise edhe Popullaten.Mjafte me duke thene se jane ata qe qeverisen deri dje qe na katandisen ketu,apo Ai apo ky e kuta di une,nuk ja vlene ti bjeme ne nje Vrime.Populli e di me mire se ju qe duhet mbrojtur,por di edhe ate nuk mundet Shteti ta rregulloje me urdher te Peshkut,porse kerkone reforma nga te cilat do te pickohemi te gjithe.Gjithashtu Populli e di fare mire kush ishin ata para jush,ndaj ju qe jeni ne drejtim vazhdoni punen duke komunikuar ne rradhe te pare me popullin dhe jo te flisni me vete gjasme vetem ju i dini te tera.Jo,Opozita qe eshte edhe shkaktarja e katyre situatave duhet te skuqet pak kur del e kerkone qe fajet e saja ti shperndaje si tollombace te fryra me pompen e Mashtrimit.Duket qartazi se asaji eshte bllokuar transmesioni dhe me nje kakofoni te papare po Cirren:Na e prishi E.Rama!Sefundi:E perseris qe Nuk eshte i Eger Kapitalizmi,Jo!
te Eger ate e bene Komunikimi.Ne vartesi te ketij akti njerezor apo Cnjerezor Shtergohet apo lirohet frymemarja.Pra eshte me me fitim te
komunikosh me njerezillek,dhe ketu kam nderment brilantin e popullit qe
thote se Qengji Urte pi dy Nena! Apo urte e bute dhe Tiganin Plote!
Dhe keto populli yne i ka formuluar,sepse mesa duket jemi pak konfliktuale,dikur ne lashtesi.pasi te lashta jane edhe keto definicione.
Ne burg pikesepari duhet futur Erion Veliaj qe ben prokurime per koncerte per qejf me nga 300 milione. Pastaj duhet te shikoje jashte qeverise kryeministri.
Ne APazar kishte nje humor nga Agron Llaka;
Do te fussim te gjithe popullin ne burg thote Agroni dhe kur te fusim te gjithe popullin po mbete vende bosh do fusim shoket trane;
Ky kryministri po futi ne byrg edhe ata pa kasa fiskale dhe punedhenessi i takon te mbyllen biznesset dhe dyqanit dhe te shkojne ne shtepi edhe punetoret se pa punedhene nu ka punemarres.Shkurt thenja e Agron Llakes po behet realitet
OTEPORA O MORES thote latini
O Migjen, po neper kancelarite perendimore pershperitet qe gjithe shqiptaret jane per ne burg, pasi jane vetem kriminela dhe prostituta. Paska bo Gon provinciali humor?
Edhe kryeministri s’ka faj, I duhet paksa te veje ne shine kete katraure xhungle, qe eshte ne Shqiperi. Paksa, ndoshta 40%, se 100% , e vente ne shina vetem Enver Hoxha.
Burg? Pse jo me pushkatim?!
haha…e ka tepruar pak,por ketu ne albanistan eshte problem i madh deklarimi i punemarresve.Shumica nuk i deklarojne fare dhe ata qe i deklarojne ne shumicen e rasteve ,deklarojne gjysmen e pages neto.I kalojne gjysmat me banke gjysmat ua japin neper zarfa.Dhe keto derra pasurohen dita dites…nderkohe qe punemarresit kur te dalin ne pension do ja shohin hajrin kesaj pune,ose grate kur te mbeten shtatezane e te kerkojne pagesen nga kontributet per leje lindje.
Per mua duhet te fillojne nga larte,nga bizneset e medha qe jane dhe evazoret me te medhenj,ashtu edhe per energjine elektrike.Jo te merren me fukarenjte.Te paguajne borxhet keto “bosat e pjerdhur” te albanistanit,pastaj ti priten dritat fukarait.
Nuk po merrem me ata qe e keshillojne se ka me shume mundesi qe nxjerrin kunjin me te, por ky moj Elona paska qene nje kryeminister teper i trashe!
Ka shume gjera qe mund te behen per te ndertuar nje sistem ligjor funksional por pak ose aspak mund te arrihet me pretendime absurde per denime me burg.
elinor,nuk dua ta mbroj,se masa e denimit me burg eshte e tepruar,dhe me kete drejtesi qe kemi ne do jete abuzive patjeter.Si gjithmone do shkojne ne burg biznesi i vogel dhe te medhenjte do vazhdojne te shtojne thaset (se shumicen e veprimeve nuk i deklarojne,kshuqe qarkullojne me para cash).Por une vete kam punuar per te tjeret 10 vjet dhe kam te deklaruara vetem 3 vjet.Jam 35 vjec sot,shyqyr punoj per veten time.Ti me duket jeton ne USA dhe s’e ke fare idene sa te ndyre jane “sipermarresit” ketu.Kane te gjithe nga nje mik ne tatime dhe te Zyrat e Punes ,u mbushin xhepat atyre dhe lene punonjesit pa siguruar pa deklaruar.
Aaaaa, ja ku dolem tek “miku”. Edhe ketu ne Kanada sipermarresit do te benin te 99tat po t’u jepej mundesia por c’e do se nuk kane ku ta gjejne ate “mikun” tek zyra e tatimeve. Pra eshte mentaliteti i atij popull, jo se jane sipermarresit fajtoret per evazionin fiskal. Ketu ku jam une punonjesi i zyres se tatimeve ka tjeter mentalitet. Ne radhe te pare jane njerez me dinjitet; pastaj ata e sigurojne jetesen duke bere ate pune qe u eshte caktuar. Po te fillojne e te marrin rryshfete ketu e aty, heret a vone do kapen. Ajo qe fitojne nga rryshfetet eshte teper e vogel ne krahasim me ate qe humbin — jo vetem gjoba te renda por edhe denime me burgim. Pra jane keta “miqte” tek zyra e tatimeve qe duhet te ndeshkohen rende, qofte edhe me burg ne raste te vecanta, por jo sipermarresit. Per keta te fundit nje gjobe marramendese mjafton… si dhe edukimi i punetoreve dhe ngritja e sistemeve te denoncimeve anonime. Ne kete menyre edhe shteti perfiton por edhe nuk i duhet te shpenzoje miliona dollare per burgjet — pra perfiton dyfish.
Burgu nuk eshte nje vend qe lidhet vetem me diktaturen. Pse cuditeni akoma???
Beni nje kerkim ne internet dhe do shikoni qe psh ne amerike per gjera me pak te renda se kjo ha burg.
Njerezit duhet te mesohen me ligjin. Iku koha e qoftlargut nr. 2.
Po nga gjatesia kishe noj gjo kunder ti mi Elinor,a pri PeDerie ?
Boll mer llapaqen e shif mi qendru sumes tate lart aty ku je ,
ngele tu “shit tru” ktu kaqol interrneti.
Une nuk te shis tru ty por te qi robt!
Dakord por para se te pranoj nje mase te tille pretendoj te shoh publikisht te ardhurat vjetore, pronat e kertij zoterise ketu dhe te miqve te tij. Te shohim kush eshte per burg pastaj, nuk e di po jam shume e bindur qe jane pasuruar se tepermi duke ‘i sherbyer’ popullit. Nese do ishte paladine e drejtesise kjo qeveri, do te shihnim prej kohesh Berishen dhe klanin e tij mbrapa kangjellave, mqs nuk u numerohen pasurite. Zgjohuni, mos jini skllever.
Pastaj burg edhe per punetorin pirdh pirdh zoti kryeminister po e ben si ne diktature bej ndonje dicka qe te bindish sipermarresit bizneset se keshtu sic e ke nisur burg per keta burg per ata ia pe hairin kesaj pune.
Po teprohet me keto lloj masash. Ok qe duhet te kete shtet por po teprohet me keto masa burgimesh per keto lloj veprash. Shteti duhet te mendoj dhe per punesimin dhe ekonomin,sigurine..etj etj nuk kemi arritur akoma ne si shqiperi ne keto lloj fazash ne fill duhet te luftojm shume fenomene te tjera e pastaj te meremi me burgje budalleqe.njerezit nuk kane buke per te ngren
Kjo qe po ben eshte paturpesi, kush burg do i mbaje? ke do fusesh ne burgje ata qe deri tani i ke cuar ne dyer drejtesie te korruptuar? A e dini ju i dashur qe korporata e krimit dmth Cdrejtesia nuk ka pare me mire se keto kohe? Ata te thone ose ne burg ose 5000 euro. E kush do e bej burgun? Mos ke marreveshje me koorporaten e krimit e ndani leket bashke? shko e nise nga drejtesia e leri keto idiotesi, sot ne Shqiperi gjithmone vuajne ata qe punojne e deklarojne, se ju sjkeni kellqe te formalizoni ekonomi, shko e filloje nga kafet ku ulesh ti dhe ministrat e tuaj, apo drejtoret e doganave apo tatimeteve, e nga restorantet ku gostiteni. Po e nise nga aty ok. Por mos u bjer me qafe me atyre qe mbajne kete shtet e atyre qe kane punuar ne te zeze su hyn gjemb ne kembe. Ose rrethoje vendin me tela dhe quaje Burgu Shqiperise. Nuk behet me burgje por me masa administrative, por ju ne tatime sot i shtrengoni e neser i merrni ne telefon ti lerojne…shteti sdo nderhyrje/. Filloje me mire nga drejtesia e pastaj vendose shtetin ne binar, me qe ra fjala cfare u be me Byrone??? Apo shashka e rradhes?
Dhe kryekriminelat dhe shkaterrimtaret e ktij vendi i quan Opozite !
Brraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaavo paradoxi shqiptare
Ky po ja ul fare kuptimin BURGUT! I shkreti!
Te punohet per Avokatet tani, burg per kédo qe prek Ligjin,kjo ide do ishte mire ne vitete para te Demokracise dhe jo tani qe taksat ne Biznesin e vogel jane shume te larta dhe nuk arrin te respektosh Ligjin pasi fitimet jane te pakta.Pse nuk thua ti z.Kry per ata qe japin pune te mos paguhet taksa perkatese per 6 muaj apo nje vite apo keni nevoje vetem per kase dhe jo per hedhur ne nje sy se sa e veshtire ne kohen e sotshme te lulzoje nje Biznes, mos harroni z.Kry papunsine qe ne SHoqerine e sotme eshte nje plage e pasherushme .
Tete vjet ne opozite e shetite gjithe shqiperine dhe nuk le biznes pa vizituar dhe aty krijove bindjen se qenkan te gjithe per burg…bravo edi…e paske kuptu drejt ku qendron e keqja e ketij populli…
me burg sepse eshte evazion fiskal o injorante qe nuk beheni dot njerez!!!
O popull ne emer te popullit je I denuar me burg
Ik o koksynet te ngeli ne goje fjala burg,ne vend te thuash do bejme politike ekonomike qe te hapen vende pune ,i ben presion popullit te thjeshte,po vazhdove keshtu brenda ketij viti do fitosh urrejtje njesoj si paraardhresi yt.
Pune e madhe fort! Burgu per burra eshte hahahhaha. I mbushe burgjet plot or tij. Po meqe ra llafi, ata qe vrasin, e perdhunojne do I lesh ne shtepi per pushime? Si te duash, ti e di….
me litar, me litar
Burg Burg kush pi me shume se nje liter uje, burg kush nuk zgjohet ne oren 7, burg kush shikon porno, burg kush ka dashnore, burg kush ka makine me benzine, burg kush mban dy celulare, burg kush nuk ka bere anjehere burg… burgu eshte ne mode. Burgu i ben mire popullit e kalit per kohe te veshtira…. Rrofte shoku Edi Rama, Rrofte Partia
ju qe jeni kunder jeni vecse copa mishi qe merni fryme kot.po cfare i kushton nje biznesi qe fiton 3,5 apo 10 milone lek ne muaj te paguaje 150-200mije lek per sigurime shoqerore per 4 persona.Pervec pages minimale mjerane ne shqiperi qe eshte ne kufirin e skllaverise dhe mbijeteses shqipetaret e babezitur hezitojne tu sigurojne te ardhmen puntoreve te tyre.Ju nuk e doni me burg,ju meritoni me keq…
Po mire more nje gje me ben pershtypje…Pse te gjitheve ju shkon mendja tek burgu? Po te paguajne siguracionet e punetoreve, asnje nuk shkon ne burg! E kuptoj shume mire qe burgu nuk eshte masa e drejte po nuk jetojme ne Suedi. Si nuk tha njeri qe shyqyr ishalla vazhdon keshtu te kene pensione te gjithe, te kene ca te hane njerezit kur te behen pleq e jo te dergjen lulishteve e ta pijne kafen me dinjitet jo kafe meshire 8 me 9 te mengjesit 300 leke.
TAMAM,fjale me vend na ruajte zoti,se punedhenesit na e pine gjakun.
Gijotine , vrasje me gure ik o cop kari se nuk shef mandat te dyte ti matrapaz muti
Ndoshta me futjen ne “burg” ka pas ndermend ,
perballja me ligjin z.Kryeminsiter , por ne shqiptareve si
qefllinj ngaterresash qe jemi ,si njerez qe kemi ne koke vetem anarshi e gallate ,fillojm menjiher dhe i vendosim Etiken .
Qe duhen fut ne burg aty ne ate vend ata te cilet kane vite me radhe te cilet abuzojn me shtetin dhe ligjin ,jane jo te pakte ,si nga politikanet ,ish kryeministra dhe ministra sidhe njerez qe ushtrojn biznese etj ,
kjo besoj eshte tashme e qarte per gjithe shqiptaret ,
te pakten ata shqiptare qe s’bejn pjes ne kto grupe dhe ata qe duan te ndertohet nji shtet ku gjithcka te funxionoj si ne mbare vendet e civilizuara ,pra… te rrespektohet ligji dhe shteti.
une mendoj qe ne emer te popuulit duhet futur gjysma e popullit ne burg si ne kohen e partis rrofte partia
—————————————————————————————-
Ne gjithe Boten nese pronari kapet qe
nuk paguan siguracion “taksat” per punonjesin … Ai
“RRASET NE BURG”
—————————————————————————————-
Po bone kete, ti kemi bo hallall te gjitha!
Ka 20 vjet qe po pasurohen disa individe rrugace, duke perdorur popullin si skllever ose si “rrefugjate ne vendlindje” dhe qeverite i kane lejuar. Normalisht qeveria nuk duhet te toleroje kete fenomen se eshte minus jo vetem per popullin, po edhe per qeverine. Pse duhet te rrezikoje qeveria per t’u pasuruar disa te ashtequajtur pronKare?????
Gjithe BOTA e biznesit
siguron me “taksa” punetorin me LIGJ, ne te kundert denohet me burg.
Keta palo shtetare, para se te denojne ata qe me zorr nxjerrin buken e gojes, (sepse peshqit e medhenj te tregetise se ‘ndershme’ nuk i denojne jo, i puthin ne buze) te shohin njehere se c’ndodh ne spitalet e Shqiperise, plot me vampire qe te kerkojne te paguash edhe ujin qe pi. Nuk e di zoti rama sepse nuk kurohet ne shqiperi, nuk e ka cuar per te lindur te shoqen ne nje nga spitalet e shqiperise (ate qe mori per grua pak para se te behej kryeminister, doemos nese nuk je familjar nuk mund te besh politike, e di mire zoteria, por tempizmi i le per te deshiruar) normale eshte i pasur ai, e pasuruam ne. Nuk e di Rama qe nese je ne rrezik per jeten urgjenca e spitalit dhe e policise jo vetem qe nuk pergjigjen por stakojne fishen. Ku duan te arrijne keta shtaza, cfare duan te ndertojne ne nje vend ku shendetesia dhe rendi nuk ekzistojne. Zgjohuni o popull delesh
Une jame dakort me elonen,ne shqiperi eshte nje numer i konsiderushem njerezish qe punoin ne te zeze,sidomos ne ndertim,linja te ndryshme prodhimi e tje,keta pronar duhen goditur rende nga shteti dhe drejtesia,qe ti reflektoin tamam ato llogarit dhe jo gjysmat me banke dhe gjysmat nen dore per te fshehur detyrimet ndaj shtetit dhe ata te pasurohen per nje kohe te shkurter.
ndersa per burgun qe permend k/ministri,aty ku ka vjedhje qofte edhe ne forma te tilla dashur pa dashur ke vjedhur shtetin dhe si i tille duhet te pergjigjesh,po para kesaj jam dakort edhe me komentin e pundhendesiipapune, ku para se gjithash duhet te reformohet drejtesia.
a spo don skipetari shtet dhe ligj ?
cfar po donni efendem e maliq ,
shtetin e sherihatit ? ate te sAli Babes,te hajnis ,te krimit
nqs doni ate shtet e mentalitet islamik shkoni e bashkojuni te tan isis ne siri e ne fund te botes ,atje jeni te lir me ba cka doni
Shqiptaret kane 23 vjet qe jetojne ne nje xhungel, dhe ne momentin e pare qe tentohet te vihet ligji, kafshet e xhungles po kundervihen, se helbete u pqleen akoma xhungla.
SHQIPERIA ESHTE POPULL HIPOKRIT DHE ME 2 FYTYRA.
Dyshin mbaje per vedi ti ,
dyQind fytyra po . madje dhe perkte sdo isha i sigurt
ja si ti.Pse habitesh, shikohu ne pasqyre…
Mbase me pare duhet te futesh ne burg Fullanin,Mziun,Gjiken,Imamin,Rulin,Lulin,Berishen,Veliajn,Beqajn,Gjiknurin etj… e ku mbarohen,qe andej duhet filluar \,se per kete i more votat,dhe jo per te terrorizuar popullin qe rron ne varferi te skajshme.
Bravo, po politikanet qe kane abuzuar me pushtetin do bejne burg mdonjehere, apo aty na djeg…
Shoku Edi Rama, i keni hypur kalit nga e prapa, kur te vij elektorali shum shpejt do te hedhin shqiptaret posht, vetem se e u bashkove me Ilir Meten, nuk mbajte drejtesi per gerdecin edhe per vrasjen ku i qove njerzit ti ne protest, per fajn tan u vran ato njerz se doje pushtet. Tani e ke pushtetin ne dor siq e ke nisur ve drejtesi ne shqiperi, rregullo drejtesin ne gjykata. Para 3 ditesh kryetari i bashkis Vlores doli i pafajshem sepse ishte krahu i jot, nuk ju vjen turp si e majte edhe e djatht jeni njesoj, mjer populli qe ju beson juve.
burg burg pas nje fare kohe do kemi pushkatim bravo edi ec aty
Une jam punedhenes por jam plotesisht dakord me vendimin e qeverise per masa te tilla ndeshkimore.Shteti vetem keshtu vihet ne shina dhe ligji nuk ndeshkon te rregullit por shkelesit e ligjit.
Shko ore pirdhu. Qeke biznesmen ti. Ka gjoba per keto lloj shkeljesh. I aplikoi gjobat deri me sot qe nuk bene efekt dhe shkoi te burgu. Dhe do i zgjidhi hallin puntorit kshu? po do mbetet pa pune fare. Me duket se ju qe komentoni pozitivisht kete batuten e fundit per burgun e keni me hile se ska mundesi.
Zoti Kryeminister ju me pare duhet te na krijoni kushtet me minimale qe sipermarresit te kene garanci jetegjatesie te biznesit pastaj te trumpetoni burgun per te gjithe. Ne Shqiperi eshte absolutisht e pamundur de besh biznes me forcat e tua dhe te deklarosh 100% te ardhurat apo puntoret pasi pjesa me e madhe e bizneseve jane ende ne te zeze.
Filloni nje here duke futur me binare bizneset e medha apo ato qe kane monopole, vazhdoni me pas me bizneset e vogla qe jane totalisht te padeklarura dhe pastaj flisni per burgje.
Filloje nga Koçua & CO zbatimin e ligjit i cili nuk i jep as rrogen punonjesve.