Një dokument prej 6 nenesh është propozimi i radhës nga mazhoranca për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Lartë, një hap ky që pritet të ngrejë edhe më shumë temperaturën politike në vend.
Propozimet prekin jo vetëm kriteret për anëtarët e Gjykatës së Lartë, por bëjnë detyrim ligjor ngritjen e një trupe këshillimore pranë presidentit, që do të quhet Këshilli për Emërimet.
Ky këshill është menduar të ketë në përbërje kryetarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ministrin e Drejtësisë, prokurorin e përgjithshëm, nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe një anëtar të Gjykatës së Lartë.
Ndryshimet propozojnë që të jetë kjo strukturë, e cila bën vlerësimin e kandidatëve dhe në bazë të raportit të saj, presidenti të bëjë përzgjedhjen.
Sipas propozuesve, qëllimi i ngritjes së kësaj trupe këshillimore pranë presidentit, me 7 anëtarë, përfaqësues të gjyqësorit, është të ulë ndikimin eventual politik në procesin e dekretimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Deri tani, mazhoranca i ka rrëzuar presidentit çdo dekret për Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar procesin jotransparent dhe shumë subjektiv, si dhe duke lënë ende tre vende vakante në këtë institucion.
Ligji për instancën më të lartë gjyqësore të vendit është pjesë e paketës për reformën në drejtësi dhe për këtë shkak, këto ndryshime mund të risjellin në skenë akuzat e opozitës, se ato po bëhen pa konsultimin e partnerëve ndërkombëtarë me qëllim uzurpimin e institucioneve të pavarura nga mazhoranca dhe kufizimin e kompetencave të presidentit.
Para pak ditësh, mazhoranca votoi edhe ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, por këto ndryshime janë llogaritur të kalojnë me proçedurë normale parlamentare dhe jo si pjesë e paketës.
Hera e fundit kur ligji i Gjykatës së Lartë u ndryshua ishte 30 maji i vitit të kaluar dhe si një nga 3 kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat, ai u miratua me konsensus në Parlamentin e dominuar nga demokratët./TCH
Ne cdo rast eshte antikushtetues. lets see!
Eksperienca
1.te kete ‘dialekt’ verior
2.te kete precedent penal
3.ish bashkepuntor I sigurimit te shtetit nice to have por jo e detyrueshme
4.te vije nga ish kooperativat apo nga minierat.
5.te mos kete asnje te persekutuar ne rrethin e ngushte dhe te gjere familiar.
Arsimi
1.te kete te detyrueshem arsimin 6 mujor te plepave te ish kampit te pionereve te palzhit te durrsit
asigjo tjeter nuk do te merret parasysh( nqs ke diplome mere dhe zie 3 here dhe piji lengun)
per kandidatet femra te kene floket e verdha me detyrim dhe meshkujt te perdorin xhel me detyrim.(ndalohet ngrenja e farave te lulediellit ne seanca dhe konsultime)
Nje organizim i till te kujton byron politike apo sekretariatet e komiteteve te partise,ku gjithcka me pare duhet te kalonte dhe propozohej nga ata. Ne jemi shtet, ne kemi nje kushtetute ku bazohet e duhet te bazohet tere veprimtaria e vendit, ne se kushtetuta ka vend per te bere korigjime mund te behen, por ngritja e ketyre strukturave te posacme nuk eshte rruga e duhur. Terrori policor qe ekzston ne vend per te futur njerzit ne burg dhe shpikja e radhet e ketij organi qe ne thelb eshte antikushtetues me se paku tregon se rilindja nuk di te qeverise ne demokraci, prandaj mendoje se ruga e duhur eshte kushtetuta dhe pasurimi saj po te jete i nevojshem,puna e presidentit dhe gjykates se larte duhet te gershetohet me rezultatet konkrete te ketyre sektoreve, ne se presidenti apo kryetari gjykates larte nuk vene rregull ne sektoret qe mbulojne,kushtetuta duhet te parashikoje shkarkimin e tyre me votim te thjeshte, ata nuk jane zgjedhur per te bere si te duan,por kane nje qellim qe jane parashikuar keto vende ne organiken e funksionimit te shtetit shqiptar.Ne se me qellim nuk vene rregullin e kerkuar duhet te parashihet ne kushtetut edhe ndjekja penale, nga ligji te tere duhet te kene frike dhe jo vetem vjedhesit e energjise elektrike