Ja ku presidenti ka shkelur ligjin e ceremonisë së festës Kombëtare!

1 Dhjetor 2014, 18:27Politika TEMA
Ja ku presidenti ka shkelur ligjin e ceremonisë së festës

Ligji i protokollit të shtetit, parashikon me saktësi se ku zhvillohet dhe si zhvillohet ceremonia e Festës Kombëtare të Shqipërisë.

Bujar Nishani, presidenti në detyrë i Shqipërisë, ka shkelur me vetdije këtë ligj, në organzimin e Festës Kombëtare, vetëm për ta përdorur festën politikisht .

Ja se cfarë thotë ligji për ceremonialin e shtetit dhe ku e ka shkelur atë Bujar Nishani:

Ceremonia e festës kombëtare

 3.1 Me rastin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës jep një pritje shtetërore, e cila organizohet në Pallatin e Brigadave më 28 nëntor, ora 19:30. Organizimi ceremonial i festës dhe respektimi i përparësisë zyrtare bëhet nga Protokolli i Shtetit.

3.2 Të ftuar të Presidentit janë:

– Trupi diplomatik rezident dhe jorezident i akredituar në Republikën e Shqipërisë;

– Personalitetet kryesore të shtetit, politikës, kulturës, artit dhe letërsisë në Shqipëri, sipas

përparësisë;

– Personalitetet më në zë të diasporës dhe trojeve shqiptare jashtë kufijve;

– Personalitete të huaja që kanë dhënë dhe japin kontribut të shquar në interes të Shqipërisë;

– Konsujt e nderit të Shqipërisë në vendet e huaja dhe ata që përfaqësojnë vendet e huaja në

Shqipëri;

– Pjesëmarrja e të ftuarve është së bashku me bashkëshortet. Në rast të kundërt, ftesa është e patransferueshme.

3.3 Të ftuarit fillojnë të grumbullohen në ambientet e Pallatit të Brigadave pas orës 19:00. Në ora 19:30 jepet sinjali i fillimit. Hapen dyert e sallës së Skënderbeut dhe të ftuarit hyjnë në sallë. Ata priten në radhë nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri me bashkëshortet (ose vetëm).

3.4 Mikpritja e autoriteteve të larta zgjat 30 minuta, pastaj ata prishin radhën dhe bashkohen

me të ftuarit. Kushdo që vjen pas këtij momenti duhet t’i takojë duke kërkuar ndjesë për vonesën.

3.5 Në orën 20:00 Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri me bashkëshortet e tyre (ose vetëm), shkojnë në krye të sallonit ku është vendosur mikrofoni.

3.6 Ekzekutohet himni kombëtar vetëm me muzikë. Përshëndet Presidenti i Republikës (5 min.). Përshëndetja e tij shoqërohet nga përkthimi në anglisht për trupin diplomatik. Pas përshëndetjes Presidenti ngre një dolli urimi për të gjithë të ftuarit.

3.7 Të tre autoritetet e larta përshëndesin të ftuarit duke lëvizur në të gjitha mjediset e sallës

së pritjes. Gjatë ceremonisë një grup muzikor ekzekuton pjesë të ndryshme muzikore.

3.8 Presidenti largohet i pari nga festa, pasi përshëndetet me personalitetet kryesore të huaja dhe të vendit (rreth orës 21 :30-22:00) Pas Tij mund të fillojnë të largohen edhe të ftuarit e tjerët sipas dëshirës”.

Shumica e këtyre pikave të ligjit është sheklur me të dy këmbët nga Presidenti i Republikës.

Ai nuk e zhvilloi festën në Pallat të Brigadave, por në hotel Sheraton.

Nuk zbatoi asnjë nga procedruat e protokollit të mësipërm.

Nuk zbatoi listën e të ftuarëve që detyron ligji, ndërkohjë që gruaja e tij kishte ftuar dhe parukieren.

Ai prodhoi një procedurë të re të festës të ulur në tavolina, ndryshe nga sa parashikon protokolli.

Nuk është respektuar as orari i fillimit të festës, as ikja e presidentit, ndërkohë që ambasadorët u lanë dy orë të prisnin.

Për gjithë këto shkelje dikush duhet t’i tregoj vendin këtij të emëruari të Berishës, i cili ecën me parimin, që meqë nuk e ka parti e tij pushtetin, ai mund të tallet me shtetin.

15 komente në “Ja ku presidenti ka shkelur ligjin e ceremonisë së festës Kombëtare!”

  1. lili says:

    Te gjithe je ni te lire mos me shku kur nuk ju pelqen ky fare protokoli!

    1. Thomaidha says:

      Ku dine MALOKET protokoll shteti!
      Ata dine “DRU ME PRE”!

  2. Anton says:

    O shoku kete vend po e shkaterron korrupsioni dhe jo protokolli nje feste. Turp eshte ajo qe po ndodh ne sarande, lushnje, albpetrol dhe tenderat e erion velise jo perrallat se ne cilen minute filloi festa dhe kush perplasi goten me ke. Kur te ket ardh radha e ketij problemi per zgjidhje do jemi bere zvicer.

    1. MARA says:

      @Anton!

      Keshtu fillon, nga moszbatimi i protokollit e shkalle shkalle fillon shthurja.

  3. Pilo Lala says:

    Faljani edhe kete rradhe, ku ta kete mendjen me perpara nje i semure.
    Protokolli duhet ndryshuar, sepse Presidenti yne nuk i mjaftojne 2-3 minuta per te bere shur..en, por duhet 45 minuta.
    Qe ketu thyhet Protokolli.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Mungon presidenti real,ky eshte zbatuesi i planit te punes.

  5. sakati says:

    sakatit I erdhi mendja…

    dhiz iz e mirrakell

  6. Treviso says:

    Kete palo President a mos prisni ta shkarkoje Bota? Bota vetem qesh me veprimet e tije.

  7. trendafili says:

    Nuk me pelqen komenti lili, s’eshte ashtu kujt nuk I pelqen te mos shkoje. Jo kushdo qe zgjidhet ne postin e presidentit duhet te zbatoje ligjet ne fuqi. Perndryshe dalim si komb Zulu pa ligje, pa rregulla. Dhe e gjitha kjo per teka te berishes. Po nuk ka ligj ne Shqiperi ku te cilesohet cfare pasojash ka ne rast mos zbatimi te ligjit?????
    Te mos kalohen keto veprime kaq thjeshte! Ne duhet te kerkojme qe ligji te zbatohet nga te gjithe njesoj.

  8. illyrians says:

    Po se mos eshte hera e pare qe Nishan siriani shkel kushtetuten..!!! I falet, se eshte sakat, por me e rendesishmja, eshte dordoleci i Sali serbit..!!

  9. Erions says:

    Zoti President
    Besoj se do dilni me ndonje shpjegim per kete akuze qe Ju behet ( kuptohet mbasi te mbledhesh shtabin e ligjshmerise qe ke perreth dhe do ta gjejne besoj ndonje shpjegim juridik qe te te zbardhin faqen dhe ta anashkalojne edhe kete zullumai qe ke bere …ki parasysh ndonje nen te vogel qe mund te jete fshehur diku, ndonje afat ligjor, ndonje date se kur eshte bere ky ligj dhe mund te jete skaduar – po te jap ca pika referimi qe ti kini parasysh) dhe ishalla del dhe jep ndonje shpjegim se “populli” qe te ka zgjedhur ti kerkon keto hesape. Hajde tani, behu pak trim dhe dil atje pa i kerkuar leje doktorit, se ja bere gazi i botes lumadh, per cdo gje merr leje. Hajde mo u merzit edhe budallalleqet per burrat e shtetit jane.

  10. . says:

    Na turperuan keta
    maskarenj te “Cetes-Veriore PD”, keta maloke pisanjok.

    Ky sakat
    duhet te hiqet me vota ne Kuvend.

  11. artisti says:

    Nuk e kuptoni qe keto qe shkruan ky gazetar jane genjeshtra me bisht dhe mashtrime te ralles per te vazhduar te fyhet presidenti i vendit. Kete ralle na gjeten oren e fillimit te ceremonise pa thene egsaktesisjht se kur ka ardhur. Kush ei verfikon theniet e ketij gazetari baszhibozuk qe trillon dhe qe pastaj fillon fushata e fyerjeve dhe mallkimeve te ndersyera po nga ky dallkautk gazetar.Turp qe shahet e fyet nnje president ne krye te detyres dhe genjehet e mashtrohet opinioni.

  12. Askushi says:

    Personi qe ka shkruar protokollin e shtetit (mbeshtetur ne pervojen Amerikane )dhe qee ka drejtuar ate per 5 vjet rrjesht (2002-2007)aktualisht jeton ne U.S.A me nr tel 202 525 92 51

  13. lilo says:

    Ik sa me pare ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje