Deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi depozitojnë në Kuvend projektligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit. drafti i propozuar nga deputetët Doda e Idrizi synon hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, ndërsa 3 vite më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e miratuar nga mazhoranca e kryesuar nga PD.
Në një prononcim për mediat, ligjvënësja demokrate Mesila Doda tha se do të jetë në Kuvend për ta mbrojtur këtë projektligj, ndërsa i drejtoi një apel kolegëve të saj në pozitë dhe opozitë që ta mbështesin draftin.
“Të gjithë krahët, të majtë dhe të djathtë, duhet të bashkohen në këtë akt tejet të rëndësishëm për vendin”, tha ajo.
E pyetur sesi do ta mbrojë këtë projektligj, në kushtet kur PD-ja e ka bojkotuar Kuvendin, Doda i kërkoi të gjithë deputetëve të jenë për ta mbështetur këtë nismë ligjore.
“Tre vjet më pare, kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin e Lustracionit, unë premtova se do ta paraqisja sërish atë. Paraqitja e sotme është pa dyshim një vendim dhe premtim para elektoratit”, tha ajo.
Ndërsa, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se “është në ndërgjegjen tonë si Studentë të Dhjetorit dhe deputetë për të vënë në vend hapin që duhet të bënte politika që prej 20 vjetësh, Ligjin e Lustracionit. Ne e kemi mbështetur këtë nismë të shoqërisë civile. Ajo nuk i drejtohet ndonjë partie politike, por ndërgjegjes politike dhe që të tregohemi dinjitozë, e gjithë politika shqiptare duhet të bëjë katarsisin e vet”.
Me çeljen e bunk-art, i cili ishte një bunker anti-bërthamor i ndërtuar gjatë viteve të diktaturës, Kryeministri Edi Rama hodhi idenë edhe për hapjen e dosjeve të komunizmit.
Por, kjo iniciativë nuk është pritur shumë mirë nga demokratët.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, edhe pse nuk përmendi emrat e Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit, tha se Edi Rama po përdor marionetat e tij për këtë çështje.
“Edi Rama nuk ka asnjë interes dhe asnjë mundësi të bëjë transparencë të besueshme.
Nuk mund të hapin dosjet vetë hartuesit e tyre që sot janë rikthyer në pushtet me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Kjo çështje është aktivizuar javët e fundit nga Edi Rama dhe marionetat e tij politike dhe mediatike për të zhurmuar të gjithë problematikën e keq-qeverisjes…
Por kjo nuk mund të arrihet as nga duart e pista të ish-persekutorëve të regjimit sot në qeveri dhe as me duar të tjera të përdorura për qëllimet e tyre”, tha Paloka./gj.k/
Aman me mesilda se po ma fut ethet shokeve tend,jo se tremb njeri tjeter.Saliu ka fillu me u dhit,do zoti sa me pare qs te dhiten edne nga goja qente,se goja vetem Mut ju ka nxjerre
Mesiguri Kjo Mesila do shkoje me “Camet” pasi dhe burrin e Cam.
Edi Rama e ka deklaruar 1 vit me pare qe do hapi dosjet.
Edhe po te mos doje Kuvendi, Edi ka te drejten Ekzekutive te hapjes Dosjeve.
Pse po i djeg kaq shume PD-se? Ata kishin 25 vjet kohe ti pastronin. Aq shume pis qenkan keto dosjet e PD, saqe edhe me gjithe ato krehje, perseri ka ngelur pisllek dhe spiunllek brenda?
Nuk e di cfare mendimi ka Balli Kombetar dhe Legaliteti per hapjen e Dosjeve. Deri dje cirreshin per moshapjen. Po sot? Mos valle edhe ata e kane dosjen plot me spiunlleqe?
@Pilo Lala
Shume bukur e ke thene, 25-vjet qe i pastrojne e i rregullojne dhe prap kane frike nga pislliku qe ka ngel.
O grekmut po cfare te duhet ty me deputetet e kuvendit te vendit tone ..Shko ne qipro te jugut afer lindjes mesme e afrikes veriore ku keni origjinen… Shqiperia me krahinat etnike ne vazhdueshmeri territoriale eshte NJE..Ska pse ju djeg..
Alban, mos ki merak se i kane rregulluar te gjitha ata.Tani Sila e di qe eshte e flakur si qen dhe eshte hedhur nga partia e cameve se nuk e qas njeri ate.Per nje kocke shet nene e babe ajo.Fllucka sapuni jane.E ka stilin e vet ajo” Frynte era perjashta digjte perdet e mendafshta……
ANALIZE : Nje inisiative brilante.
Kjo eshte epoka e Mesila Palmes. ?
C’fat qe jam bashkekohes me gruan e Enkel Dodes!
Neqoftese edhe kete here P.D. nuk eshte per hapjen e dosjeve ky do te jete turpi me i madh per te, akt qe do ta nxjerre ate ne nje parti periferike shqiptare.
Basha duhet te mendohet mire para se te thote jo.
Jemi vendi i fundit ne Evrope( te pakten ne kete drejtim). Koha nuk pret me.
Ky akt sjell shkeputjen e politikes shqiptare nga e kaluara komuniste,pastrimin e politikes dhe te shoqerise nga mbeturinat e se kaluares, daljen e vendit nga tranzicioni i sterzgjatur.
Populli dhe pjesa e shendoshe e shoqerise dhe politikes e kerkon kete reforme e cila duhet te jete e thelle.
O BYRAZER, DERI KUR DO VAZHDOSH ME “DO TE”
KE NDERMEND TE BESH NDONJE GJE NGA ATO QE THE, HAPJEN E DOSJEVE DHE GJYQESORIN TE PARET.
Pse u djeg bytha nga dosjet, o qelbesira! E keni mbushur parlamentin e administraten publike me spiune dhe e dini qe sado t’i keni zhdukur dosjet ka akoma shume plehra qe do digjen! Hej, ndytesira, u vrafte Zoti dhe buka e ketij populli qe po e shkelni me kembe!
sa me shpejt te hapen!