Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me banorë të Fierit ka pohuar se çmimi i energjisë do të jetë i mesatarizuar, ndërsa i ka cilësuar sit ë pavërteta deklarimet e bëra mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ndërsa e ka cilësuar vjedhjen e energjisë elektrike si një plagë të thellë që duhet mbyllur, Kreu i Qeverisë shtoi se pa i dhënë fund kësaj situate nuk mund të ecet përpara.
Sipas Ramës, nga vjedhja e energjisë Ekonomia e vendit humb aq sa merret nga tatim-fitimi i kompanive.
Ai ka theksuar se pas fashës mbrojtëse të çmimit të energjisë u fshehën hajdutët, duke shtuar se nuk është më mekanizmi i rimbursimit, pasi asnjëherë nuk është dhënë nga asnjë buxhet.
Pas heqjes së fashës, Rama bën me dije se do të vendoset në dispozicion të 200.000 familjeve për t’i rimbursuar.
“Energjia vjedhja, plagë e thellë. Nëse nuk e mbyllim këtë situatë nuk vazhdojmë dot më tutje. Humbim nga vjedhja sa fitojmë nga tatim fitimi i kompanive.
Dy kategoritë që paguajnë në mënyrë më korrekte janë pensionistet apo personat me aftësi të kufizuar. Energjia mall, as falet as mund te vidhet. Pas fashës mbrojtëse u fshehën hajdutët”, u shpreh Rama ndërsa theksoi se me çdo kusht do të ndalen vjedhjet.
Gjithashtu Rama u shpreh se nuk mundet më që pensionistët të paguajnë për biznesmenët dhe se askush që bashkëpunon me hajdutët nuk do të falet duke shtuar se tre drejtorë të kompanisë energjetike janë arrestuar.
Në vijim të takimit, Kryeministri u ndal tek ndryshimet që kanë sjellë dhe do të sjellin në ekonominë e vendit ndryshimet në paketën fiskale.
Ai u shpreh se ka një rritje të konsumit dhe se shtimi i fuqisë blerëse ka ardhur pas uljeve të taksave.
Duke u ndalur te rritja e akcizës për duhanin, Rama shprehet se kjo bëhet për të dekurajuar pirjen e saj.
“Kemi rritje te konsumit, ulja e taksave solli rritje të fuqisë blerëse. Taksa e duhanit e rrisim te dekurajojmë pirjen. Taksa e rritur e depozitave, nuk prek masën. Taksa e depozitave stimulon drejtpërdrejt investimet”, tha Rama. /gj.k/
Ate thoj,
mestarja tashme eshte rritur ,nga 8.1 qe ishte eshte bere 9.9 !
Nqs ky e quan rimbursim te jape 5 euro, ca do ta quaje Kosova qe u rimburson 400 kw qytetareve te se njejtes kategori?! Shume dobet kjo qeverisje, mut si sala.
Ore ky rama eshte idiot apo ka fjalor te reduktuar,kam 1 muaj qe e degjoj dhe ka vetem nje shprehje qe pensoinistet e paguajne energjine,edhe nqs jane te verteta ato qe thua kjo kategori rron me kursime te tejskajshme paguajne vetem 10-15 mije leke te vjtra ne muaj,dhe rrojne ne varferi ,ndersa nje familje normale do minimumi 80 mije leke ne muaj qe eshte shume e shtrenjte per kushtet e shqiptareve.