Vrau të moshuarin brenda në xhami, 25 vjet burg për autorin. Motivet e krimit mbeten mister

1 Dhjetor 2014, 10:06Politika TEMA

Gjykata e Lushnjes ka dënuar me 25 vite burg Arjan Allën, që akuzohej për vrasjen e 83-vjeçarit Shamshir Muça një vit më parë.

Alla në fakt është dënuar me burgim të përjetshëm, por duke qenë se është proceduar me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet me një të tretën.

Ndërkohë, edhe pse Alla është shpallur fajtor, motivet e krimit që shokoi Lushnjën një vit më parë mbeten ende mister.

Kjo, duke qenë se ngjarja e rëndë ndodhi brenda në xhami.

Familjarët e viktimës atëhere e cilësuan vrasjen e 83- vjeçarit si një mesazh kërcënues që i përcillej gjithë komunitetit mysliman.

Por, gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri është përpjekur ta fshehë motivi.

Madje, është përpjekur të sillet edhe si i sëmurë mendor.

Alla ka thënë në gjyq se me viktimën se ishin zënë për shkak se “xhamia ishte pis”./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje