Durrës, 24-vjeçari rreh policin pse i vendosi gjobë

1 Dhjetor 2014, 09:59Politika TEMA

Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi akuzohet se ka rrahur një punonjës të Policisë Rrugore.

I arrestuari është Denis Grabovari.

Ky i fundit akuzohet se ka goditur policin Gëzim Guza, pasi i kishte vendosur një gjobë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 30 nëntorit, pranë Pallatit të Sportit.

Menjëherë pas incidentit, i riu është larguar me automjetin e tij, por vetëm disa minuta më vonë patrullat e policisë kanë mundur ta arrestojnë në zonën e ish-Kënetës.

Ndërkohë efektivi i policisë, ndodhet në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore, por nuk ka dëmtime serioze./b.l

 

3 komente në “Durrës, 24-vjeçari rreh policin pse i vendosi gjobë”

  1. Sadik Piringji says:

    Polici i cili nuk ka aftesi te vetembrohet nga nje vozites duhet larguar nga policia.

  2. Tirronci says:

    Futeni mren ate kopil nja 3 vjet dhe ta marrin vesh masanej ca do me thone me i ra policit mgrusht. Ku ndodh jashte shqiprie kjo ??? Se kam degju! Vetem ke ne te fortit ..

  3. Epic says:

    Futeni ne burg edhe hiqeni policin, pasi Durresi eshte per gjynah me policat qe ka. Asgje nuk bejne. Me Durres ecet edhe parkohet me makine ku te deshirosh. Policia ne Durres ekziston veten tek Dega e policise, tek hyrja e portit edhe ndonjehere tek stacioni i trenit. Policia ne Durres eshte kot fare. Asgje nuk ka ndryshuar ne Durres persa i perket forcave te rendit jane po ato polica hajduta edhe thjesht bredhin me motorr. Nuk jane profesionist, ose jane shume larg nga kjo fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje