Berisha, Patozi e Topalli jashtë Kryesisë së PD

30 Nëntor 2014, 19:04Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish-Nënkryetari demokrat Astrit Patozi nuk do të jenë pjesë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Jashtë Kryesisë mbetet edhe ish-Kryetari i PD dhe kandidati për postin e Sekretarit të Përgjithshëm Eduard Selami.

E vetmja mundësi që tre ish-drejtuesit e PD për disa vite me rradhë të vijonin të ishin pjesë e forumit më të lartë politik ishte që të kandidonin për një nga pozicionet në partinë më të madhe opozitare, sekretariat apo departamentet.

Kryesia e re e PD do të ketë në përbërje kryesinë e Grupit Parlamentar, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e Komisioneve Parlamentare apo nënkryetarët e tyre, drejtuesit e departamenteve si dhe sekretariatin.

Nga ky konfigurim, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode do të vijojë të jetë pjesë e Kryesisë për shkak të pozicionit të tij si Nënkryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë.

Po kështu Genc Pollo, Aldo Bumci, Majlinda Bregu, Flamur Noka, Albana Vokshi apo Oerd Bylykbashi do të jenë pjesë e kryesisë së demokratëve po për shkak të faktit se janë drejtues apo nënkryetarë të komisioneve parlamentare.

Ndërsa ish-ministri Genc Ruli për shkak të dorëheqjes që ka paraqitur si Nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese nuk do të jetë pjesë e Kryesisë së PD. /gj.k/

 

7 komente në “Berisha, Patozi e Topalli jashtë Kryesisë së PD”

  1. Gaz Tartari says:

    Ju kujtohet katershja e sloganit:

    Ne jemi ndryshimi, Për Para!

    http://goo.gl/CPLThG

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Ristani “mposht” Selamin !
    Kush eshte dakort,urime dhe suksese.
    Berisha komandon,Selami te perdoret per show,jo per kariere politike.

  3. lulzullap bin bela al bashar says:

    Bereqarves, bereqarves.
    Shejtan lugat sali xhahil
    Revan revan
    Katran shejtan.

  4. Grykes I says:

    Pasi u mbarsen mire me te vjedhur e shkaterruar kete vend te gjore dhe duke lene dhe zagsret e tyre te rrembejne pronat e te tjereve Tani me koken lart por te dhjere largohen

  5. albana says:

    Poshtë e më poshtë u gremisçi ashtu siç e gremistë këtë vend të uruar.rroftë EDI që tu haje kokën e tju bëjë hi.

  6. flutra says:

    Keto plehra as partia e vet nuk i do me .
    Suksese Rilindje!

  7. shiringa says:

    eduart selami ??? nje lesh …….me qime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje