Pëllumb Xhufi: Presidenti Nishani nderoi klientët e oborrit të Sali Berishës

30 Nëntor 2014, 14:05Politika TEMA

Historia Pëllumb Xhufi ka kritikuar dekorimet e presidentit Bujar Nishani më 28 Nëntor.

Ai shprehet se Nishani dekoroi klientët e “oborrit” të Berishës.

Sipas Xhufit, personalitete të tilla si Bahri Omari, Abaz Kupi, Hysni Lepenica, apo Safet Butka, nuk kanë pasur një jetë drejtvizore dhe ngjallin polemika të shumta.

Dekorime të nxituara, të sforcuara e të politizuara. Dekorime të bëra në frymën aspak serioze të “karshillëkut” politik, që e zhvleftësojnë në mënyrë të vajtueshme institucionin e Presidencës. Me sa di, ka një procedurë në praktikën e dekorimeve, sipas së cilës, propozimet që vijnë nga institucione, organizata apo shoqata të ndryshme për vlerësimin e personaliteteve të ndryshme, verifikohen me përgjegjësinë e duhur nga institucione shtetërore. Në rastin konkret, gjykoj se për personalitete si Abaz Kupi, Bahri Omari, Hysni Lepenica apo Safet Butka, të cilët nuk kanë patur një jetë drejtvizore dhe ngjallin jo pak polemika, duhej marrë mendimi shkencor i Institutit të Historisë apo i ndonjë institucioni tjetër të ngjashëm. Në dijeninë time nuk është bërë një gjë e tillë. Ndoshta Presidenti e ka quajtur të mjaftueshme të bazohet në njohuritë, apo ndoshta edhe në ndjeshmëritë e tij, apo të këshilltarëve të tij. Apo, ndoshta, është mjaftuar edhe ai të dëgjojë ndonjë nga ata historianët e “oborrit”, që kanë lulëzuar me bollëk këto vitet e fundit.

Por kjo nuk mjafton. Ta vlerësosh një prijës popullor analfabet, si Abaz Kupin, si një personalitet politik, siç bëri z. President; të ngresh Jonathan Moore, një klient të oborrit të Berishës që ka fyer inteligjencën dhe dinjitetin e shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar, në podiumin e lavdisë ku janë ngritur me meritë e të drejtë personalitete supreme si M. Albright apo W. Clark, është thjesht një rënie klasi nga ana e Presidentit të Republikës. Të nderosh Bahri Omarin me urdhrin “Nderi i Kombit” në vigjilje të 70-vjetorit të çlirimit, nuk është një vlerësim, por një përdhosje e shpërdorim figure për qëllim politik. Bahri Omari ka qenë një intelektual demokrat e patriot, i cili luftën e tij për krijimin, konsolidimin e demokratizimin e shtetit shqiptar e bëri në vitet 1910-1920, në krah të Fan Nolit dhe kundër Ahmet Zogut. Nëse Presidenti donte ta dekoronte Bahri Omarin, le ta kishte bërë këtë në 90-vjetorin e Revolucionit të Qershorit, që qëlloi pikërisht këtë vit, por që u “harrua” nga ai vetë dhe nga institucionet e tjera të shtetit. Lufta II Botërore nuk ishte lufta as e Bahri Omarit, e Lef Nosit apo e vetë Mit’had Frashërit.

Atë luftë e bënë të tjerët. Nëse Presidenti donte t’i bënte vërtet nder figurës së Abaz Kupit, le ta kishte bërë këtë në datën 7 prill, në 75-vjetorin e fillimit të rezistencës antifashiste, ku Abaz Kupit i takon padyshim një vend nderi. Ajo çka ndodhi më pas me Abazin, Bahriun, Hysniun, Safetin e të tjerë, ka më shumë hije se dritë. Disa prej tyre kanë kontributet e tyre në fillimet e rezistencës antifashiste, por në fund të fundit ata bashkë me organizatat e tyre ku bënin pjesë, Ballin Kombëtar e Legalitetin, precipituan në pozicione të gabuara, duke u rreshtuar me pushtuesin nazifashist. Nga vera e vitit 1943, Balli kombëtar kaloi tërësisht në shërbim të nazistëve dhe njësitë balliste kanë marrë pjesë bashkë me forcat naziste në operacione të përbashkëta kundër Ushtrisë Nacionalçlirimitare. Por edhe në planin politik Balli kombëtar, me në krye Mitat Frashrin, kanë tentuar të bëjnë ujdira antikombëtare, në dëm të integriteti dhe sovraniteti të shtetit shqiptar. Në muajin maj të vititit 1944, Mitat Frashri hyri në kontakt me të djathtën greke, në funksion të krijimit të një bashkimi federal mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në këtë bashkim federal Shqipëria do të kishte kufijtë e 1913, duke përjashtuar prej saj Kosovën dhe Çamërinë, dhe ushtria që do të krijohej nga ky bashkim federal do të ishte nën drejtimin e shtabit grek”, shprehet Xhufi për gazetën “Shekulli”./b.l

11 komente në “Pëllumb Xhufi: Presidenti Nishani nderoi klientët e oborrit të Sali Berishës”

  1. MARA says:

    Shume e vertet! nderoi spinet e Sali Berishes!!!

    POr e verteta nuk mund te mbulohet, elefanti le gjurme te medha, ps vdekjes ndersa zagaret e rugeve ngordhin e i hedhin ne nje grope, qe te mos qelbin ere…

  2. Emigranti says:

    Me sa duket ju kini ngelur historiani me vlera ne ate vend qe i jepni vendin e duhur cdo personi per mire ose per keq pavaresisht se i kujt eshte cfar ka perfaqesuar dhe kush e mbron Kjo duket qe eshte loje e Sali Berishes per ta mare nje grusht votash me shume per kete ai perdor ushtarin e tij sic beri para zgjedhjeve me Ahmet Zogun E ngriti ate njeri ne ate vend ku nuk i takonte nje tradhetari te kombit. Keshtu po vepron edhe tani te gjitha ata qe u reshtuan kunder luftes u dekoruan ne nje kohe qe mund te ishte zgjedhur nje dite tjeter sic thote profesor Xhufi Te pakten mos perdhosni luften

  3. Albi says:

    Ironike te akuzosh Mithad Frasherin per bashkepunim me qellim federalizimin e Shqiperise me Greqine kur nderkohe te njejten gje beri Enveri me jugosllavet dhe bullgaret, edhe ai po ashtu duke mohuar tokat shqiptare jashte kufinjve te 1913.

  4. VPTR says:

    Fatkeqesine e kombit Berisha ky popull do ta ndjeje gjate, por dora e tij dhe veglat e tij, ku me i neveritshmi mbetet uloku nga trute, nje fare palopresidenti, Bujar zvarraniku, do te priten shpejt , maksimumi per dy vjet, kur ky sahanlepires i oborrit Berisha do te hiqet dhe do t’i mbetet vetem nishani i keq.

    Do beje akoma dhe mjaft deme, por do marre fund kur te thyej qafen njehere e mire per t’iu bashkuar funderrinave te kombit.

  5. kujtesa says:

    -Tani na sqaroni Zoterinj, ne rast se je perkrah Aleatve Anglo-Amerikan a eshte baraz me aleatet Sovjetik ?Sepse qe gjate luftes komunistet pro Rus dhe Jugosllav kane filluar diferencimet qe perfunduan me pushkatimin e Grupit te Deputetve te 1946 te cilet vinin nga lufta,por nuk ishin komuniste.
    Tani per Hysni Lepenicen dij qe ishte delegat i Ballit ne Mukje, pastaj eshte vrare ne perpjekje me arme me Italianet.
    Bahri Omari eshte politikan atdhetar qe ne Vatren e Amerikes,deputet i Gjirokastres ne vitet 23-24. Pjesetar i grupit antizogist te Fan Nolit, pas ardhjes se Zogut emigroi jashte kryesisht ne France,u kthye pas 7 Prillit dhe ne periudhen Italiane nuk dij ndonje aktivitet. Ne periudhen e Gjermanise ishte Minister i Jashtem i qeverise shqiptare.Si mund te pushkatohet nje Minister i Jashtem ? Me pare behet pyetja? Si eshte e mundur qe te jesh i pushtuar dhe te kesh Ministri te Jashtme???Kjo tregon pavaresi juridike te ketij shteti dhe besohet qe Gjermanet ishin ne Shqiperi kalimtare dhe erdhen qe mos te vinin anglezet me pare.Jam shume me besim se po te mos ishte Komunizmi ne Shqiperi, dhe forcat Anglo-Amerikane te zbarkonin ne Shqiperi dhe te hynin ne Tirane pas Gjermaneve ,kjo Qeveri e Bahri Omarit do ishte ne detyre ,do i kalonte pushtetin nje qeverie provizore e cila do dergonte vendin ne Zgjedhje parlamentare.Sepse Ministri i Jashtem pushkatohet ne Shqiperi ndersa Ministri i Brendshem Xhafer Deva vashdon aktivitetin dhe jeton ne SHBA.
    Ndersa per Abaz Kupin qe me 7 Prill e gjer ne fund antifashis dhe Misioni Anglez qendroi prane tij der ne fund.As komunizmi nuk ka patur kurajo qe qofte edhe ne nje film te nxirrte qe Zogistet krahas pushtuesit te sulmojne partizanet, nuk ka ndodhur asnjehere, Po ne Nentor 44 jane partizanet qe sulmojne zogistet.

  6. Argon-autet says:

    Na ishin nje here disa patriote te ashtuquajtur Shqipetar mha Albanistani, shtet ky me simbolin e flamurit Greke te Kostandinopolit qe tregon ndarjen e Perandorise se Romes ne lindje dhe perendim dhe krijuan nje gjuhe shqipe me fjale Latine 80%, Greke 10%,angleze 5%,dhe Turke 5%.
    Ja disa fjale Anglisht qe I moren ne vitet ne shekullin e 19te.
    Mind-mendje
    Criate-krijon
    fllug-flamur
    Spirit-Shpirt
    State-Shtet
    bye-blej
    deth-vdekje
    barry-varr
    road-rruge
    moskito-mushkonje
    sell-shes
    miracle-mrekulli
    qivernisi-qeveria
    basic-baze
    uper-eperme
    alto-larte
    mama mia-mema ime
    Kurse Ilyret,Epirotet jane me te vjeter dhe nuk kane lidhje me keta bashibozuke por me Akilin, Pirron, Aleksandrin, Olimpiadhen, Zeusin qe si Pellazge kane nje gjuhe ate Greken.

    1. e verteta says:

      po topin e mutit si e do ti arqillo mutros apo sipas oreksit se e shikoj qe qenke vertet i uritur qeni agro stani

    2. Elidoni says:

      Mendoj pas atij emri qe ke vene @Argon- autet, ka mundesi qe fshihet antishqiptari turkofagos, qe hedh balt gjithmon mbi cdo gje shqiptare.

      Shqiponja eshte simbol ilirian dhe jo grek. Perandori i Romes Kostandini i madh me origjine ilire nga nishi i kosoves e solli ne stambollin e sotem kete simbol ilir. Ky qyteti mori emrin e Kostandinit, qyteti i Kostandinit, Kostandinopli. Kostandini i madh formoi kishen e lindjes qe u quajt ortodoksia, dhe kjo perandori qe u formua me emrin bizant ishte nen sundimin e Romes deri ne shekullin e 11te, dhe ishte nje perandori multietnike.Fjala grek nuk permendej ne kete kohe, ata e quanin veten romei, dhe gjuhen e tyre Romiaka.

      Gjuha shqipe eshte vleresuar si gjuha me e vjeter indojuropian idiom, nga instituti suedez botuar ne Publikimin boteror.
      WEBSTER’S NEW TWENTIETH CENTURY DICTIONARY, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975, ISBN: 0-539-048523-3
      http://www.giovanniarmillotta.it/albania/tree.html

      Pyet nje gjuhetar kush eshte gjuha me e vjeter.
      Me një kthesë te fatit, gjuha shqipe do te quhet shume e vjeter dhe gjuha greke goxha e re.

      Ask-A-Linguist – Oldest Language
      Answers provided by Elizabeth Pyatt , Pennsylvania State University.
      With a twist of fate, Albanian might be considered very “old” and Greek pretty “new”.
      See an Introduction to the Indo-European Languages by Philip Baldi

      http://linguistlist.org/ask-ling/oldest.cfm

      Iliret dhe epiriotet jane shqiptar dhe flasin dy dialekte, iliret flasin ne dialektin gege, kurse epiriotet ne ate toske.
      Pellazgo-iliret ishin ne ballkan perpara ardhjes se grekeve. Homeri ne Iliad nuk permend grek. Epopeja e trojes kishte ndodhur 500 vjet perpara se ta shkruante homeri, dhe greket erdhen ne ballkan 800 vjet mbas vdekjes se homerit.

      Herodi shprehet qart qe greket dhe pellazget flasin gjuhe te ndryshme, dhe jane popuj te ndryshem.

      Ballakni eshte quajtur gadishulli ilirik, pra gadishulli shqiptar dhe po te hedhesh syte ne cdo vende ballkanik do te gjesh qe flitet shqip.

      Lexo historin, dhe mos fol kodra mbas bregut se po behesh me shume qesharak se sa je.

      ­­

  7. Dardhari says:

    Ti argon- aut na hengersh nje m———t
    Qenke nje koker idijoti si ata vellezerit e tu greke qe lexojne vetem libra fetare dhe nuk dine se me ke kufizohen dine vetem turqine pse?ate gjeje vete se dukesh shume i zgjuar per deri sa thua qe kemi mare nga anglishtja,ah more qyq je per te qare hallin.

  8. Ilirjan says:

    Faleminderit Prof. Pellumb XHUFI !

  9. abc says:

    Pune e paqme nga Prof. Xhufi, duhet nje personalitet ne moshe te re qe tu thyej turite ketyre maskarenjve qe kane uzurpuar postet shume te rendesishme dhe na cajne menderen! Suksese ne punen dhe karieren tuaj shkencore dhe politike Profesor Xhufi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje