Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së. Alibeaj, Ristani dhe Selami në garë për Sekretarin e Përgjithshëm

30 Nëntor 2014, 11:34Politika TEMA

Ka nisur siç ishte parashikuar Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese të partisë.

Në garë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së janë tre emra Arben Ristani, Eduard Selami dhe , Enkelejd Alibeaj.

Këshilli Kombëtar është mbledhur në selinë e PD-së. Veç Sekretarit të Përgjithshëm do të votohet për drejtuesit e 22 departamenteve dhe 6 sekretarëve, si dhe për 2 nënkryetarët e partisë.

Kryetari i PD-së, Basha shpalli më datë 30 tetor garën për sekretariatet dhe departamentet e reja të PD-së. Me anë të një udhëzimi të posaçëm, kryetari i Partisë Demokratike ftoi anëtarët e Partisë Demokratike që plotësonin kriteret të aplikonin për të kandiduar. Aplikimet për konkurrim startuan procesin e kandidimit dhe garimit për 22 departamente dhe 6 sekretariate. Drejtuesit e ardhshëm të departamenteve dhe sekretariateve do të zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Në statutin e ri të PD-së, të miratuar shtatorin që shkoi, u përcaktua si risi ngritja pranë PD-së e departamenteve, të cilat janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PD-së.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje