Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e një familjeje në Vlorë në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e shtetasit Dule Begaj. Personat e maskuar dhe nën kërcëminim e armëve i kanë kërkuar kryefamiljarit Dule Begaj që tu jeptë paratë që kishte në shtëpi.
Familjarët janë dhunuar dhe goditur nga grabitësit, të cilët i kanë qëlluar me tytat e armëve që mbanin me vete, por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë nga shtëpia.
Pas ngjarjes së rëndë familja ka thirrur menjëherë policinë, e cila po punon për indentifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy grabitësit kanë patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët i prisnin jashtë banesës dhe i kanë ndihmuar të largohen.
Ngjarja e Vlorës ka ndodhur katër ditë pas grabitjes me armë në Kallmet të Lezhës./j.h
po,cfare te merrnin,se mos kishin para !i maltratuan se nuk kishin cti jepnin….pike e zeze….