Paloka dhe Spaho zgjidhen me votim të hapur nënkryetarë të PD-së

30 Nëntor 2014, 11:53Politika TEMA

Këshilli Kombëtar i PD-së i mbledhur në selinë qendrore të kësaj partie ka zgjedhur me votim të hapur Edi Paloka dhe Edmond Spaho në pozicionet e Nënkryetarëve të partisë më të madhe opozitare.

Paloka dhe Spaho janë rikonfirmuar në pozicionet e tyre, i pari si Kryetar i Grupit Parlamentar dhe i dyti si Nënkryetar i Kuvendit, duke marrë automatikisht pozicionet e nënkryetarëve të PD-së.

Ndërkohë anëtarët e Keshillit Kombëtar po votojnë për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariatit funksional dhe 22 drejtuesve të departamenteve, proces që do të kryhet i fshehtë dhe me kuti.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar që në garën për postet drejtuese në sekretariate dhe të departamenteve të fitojë më i miri.

“Kam kënaqësinë t’ju uroj juve dhe gjithsecilit prej jush të shpreh besimin e plotë se përvecse forumi më i rëndësishëm i PD do jetë një selië e urtësisë, mencurisë, fuqi e pararojës e sfidave sot dhe qeverisjes nesër.

Në mbledhjen e sotme përmbyllet gara e madhe. Gara është mes më të mirëve, numri i madh dhe sidomos cilësia e tyre e lartë, shumë e lartë. Kur ka aplikantë kaq cilësorë është e vështirë të zgjedhësh.

Ata që nuk do zgjidhen kanë vlerësimin tim të thellë. Ata janë papërjashtim një vlerë e a madhe e burimeve të PD, pjesë e ekipit drejtues që nuk mund të jetë e kufizuar në një numër të zgjedhurve”, tha Basha.

Sipas Bashës,  PD numëron 105 mijë anëtarë të rregullt, ndërsa riorganizimin e strukturave drejtuese e vlerësoi, jetike.

“Sot, PD numëron 105 mijë anëtarë të rregullt.

Në asnjë moment kjo parti nuk ka qenë parti në letër, përkundrazi ka qenë parti e gjallë e arritjeve zgjidhjeve dhe punëve konkrete. Ka qenë jetike që të bëhej dhe ky formalizim me qëllim që kur votohet të dihet se po votojnë anëtarët e PD, e të zgjedhurit e tjerë. Me qëllim që PD të vijë e freskët, e kthjellët e bashkuar dhe e fuqishme.

PD ka bërë analiza, por nuk ka bërë harakiri, partia është ripërtërirë por jo tjetërsuar. Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar janë zgjedhur me votë të lirë nga kuvendi më i madh, sekretarët, krerët e departamente do zgjidhen sot, detyrë mbetet që hapja të vijojë, përtëritja të vijojë”, theksoi ai.

Duke shprehur vendosmërinë e demokratëve për të mbështetur protestat e qytetarëve, Basha tha se opozita merr përgjegjësi për të mbrojtur me çdo çmim demokracinë.

“Protesta e 22 Nëntorit solli para dritares së Ramës Shqipërinë e revoltuar. Ishte paralajmërimi për të mos e bërë akoma më keq e më zi, me rritjen e taksave, rriten e çmimi të energjisë, luksit korrupsionit. U injorua zëri i protestë, zëri i qytetarëve, kërkesat e tyre, injoruan paralajmërimet e opozitës se me buxhetin dhe paketën e re fiskale ekonomia do të rrokulliset edhe më thellë.

Vazhdojnë ta reklamojnë sapunin për djathë, për ta shitur nuk e blen dot njeri. Me një dorë jep me pikatore, me të dyja duart merr me garuzhde. Ne kemi provuar dhe do të vazhdojmë ta provojmë me fakte të pakundërshtueshme demagogjinë e tyre.

E vërteton përkeqësimi i vazhdueshëm i gjendjes në mbarë vendin. Qytetarët nuk mund ta përballojnë këtë gjendje, PD do të jetë përkrah tyre në ballë të protestave.

Secili prej nesh, secili prej deputeteve, anëtarëve të këshillit kombëtar, të zgjedhurve të çdo niveli duhet të jetë çdo ditë pranë qytetarëve për ti dëgjuar. PD është me ta, opozita është me ta për të ndërtuar së bashku shpresën”, deklaroi Basha.  /gj.k/

6 komente në “Paloka dhe Spaho zgjidhen me votim të hapur nënkryetarë të PD-së”

  1. TONI says:

    Me zor po e prisja kete moment!Zgjedhje e perkryer!Fuck you!

  2. Opininisti says:

    Ec aty!

    80.000 anëtarë Partia e Punës
    105.000 Partia e Saliut.

    Përpara!!!

  3. baxho says:

    O Basha: I ke dhjere ne te.Kesaj i thone
    Kostume te reja me Robaqepes te vjeter
    ku si Ti ashtu edhe dy ndihmesat e tu nuk
    Navigojne dot modele te Reja.Te tre ju me gjithe
    ate sek.e pergjithshem,jeni si ato qe vareni tek Saliu.
    Pra ku ishit,hic gjakundi,qe do te thote qe
    vazhdone t,ju marre Lumi.Sa per protestat njesoj
    si te rrahesh Uje ne Dybek,se cfare nxjerr e dini
    ju vet.vazhdoni duke i bere qejfin vetes o docet e Sali mavrise.

  4. Mjere PD ka ngelur ne dore te Paloqes.

  5. Marku uk. says:

    —————————————————————————————–

    SOS, SOS, SOS … ha,ha,ha,ha

    -PD-ja perfundimisht nje “Cete Verioresh Injorante”.

    -Sekretar Kuksi Ristani, nje i burgosur per korrupsion qe nuk lidh dot 2 fjale dhe nje pianec ne podium e parlamentit ….

    -Tashme harrojeni ….
    PD-ja nje “Ceta-Veriore” pa asnje intelektual te mirefillte, qe po braktiset dhe mbytet nga maloke dhe provinciale injorante.

    ——————————————————————————————–

  6. demi says:

    Mendoj se duheshe kjo levizje sa per kete Edmond spahon mendoj se
    eshte nje dicka e mire per PD ,duket si njeri korekt dhe natyre e edukuar ,kurse sa per kete paloke , nje katunar I integruar , urime te dyve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje