Milo: Historinë do e shkruajmë jo sipas porosive politike, që nuk munguan të shfaqen

30 Nëntor 2014, 14:01Politika TEMA

Paskal Milo thotë se historia do të rishkruhet jo sipas porosive politike.

Duke four për 70-vjetorin e çlirimit, Milo ka thënë se porositë politike vazhdojnë të mos mungojnë në shkrimin e historisë.

Por, sipas tij, historianët veprojnë sipas ndërgjegjies së tyre.

“Do të doja të isha edhe unë veteran për nga kuptimi që do të kisha dhënë një kontribut kaq të madh në jetën time, por për fat të keq nuk jam veteran. Por, shpresoj që të jem një pasues i denjë i tyre. Të paktën në mbrojtjen e veprës së tyre, që nderon të gjithë shqiptarët. Besoj nga ky takim sot unë nuk do të flas për luftën, sepse s’ka nevojë. Por, unë dua t’i them brezit të lavdishëm të veteranëve që ne që vazhdojmë të mbrojmë dhe të shkruajmë me shumë përgjegjësi rreth Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen këtë gjë, jo sepse kjo na siguron ndonjë privilegj. Por, përkundrazi ky është një angazhim i madh, moral i yni, përkundrejt veprës tuaj të lavdishme të paharrueshme.

Dhe së dyti, është një detyrim po kaq i madh që ne kemi që, t’u përcjellim brezave të rinj atë filozofi që ju ka udhëhequr juve në atë vepër të madhe dhe të paharrueshme. Në të njëjtën kohë, dëshiroj t’ju siguroj se koha bën të vetën. Ne do të vazhdojmë të luftojmë fort, që ta mbrojmë luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare nga të gjithë atentatorët politikë dhe nga historiografët e paguar të politikës, me qëllim që ta shtrembërojnë atë.

Ju siguroj gjithashtu se Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është akoma një burim i madh histori-shkruarje dhe që ne do të vazhdojmë ta shkruajmë atë, jo sipas porosive politike, që nuk munguan të shfaqen dhe të jepen edhe në këto ditë festive për fat të keq, por do ta shkruajmë në përputhje me ndërgjegjen tonë profesionale si historianë, për t’ju afruar sa më shumë të vërtetës historike, të cilën ju e keni jetuar dhe e keni bërë. Detyra jonë është që ta reflektojmë, ta pasqyrojmë, ta trashëgojmë dhe ta përcjellim brez pas brezi”, ka thënë Milo./b.l

 

 

 

 

10 komente në “Milo: Historinë do e shkruajmë jo sipas porosive politike, që nuk munguan të shfaqen”

  1. shqip says:

    Rrespekt z.Milo .
    Je Historiani me serioz qe ka Shqiperia .
    Politika pasi beri corb gjithcka ne jeten e shqiptarit ,
    duhet ti qendroj larg Historise dhe mos te perdori nderhyrjet ne Hostorin e Shqiptareve si nji alibi te paaftesise saj .si mashtrim per popullin .
    Cdo e keqe Shqiperise i ka ardh vetem nga politika .
    Njerez te papergjegjshem gjymagjela mbeturina te fares zagarve te beut.

  2. shqip says:

    Rrespekt z.Milo .
    Je Historiani me serioz qe ka Shqiperia .
    Politika pasi beri corb gjithcka ne jeten e shqiptarit ,
    duhet ti qendroj larg Historise dhe mos te perdori nderhyrjet ne Historin e Shqiptareve si nji alibi te paaftesise saj .si mashtrim per popullin .
    Cdo e keqe Shqiperise i ka ardh vetem nga politika .
    Njerez te papergjegjshem gjymagjela mbeturina te fares zagarve te beut.

  3. Konica says:

    Eshte teper tragjike, ne mos kriminale qe historine e Shqiperise do e rishkruaje Milo, nje enverist 24-karatsh.

  4. Uliks says:

    Ike ore kokerre vllehu kush te pjerdhe historin qe shkruan ti ore injorante i asfalis greke.

  5. Mara says:

    Bravo! Do i besh nje nder te madh ketij vendi edhe vetes tende!

    Po perpara do kohesh po flisji per rikonsiderimin e figures se Enver Hoxhes?!

    Mire, nqs ke nderruar mendje po kryqezojme gishtat!

  6. Naqua says:

    Paskal je i djegur nga tere librat qe ke shkruar sa qe gjalle merhumi! Thuaj bibliografine tende dhe qe nga titujt ne do ta marrim vesh ndergjegjen profesionale tende. Vetem nje pyetje kisha: kur fle, e heq varesen me fytyren e Enverit apo fle megjithe të?

  7. Dardhari says:

    Paskal juve qe u mbrujtet me perallat e mbretit tuaj “hoxhes “nuk kini te drejte morale te shkruani historine sepse jeni
    ” solucijon i ngopur ”
    Lereni ta bejne te tjere po jo tipa si Balliu ,Fevziu , Ngjela , Lubonja apo fevziu se edhe keta jane ” historijane ” te thekur

  8. Roni says:

    U desh nje korespondence midis nje Veterani Shqiptar dhe nje Veterani Italian,pjestar i Batalionit Antonio Gramshi,te kuptoja diku rreth 1988 se si eshte shkruar Historia e Luftes qe kemi mesuar ne shkolle.”Historia duhet të zbulohet, e jo të deklarohet”..Henry Kissinger.Ne kemi fatin qe ne zbulimin e te vertetes per kete Lufte te ftojme dhe nje pale qe nuk eshte permendur fare dhe ata jane Partizanet Italian.Un besoj se keta jan pjesa me e sinqerte per te zbuluar te verteten pasi ata nga cdo pikpamje nuk ishin ne konflikt interesi pasi ishin thjesht rober te braktisur dhe te kercenuar nga shteti i tyre te cilet u angazhuan per te shlyer dhe nje mekat karshi popullit tone.Krejt ndryshe ndodhte me misionet Jugosllave,Ruse apo Angleze.Ata perfaqsonin interesa,pra ishin ne loje dhe te vertetat i zbulojne ne funksion te aleancave qe permbushnin interesat.Kupola kryesore e pasluftes ne Shqiperi perbehej nga Lideret Lokal si Shehu,Kapo,Lleshi,Peza etj te cilet ishin Kapo ne krahinat e tyre dhe qe te gjithe luanin me mbeshtetesit ne krahinat perkatese duke i perdorur ata ne dy gjera,lartesimin e heroizmave qe kishte treguar Lideri Lokal ne lufte dhe besnikeria qe kishte Lideri Lokal per K/Pergjithshem Enver Hoxha.Seicili nga keta Lider nxiste Partizanet te shkruanin kujtimet e tyre rreth luftes.Te gjithe keta te fundit Glorifikonin Liderin Lokal.Pikerisht ne kete moment kur dikush i kishte mbushur letrat me heroizmat e Lleshit,Partizani Italian me shum diplomaci dhe edukate ja rrezoi duke i kujtuar se ato “beteja te lavdishme” ishin deshtime te turpshme dhe Batalioni u desh dy muaj te rigrupohej nga shperndarja pas nje beteje me gjermanet.Pra,Z.Milo do beni mire te ftoni edhe nje veteran nga Batalioni Antonio Gramshi qe mund te jete gjalle qe te ballafaqohen faktet.Ata jan deshmitaret me te paanshem ne ate lufte.

  9. Tare says:

    Historine do te na i tregoj Milua.
    Vaj me det Milo manurja, vaj me det historia jone.
    Mor po si u katandisem… 40 vjet degjuam perralla me partizan.
    Tani do degjojme akoma Pallavrat e Milo enveristit.
    Lumi qe mori Vunone, himaren e Qeparone.

  10. Katili says:

    Historine tende do ta lexoj vetem po e shkruajte me leter higjenike,per me teper nuk vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje