Nishani-Tusk: Aspirata e popullit shqiptar, integrimi me merita të plota në BE

30 Nëntor 2014, 14:41Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani uroi nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk me rastin e marrjes së detyrës së lartë.

“Marrja e detyrës së Presidentit të Këshillit Evropian më jep rastin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë Presidencës suaj, marrëdhëniet e gjithanshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të forcohen e konsolidohen më tej, duke bërë të mundur afrimin gjithnjë e më shumë të vendit tim drejt gjirit të familjes së madhe evropiane.

Vendi im dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor sheh te ju një mbështetës të madh të vijimit të procesit të zgjerimit me anëtarë të rinj.

Shqipëria, tashmë, ka shënuar përparime thelbësore në rrugëtimin e saj të pandalshëm integrues, siç e provoi më së fundmi edhe marrja e statusit të vendit kandidat.

Uroj që aspirata e popullit shqiptar për t’u integruar me merita të plota në Bashkimin Evropian, duke e pasuruar mozaikun e larmishëm evropian me vlerat e veta më të mira, të bëhet sa më shpejt realitet”, thekson Kreu i Shtetit.

Në vijim, Nishani përshëndet veprimtarinë e spikatur, si dhe rolin aktiv e konstruktiv që Tusk ka luajtur dhe do të vazhdoni të luani në arenën ndërkombëtare, për përballimin e sfidave të kontinentit tonë të përbashkët dhe ato globale. /gj.k/

 

1 komente në “Nishani-Tusk: Aspirata e popullit shqiptar, integrimi me merita të plota në BE”

  1. Nji plehr gabelesh si nishani s’duhet ti lejoj vehten te perfaqsoj Shqiptaret .
    Ai eshte perfaqsusi gabelerise shpellarit te PD-ve.
    Boll hengre MUT o gabel harixhi jevg cigan mutliman.
    Shqiptaret nuk jani rraca jote e qelbur,qe ne realitet ben te kunderten e asaj cfar para botes flet ,perkundrazi te kan vendos ne ate post ,te sabotosh zhvillin e Shqiperise kerm e njerezimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje