Abuzimet dhe vjedhja në BSH, Ardian Fullani refuzon të përgjigjet

1 Dhjetor 2014, 10:46Politika TEMA

Kur kanë kaluar disa muaj nga vjedhja e Bankës së Shqipërisë, ish-guvernatori Ardian Fullani më në fund është paraqitur në prokurori.

Ai ka mbërritur në prokurori paraditen e sotme, ku pritej të përgjigjej për akuzat që rëndojnë mbi të.

Por edhe pse ka ndenjur 30 minuta përballë hetuesve, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me skandalin që përfshiu institucionin më të lartë financiar në vend, raporton A1 Report.

Pavarësisht se ai deklaroi se do t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve që hetuesit,  do të adresonin ndaj tij në lidhje me vjedhjen e thesarit,  Fullani  ka dalë nga Prokuroria pa dhënë asnjë përgjigje për akuzën që rëndon mbi të, atë të shpërdorimit të detyrës.

Fullni nuk akuzohet vetëm për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, por edhe abuzimet me tenderat.

Janë të paktën 6 tendera që dyshohet se ka pasur shkelje.

Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit me këto tendera e kalon shifrën e 3 milion eurove.

Aktualisht Ardian Fullani po hetohet në gjendje të lirë, duke qenë se gjykata e hoqi fillimisht masën e “arrestit me burg” dhe më pas edhe atë të “arrestit shtëpiak”./b.l

11 komente në “Abuzimet dhe vjedhja në BSH, Ardian Fullani refuzon të përgjigjet”

  1. Pelasgian says:

    Po heret jan kujtu ..ta kishin lone ti festonte rehat festat e fundvitit se gjynah i shkreti …ka rene shume nga pesha.

    1. z.720 says:

      Ore ju te Hetimit:
      Do tallni bythen me Ne ju,apo si e keni?
      Po cfare ne pyetje do merrni!- Nga Rongeri?
      Apo mjere Ne thuaj qe na zune Deren Plepaxhinjte.
      Ore e kuptoni ju qe deri sa te zbulohet teleskopi
      me anen e te cilit te dallojme Drejtesine,na ka
      mbire Bari nje Pellembe.

  2. Gezimi says:

    Mos kini hallin e ketij, se nje gje eshte shume e qarte. Asnje gjemb nuk ka per ti rene ne kembe! Kjo eshte teper e sigurte!

    1. Pilo Lala says:

      Gezim,
      Ajo qe eshte e sigurte eshte qe kete majmun e kane abandonuar te gjithe, dhe ai do shkoj ne burg patjeter.
      Ata te PD kuptuan qe po te vazhdonin ta mbronin, do ju futej uji poshte te ndenjurave te tyre, prandaj e braktisen.

  3. Pavaresia says:

    Po pse nuk shikoni qe Shpetim Gjiken e shpallen te pafajshem nje dite para Festes se Pavaresise. Mafia e lejoi qe te gezonte pavaresine pavaresisht se e ka prangosur Vloren ne beton… Turp i drejtesise… Pse nuk futen bren da Arben Imamin, Flamur Noken apo Lul Bashen per megaaferat qe kane bere??? Guvernatori nuk ka pse te jete i pari vetem se nuk perben rrezik politik per prishjen e balancave parlamentare!

    1. Artur Hysi says:

      O frikacak qe fshihesh pas “pavaresia”.
      Duhet te jesh idiot komplet qe te krahasosh Fullanin e kompani me Z Gjiken. O tru peshk, Ceshtja Gjika ishte nje sajim i ndyre
      Mqs e paske kaq problem Gjiken. pse nuk shkove te ndiqje seancat e tij gjyqesore qe ne dac me hire me pahire do te kuptoje dicka. Ose do jesh ndonje ziliqare qe vdes nga marrazi kur sheh te suksesshmin dhe s’e arrin dot.

  4. Arber Iliri says:

    Shume turp per drejtesine.Ky pleh duhet te kishte qendru ne burg dhe aty po te donte te mos pergjigjej per pyetjet.Kerkoni arrestin e tij sepse ja u lejon ligja per sjelljen e tij.

  5. emigranti 1 says:

    S’ka asgje per tu cuditur me telenovela te tilla.Kur drejtesia perkedhel krimin ,eshte e kuptueshme qe keshtu do te ndodhe.Na vjen keq dhe nuk eshte ne nderin tone te pergojojme njerzit qe behen aktore te ketyre telenovelave,kushdoqofte.Ata e kene zgjedhur vet kete rol,por pergjegjesia bie mbi shtetin i cili perbehet nga tre pushtete te “pavarura” dhe shkaktojne atarki te tipit telenovele.

  6. Tarasi says:

    Lereni samarin po meruni me gomarrin

  7. Pilurjoti says:

    Z. Rama ne si popull kemi treguar qe vetem me dhune behemi dele. Ata qe quhen VIPA e çfrytezojne demokracine mjaft mire ,keshtu qe me te mire asgje ske per te nxjere futjau koqet ne mengene dhe te shofish rezultatet brenda minutit.

  8. miu says:

    Per abuzim 6 milion Euro gjykohesh ne liri? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje