Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Partinë Demokratike, ku nga Këshilli Kombëtar u përcaktua edhe ekipi i ri drejtues i forcës më të madhe opozitare.
Deputeti socialist ka ironizuar zgjedhjet në PD teksa shkruan se deputeti Genti Strazimiri megjithëse u përdor si preteks për daljen e deputetëve demokratë nga Kuvendi nuk u përfshi në kryesinë e re të PD për shkak se i përket grupit të Jozefina Topallit.
Në vijim Balla thekson se gjithashtu këto zgjedhje konfirmuan se Basha jo vetëm shpërbleu Ristanin për votat që i dha në 2011, por përjashtoi edhe mbështetësit e Olldashit.
“Kur PD nuk erdhi në Shtator në Kuvend, shumë pyetën për arsyen e bojkotit. Zyrtarisht Luli dhe PD u fshehën pas shkakut pa shkak të dhunes ndaj Gent Strazimirit.
Kur në 10 Korrik ndodhi incidenti dhe sharjet e Strazimirit, një deputet i PD u shpreh se ju të PS po doni me e fut me zor Gentin në Kryesi të PD.
Tani që u godit, Basha nuk ka si mos t’a fusë në Kryesi. Por Genti nuk hyri, sepse qenka grupi xhozit.
Protagonizmi në Kuvend i disa deputeteve, do t’ia kish bërë të vështirë Bashës përzgjedhjen e listës së sekretareve dhe të kordinatorëve.
Por me grupin parlamentar jashtë Parlamentit, gjithcka u bë më e lehtë dhe dora e kunatit më lehtë për të vepruar.
Mungesa e deputetëve në Kuvend, e beëri më të lehtë spastrimin. Në fund nuk ndodhi asgjë e re, veteëm emra të vjeter në pozicione të reja.
Duket sikur me Kryesinë e re të PD, Lulzim Basha ka larë disa borxhe të vetat personale, por edhe ka cuar deri ne fund shumë inate po të vetat personale.
Fakti që bëri Sekretar të Pergjithshem Arben Ristanin, njeriun që i dha mandatin vjedhurazi të Kryetarit të Bashkise së Tirane, apo përjashtimi i grupit “Olldashi” konfirmojnë borxhet dhe inatet e Lulit.
Askush në Shqipëri nuk beson se Arben Ristani ka më shume vlerë sesa Eduard Selami, pervec faktit që Ristani në pije e sipër ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve të Bashkisë Tiranë në vitin 2011.
Me këtë Sekretar te Pergjithshem, i cili mban mbi kurriz një dosje dhe një vendim gjykate për ryshfet dhe shkelje te ligjit, PD duhet edhe të bëjë ndryshimet përkatëse në statut ku pjesëmarrja në mbledhje të jetë vetëm në kushtet e përdorimit të alkoolit.
Kjo PD në këtë gjendje është keqardhje.
Kaq. Tani Grupi Parlamentar do të kthehet në Kuvend me datë 11 Dhjetor, duke përdorur si argument edhe Këshillin Europian të datës 8 Dhjetor, i cili në vlerësimin për vendet kandidate për në BE, në rastin e Shqipërisë do të rikujtoje rëndësinë e dialogut politik mes mazhorancës dhe opoziteës.
Pas mbledhjes së Keshillit, Grupi i PD do vijë në Kuvend me datë 11 dhe do të kërkoje mocione me debat dhe interpelanca.
Por arsyeja e vërtetë është skadimi i periudhës 6 mujore për mungesën e pajustifikuar të deputetit në punimet e Kuvendit, që imponon sipas rregullores dhe Kushtetutes humbjen e mandatit. Sepse seanca e fundit kur mund ta shmangin këtë është seanca e datës 18 Dhjetor.
Edhe në këteë rast kauza, përfundon këtu”, shkruan Balla në rrjetin social. /gj.k/
O zot, ben ironi Balla ,ik o legen qe Saliu ca nuk tha per motren dhe mamane tende ,ik e mbytu ne mut o dreq kur ben edhe ti ironi, jo po do ti zgjedhesh ti antaret e nje partie tjeter ,ik o katunar e fytyr katunari,pppppppsssssssss kush udheheq ate popull thuaj, Taulandi pssssssssssssssssssssssssssss
ahhahaha po mire ore ca pretendon, te plasi grushti? ti binte saliut o shpellar? me kanun akoma do i zgjidhesh gjerat?!!! injoranca e PD nuk ka limit sinqerisht!
Saliu flet se eshte UDBash. nje kellire si Sali qeni llap cdo gje. Po ju PDerat aq mend kini ca i tha Sali qeni.
inspektori i keti te timit