Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota pro kalimin e mandatit të deputetit nga Luiza Xhuvani tek Mira Shehu, e cila renditet në listën emërore të Partisë Socialiste.
KQZ shqyrtoi dhe vendosi për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi, pas heqjes dorë të Luiza Xhuvanit nga mandati i deputetes së Partisë Socialiste.
Xhuvani, deputete e qarkut të Vlorës, u dorëhoq nga mandati më 5 nëntor, si pasojë e aktit që kreu djali i saj Konstandin Xhuvani, i cili vrau katër persona në një lokal nate.
Sipas listës shumëemërore të Partisë Socialiste dhe për të ruajtur raportet gjinore kandidatja që pritet të pasojë Xhuvanin në parlament, është Mira Shehu. /gj.k/
Urime Mires, nje zonje e nderuar. Nuk ka gabuar Shpetimi qe e solli deri ketu. Pergezime dhe burrit te saj, Sejmenit dhe PS! Le te shpresojme qe radhes tjeter te zgjidhet nje deputet nga Vlora.
ket gocen do ta morim partizone
Kjo zonja e nderuar ka kohe qe ka dale partizane , pyesni Sejmenin dhe ua tregon. Kjo maksimumi tani mund te behet komisare. Suksese , ti je vlere per skraparin