Të gjithë ju që u zhgënjyet dje, nuk ju mirëkuptoj

1 Dhjetor 2014, 13:19Politika TEMA

Nga Fatos Hoxha*

 

Aktiviteti i fundit i PD-së, zgjedhja e sekretariatit dhe titullarëve të departamenteve është përcjellë me reagime të forta ndër demokratë. Thuajse të gjitha kontaktet e mia më shprehin zhgënjim, trishtim dhe zemëratë. Sot unë gjej me vend tu drejtohem humbësve të kësaj gare:

Të gjithë ju që garuat, humbët dhe u zhgënjyet, nuk ju mirëkuptoj!

Dje Partia Demokratike përmbylli procesin e zgjedhjes së forumeve drejtuese, proces, i cili u shoqërua nga një jehonë shastisje dhe zhgënjimi ndër demokratë, por edhe ndër mbështetësit mediatikë të “PD së Re”. Eshtë e vetkuptueshme se shastisja dhe zhgënjimi ka nisur pikësëpari nga ajo pjesë e kandidatëve që e kishin pritur me shpresa dhe emocion garën dhe që nuk e imagjinonin dot “humbjen”. Të gjithë këtyre, edhe pse pjesërisht i çmoj për vlerat dhe kontributet, dua t’u them publikisht: nuk ju mirëkuptoj!

Sali Berisha është mbajtur për 23 vjet në politikë si njeri që pushtetin e ka konsoliduar nëpërmjet skemave, kombinacioneve dhe prapaskenave. Shumëkush këtë cilësi ia ka quajtur vlerë, sidomos kur prej saj kishte të mira edhe Partia, qoftë sepse forcohej linja e saj politike, apo sepse rritej kohezioni i brendshëm, sepse frenohej degradimi apo shpërbërja, apo rigjallërohej shpresa dhe rilindnin energji të reja. Shumëkush skemat, kombinacionet dhe prapaskenat i falte dhe legjitimonte, pikërisht sepse nëpërmjet tyre “Partia ripërtërihej dhe fitonte pikë”.

Këtë radhë procesi u karakterizua nga disa tipare të lexueshme qartë:

Procesi u krye kryekëput nga Sali Berisha dhe jo nga Lulzim Basha. Kryetari i zgjedhur i partisë, me ose pa dashje, ka prurje në këtë proces vetëm legjitimimin e përzgjedhjeve të Berishës dhe përgjumjen e skeptikëve ose përfaqësuesve të mendimit ndryshe.

Qëllimi i Berishës në këtë proces ishte kryekëput qëllim Anti-PD. Berisha kërkonte kontrollin absolut të Familjes mbi strukturat dhe forumet, kërkonte të kalonte trashëgiminë politike tek pasardhësit familjarë dhe të përjashtonte nga kontrolli dishepujt politikë. Ky fakt i jep shpjegim habisë se pavarësisht se kush kandidonte dhe si zhvilloheshin procedurat, rezultati dilte gjithmonë një: ushtarët e familjes “fitonin”. Ky fakt shpjegon se pse, pavarësisht nga kritika për përgjegjësinë dhe përgjegjësit e humbjes, pavarësisht nga thirrjet për rinovim dhe ripërtëritje, forumet mbusheshin me përgjegjësit e humbjes, emblemat e korrupsionit PD-ist, kandidatët “tanë” për burg, ushtarët “tanë” të botës së krimit, të gjithë njerëz që “halli” nuk i lë të ngrenë kokë, “belaja” i detyron të kërcejnë çdo valle. Berisha e kërkonte PD-në të marrë peng. Vetëm ky kontigjent ia garantonte këtë kusht.

Procesi u realizua në çdo hap me shkelje flagrante statutore, që nga zgjedhja e Kryetarit të ri, tek organizimi i Kuvendit Kombëtar e deri tek zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë. Shkeljet statutore duheshin për të mbytur rezistencën e për të mbajtur nën kontroll bazën e partisë. Siç bëhej një herë, nuk bëhej herën tjetër, sepse demokratët nuk duhet të përgatiteshin, nuk duhet të organizoheshin, nuk duhet të reagonin, nuk duhet të qartësoheshin, nuk duhet të vepronin.

Këtë radhë çdo vëzhgues i vëmendshëm e kishte të lehtë të kuptonte ku flinte lepuri. Nëse ata që garuan, humbën dhe u zhgënjyen nuk e kuptuan, ky fakt i penalizon rëndë ata dhe unë nuk mund t’i mirëkuptoj. Nëse ka prej tyre që sot, një ditë pas përfundimit të të gjithë procesit, thonë “o Zot bëje ëndërr!”, unë nuk dua t’i mirëkuptoj. Thirrja “o Zot bëje ëndërr!” ka personazh gomarin dhe kjo nuk nderon asnjë nga të dëshpëruarit e PD-së.

Por unë sot kam një arsye më shumë për të qenë kundër e për të mos mirëkuptuar të gjithë njerëzit që shpresuan/kandiduan, humbën dhe u zhgënjyen: duke u vënë në rresht dhe duke i shërbyer skemës së Berishës, ata u bënë ushtarë të pengmarrjes dhe tjetërsimit të forcës së tyre politike. Me shpresën e “fitores personale” i shërbyen verbërisht një akti kriminal: asgjësimit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj. Kryetari Basha në aktin që përmbylli pengmarrjen deklaroi se gjatë këtij procesi “Partia Demokratike ka bërë analiza, jo harakiri, por ripërtëritje”.

Kryetari Basha konfirmoi se mosbërja e analizës nuk është përtëritje, por është harakiri. Kryetari Basha e di këtë. Unë gjatë gjithë këtij viti kam kërkuar analizën e humbjes dhe kam kritikuar mosbërjen e saj. Kolegët e mij kanë kërkuar “kockën”, kanë kërkuar kandidimin. Sot që, pasi kanë bërë harakirin personal dhe kanë hapur siparin e harakirit të Partisë, “kocka” që shpresonin t’u hidhej nuk e justifikon dot koston që morën mbi shpinë. Prandaj unë sot nuk duhet t’i mirëkuptoj!

*Ish-deputeti i PD

14 komente në “Të gjithë ju që u zhgënjyet dje, nuk ju mirëkuptoj”

  1. Gezimi says:

    Fraksionet e medha brenda PD do te ndodhin shume shpejt, eshte thjeshte cshtje kohe! Sigurisht qe i fituar do jete ai i Saliut, meqenese i shkojne nga pas nje pjese e mire e paraziteve, sahanlepiresve dhe memeceve parlamentare!

    1. HILLBILLY says:

      Fatos, mos u lodh kot me ata legena! ?

      1. Stil says:

        Opaaaa! Prap saliu duke share. Spiuni dreqit. Kujton se i plas njeriu. Bjeri Fatos. Te lumte dora. Se i shari shan. Thuja te vertetat. Le te sajoje ai pastaj pseudonime. Keshtu do qe tu mbylli gojen. Bjeri halese

    2. tiku says:

      SHQUP po katandiset ne nje shoqate pleqsh gernjar ne kerkim te se shkuares! nje organizate qesharake dhe bastarde kriminelesh!

  2. vezhguesi says:

    Te drejte ke Fatos,por fatkeqesisht me skema intrigash sundimi funksionojne sot te gjitha partite politike ne Shqiperi.PD-PS-LSI nuk ndryshojne shume nga njera tjetra.

    1. Petro says:

      Sigurisht qe nuk ndryshojne, Vezhgues.Nuk ndryshojne se te gjitha sjellin mendesine e korridoreve te Komitetit Qendror te PPSH.Ato as e mendojne se si duhet te jete nje Parti demokratike.Kane mesuar nje model, ate te partise meme dhe nje mision qekur lindi:zhberjen e vendit.Perpara per fitorje te reja!Po kushtet kane ndryshuar.Kallaj ka filluar t u bjere dhe s do te jete e larget dita kur do te kete konfiguracione te reja politike.Era e Mesdheut s ka se si mos te fryje edhe tek ne.

  3. . says:

    “Gungaci-kriminel” Sali Berisha,

    po shkaterron duke ngritur “parti-familje”, ashtu sic
    bente si sekretar partie duke shkaterruar dhe spiunuar
    familjet e shokeve ne QSU-Tirane.

  4. Tironsi says:

    Kur leh Qeni i Shtepise , eshte i besueshem.

  5. Tironsi says:

    Kur leh Qeni i Shtepise , eshte i besueshem.Nuk e kuptoj i Nderuari Moderator , sa shikoni emrin tim e refuzoni botimin.Nuk po ju shkruaj me .Mbeci me shendet !

  6. Billy1 says:

    Z. Fatos! Si nje nga ish-deputetet e PD dhe qe e njeh statutin e saj, a mund te na spjegoni se kur quhet i zgjedhur nje kandidat kur zgjedhja behet mes tre ose me shume kandidatesh.
    Pse e them kete. Dje ne votim hyne tre kandidate dhe moren respektivisht nga 101, 85 dhe 71 vota nga 264 votues. Pra Ristani ka mare 101 vota pro dhe 156 kunder, te tjerat te pavlefshme. A quhet i zgjedhur? A nuk duhej bere balotazh midis te parit dhe te dytit?
    Po sikur ne votim te kishin mare pjese dhjete kandidate? Statuti nuk i ndalon. Dhe keta te kishin mare i pari 32 vota, i dyti 31 vota, i treti, 30 vota, i katerti 28 vota, i pesti 27 vota, dhe me radhe 25, 23, 22, 22, 20 vota.
    Do te zgjidhej i pari Sekretar i Pergjithshem ne 32 vota!!!???

  7. epruveta me shurre e xhaxhit qe e piu saliu says:

    Lyli rri kot ne ate karrige se dihet se kush do hipi atje pas humbjes se zgjedhjeve lokale.Tani po i kuptoj fjalet e arvizuse te ilva tare se pedeja me keto levizje rrezikon te dale parti e trete pas LSI.Keto levizje do sjellin eksodin e nje pjese te pedes drejt lsi dhe partise came.Hajt me kom tmar.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Sekretar si Ridvani dhe Ristani,Berisha i ka vendosur si “garniture”,ai i largon me nje brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr !

  9. kanadezi says:

    Ke te drejte Fatos.Po e perseris se Pd -ja nuk ka per te pare pushtetin me keta te “zgjedhur”vetem po u merzit Edi ose ndonje puc i Likes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje