Paloka: Rama e aktivizoi çështjen për hapjen e dosjeve me marionetat e tij politike (mos e ka për Mesilën?)

1 Dhjetor 2014, 14:22Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Edi Paloka theksoi  mbështetjenpër transparencën ligjore dhe institucionale për krimet e komunizmit dhe përgjegjësitë për këto krime, në bazë të rezolutave të Këshillit të Europës dhe praktikave më të mira Europiane.

“Dyshja Rama-Meta katër vjet më parë kundërshtoi me forcë Ligjin për Lustracionin të propozuar dhe të miratuar nga Partia Demokratike.

Dyshja Rama – Meta ka risjellë sot në pushtet dhe pozicione drejtuese kuadro të larta të ish Sigurimit të Shtetit. Kjo është arsyeja se pse as transparenca ligjore dhe institucionale dhe as hapja e dosjeve nuk mund të bëhen nga kjo dyshe.

Edi Rama nuk ka asnjë interes dhe asnjë mundësi të bëjë transparencë të besueshme. Nuk mund të hapin dosjet vetë hartuesit e tyre që sot janë rikthyer në pushtet me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Kjo cështje është  aktivizuar javët e fundit nga Edi Rama dhe marionetat e tij politike dhe mediatike për të zhurmuar të gjithë problematikën e keq-qeverisjes.

Për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga braktisja e pashembullt e premtimeve elektorale dhe futja e vendit në krizë ekonomike.

Nga skandalet e përditshme të qeverisjes dhe perspektiva akoma më e errët për vendin me rritjen e taksave dhe buxhetin klientelist. Nga kriminalizimi i qeverisjes dhe i parlamentit”, theksoi Paloka.

Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike është e vendosur që së bashku me përfaqësuesit legjitimë të ish të përndjekurve politikë të jetë në ballë të përpjekjes për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe përgjegjësive për këto krime.

“Por kjo nuk mund të arrihet as nga duart e pista të ish-persekutorëve të regjimit sot në qeveri dhe as me duar të tjera të përdorura për qëllimet e tyre”, u shpreh ai. /gj.k/

4 komente në “Paloka: Rama e aktivizoi çështjen për hapjen e dosjeve me marionetat e tij politike (mos e ka për Mesilën?)”

  1. Kuksjani says:

    Ja kriminelat,ja spiunat,e shikoni se c’fare frike u ka hyre.
    PD+UDB=! sa bejne?
    Une them:Berishoviq + Milloshoviq = PENDICILIN

  2. leka says:

    Paloqe duke pare se mazhoranca ka vendosur te hapi dosjet dhe per spiunet dhe bashkepuntoret e sigurimit,ju si gjoja parti e djathte( ku gjysma jane ish komuniste dhe spiune ) eshte mire ta perkrahni kete nisme qe te pastrohet politika nga njerez me dosje qe nuk. I pranon sistemi demokracise ,apo keni friken se ju ngec derri ne dore.Populli don te dije kush jane ata qe I udheheqin.

  3. ENVERI says:

    Politikane te te gjitha ngjyrave bashkohuni!
    Populli le te merret me vetvehten…
    Ju jepni edhe doren e fundit
    te perlarjes se atyre qe kane mbetur akoma!

  4. dossier says:

    o plaoqe po ti pse hapesh bythesh…????

    kur ka qen gjoja me zgjut qe ke bo qykur ke maru universitetin mor ngels….?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje