PD akuza Ramës: Shpenzoi miliona lekë për festat e 28-29 Nëntorit

1 Dhjetor 2014, 13:57Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama për shpenzime të shfrenuara qeveritare për festat e 28-29 nëntorit.

Koordinatorja Reila Bozdo përmes një deklarate tha se Kryeministri Rama ka shpenzuar disa qindra milionë lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim, e teksa qytetarët nuk kanë 10 mijë lekë të vjetra të paguajnë dritat, sepse nuk kanë një vend pune.

“Duke jetuar në botën e tij paralele, pa asnjë komunikim me jetën e vështirë të qytetarëve, Edi Rama e zgjidh me bujari qesen e qindra milionë lekëve, për koncerte, skenografi, e për medalje, para që në fund shkojnë tek firmat që kanë ngritur ministrat ose stafi i tij i ngushtë.

Media ka zbuluar se janë rreth 300 milionë lekë që i ka marrë e njëjta kompani që shpërblehet nga Edi Rama sa herë ka një aheng qeveritar.

Media ka zbuluar se janë rreth 500 milionë lekë nga taksagapuesit, të dhëna për këngëtaren.

Eshtë zbuluar në media se janë rreth 50 milionë lekë të shpenzuara për dekorata për të ushqyer më së shumti ideologjinë që sjell konflikt e jo bashkim.

Dhe teksa Edi Rama bën gosti të shfrenuara për festat e tij qeveritare, media zbulon se një 17 vjecare në Pukë arrestohet, sepse ka motra dhe vëllezër më të vegjël për të mbajtur, e nuk jeton dot në errësirë, sepse nuk ka 10 mijë lekë të vjetra për të paguar dritat”, tha ajo.

Sipas PD, shpenzimet e cmendura qeveritare, vijnë në një kohë, kur buxheti i ri parashikon ulje fondesh për të varfërit, për të pamundurit, për asistencën, për fermerët, për shëndetësinë e arsimin.

“Më të mëdha do të jenë shpenzimet qeveritare në vazhdim, sepse kështu i ka parashikuar Edi Rama me buxhetin e ri, teksa i ka rritur ato me 30 përqind krahasuar me një vit më parë.

Pikërisht për këtë verbëri për të parë realitetin e shqiptarëve në nevojë, pikërisht për këtë arrogancë të qejfeve të shfrenuara qeveritare, Shqipëria është në protestë. Dhe protestë do të ketë derisa kjo e keqe të ndalet”, thuhet në deklaratën e PD. /gj.k/

10 komente në “PD akuza Ramës: Shpenzoi miliona lekë për festat e 28-29 Nëntorit”

  1. bathoristi says:

    Kjo sasht e drejt me harxhue tan ata lek e ne mas me hanger t’pakten as nji tort pavarsiet !!!!

    1. Deani says:

      Ku kane goje te flasin ketaaaaaaaaaaaaaaaaaa.. bobooooooooooo, horraaaaaaaat e PD

    2. irida says:

      Futja kot po te mos organizohej asnje aktivitet me rastin e pavaresise do te thonit prap qe fajin e ka Rama. Tani ndajeni mendej se nuk shkon keshtu.

    3. ani says:

      skeni argumenta te tjera dhe merreni me shpenzimet e festave rende shume rende jeni.

  2. EDEN says:

    shpifjet vijojne, sepse ne kohen e tyre vidhnin, sot shpifin

    1. Agroni says:

      Organizimi ishte fanatstik, dhe J J ka ardhur pa kokerr leku ne TR, ndryshe nga Ciljetat e tua saliiiiiiiiiii

    2. transparence says:

      Nuk po shpifin kane te drejte se po vidhet rendshem nga rilindja, por edhe ti ke te drejte se dhe keta vodhen cfare munden. Pra dhe ti dhe cupa keni te drejte.

  3. stili> says:

    Po normale kur skini cfar ti beni 29 nentorit mereni me shpenzimet e planifikuara per festimet, se u prishen shume para.Mos harruat gje ju , jo ne ,sa para idhate firmes amerikane Podesta per ti bere retush mustaqeve te Celos, as u skuqet e as u nxite fare, zoti thuthuqi !

  4. Kuksjani says:

    Kete qe thone une per vete i mbeshtes.
    Kryeministria duhet te dale me nje bilance
    Sa ka shpenzuar vete keta qe ankohen e sa tani.
    Mos te harrojne TORTEN,deshet e therur te Sales.
    120 kafe te zonjes Hoxha qe beri burge,e thjeshte te pergjigjen.

  5. Sinani says:

    Cudi sa shpejt ra ne mjerim Shqiperia dhe shqiptaret! Brenda nje viti nga konkurenca rrote me rrote me Gjermanine, kemi dale ne fund. Te ardhurat nga 9000 dollare per fryme, kane rene sa nuk kemi me se te perballojme as vjedhjen e energjise. Ah more Sali cfare ne bere qe dorezove pushtetin! Te kishe vjedhur edhe nje here se nuk behej nami!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje