Hetuesi kryesor, i cili ka ndjekur Alois Brunner, një prej kriminelëve nazist më të kërkuar në botë, i ka thënë BBC-së se ai është “99 përqind i sigurt” se Brunner ka vdekur katër vjet më parë në Siri.
“Ne nuk mund ta provojmë vdekjen e tij përmes analizave të mjekësisë ligjore, por ne jemi të sigurt se është ai,” tha “gjuetari” i nazistit, Efraim Zuroff.
Kapiteni i SS Brunner, i cili tani do të ishte 102 vjeç, akuzohet për deportimin e më shumë se 128,000 hebrenjve në kampet e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për shumë vite ka pasur pasiguri dhe dyshime nëse ai ka vdekur apo jeton.
Dr.Zuroff, drejtor i Qendrës Wiesenthal Simon në Jerusalem tha për BBC se informacioni i ri kishte ardhur kohët e fundit dhe kishte hedhur dritë rreth vdekjes së Brunnerit dhe varrimit të tij në Damask, nga një ish-agjent i besueshëm gjerman i shërbimit të fshehtë, i cili kishte shërbyer në Lindjen e Mesme.
Ai tha se provat e reja zbulojnë se Brunner është varrosur në një vend të panjohur në Damask rreth vitit 2010 dhe se ai nuk ishte penduar për asnjë nga krimet e tij.
Në prill, Bruner u hoq nga lista e më të kërkuarve nga Qendra Wiesenthal Simon, duke nënkuptuar se nazisti i frikshëm duhet të kishte vdekur për shkak të moshës së tij. Zuroff, i cili është gjithashtu një historian i Holokaustit tha se informacionet e fundit janë mbështetur në prova konkrete, që mbështetin përfundimin se nazisti më ç’njerëzor ka vdekur në Siri.
“Brunner luajti një rol kyç në implementimin e zgjidhjes përfundimtare të Hitlerit, për të vrarë hebrenjtë,” -tha Dr.Zuroff, i cili e cilësoi Brunner si një përbindësh, ndoshta më të keqin nazist.
Zuroff tha se Brunner ka dorëzuar në kampet e vdekjes 47.000 hebrenjë në Austri, 44.000 në Greqi, 23.500 në Francë dhe 14.000 në Sllovaki, ku shumë prej tyre janë vrarë në kampet famëkeqe të përqëndrimit.
Në vitet 1950 Brunner besohet se është arratisur në Siri. Më vonë thuhet se ai shërbeu si një këshilltar i Presidentit Hafez al-Asad, ku mendohet se ka udhëzuar qeverinë e tij në taktikat e torturave./J.H
Alois , ja fute Mossadit ! Bravo te qofte !
SS – SIEG HEIL 14/88 ! HH !
Racist i ndyre! Vafsh ne djall me gjithe idhujt e tu naziste
gjermanve u interesoka ende pas 70 vjeteve nje kriminel nazist qe u ka shpetuar pas qindra syresh qe kane denuar, ndersa per ne s’kane kaluar vec 20vjet nga masakra komuniste, s’eshte denuar askush dhe hetuesit, spiunjte, ekzekutuesit e mijra te burgosurve e pushkatuarve te pafajshem bredhin lirisht rrugeve dhe arrijn deri aty sa gjejne kurajo te komentojne edhe per skaterrimin shqiptar, per simbolin e se keqes, per me te neveritshmin e diktatoreve lindor enver mutin. kjo jo transparence e 45viteve ferr eshte masakra e dyte mbi shoqerine shqiptare. Shembull i qarte se se krimi triumfon perballe drejtesise. Z.Rama kesaj duhet t’i japi fund se pari me te gjitha format, me dosje, me presion publik, se nuk mund te rilindet nje shoqeri mbi plaget e se shkuares.