Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka mbledhur Kryesinë e re të partisë, vetëm një ditë pas zgjedhjes së ekipit të ri drejtues.
Ndërsa shprehu vlerësimin për të zgjedhurit, Basha tha se ekipi i ri drejtuesve do të çojë këtë parti drejt qeverisë.
Ai theksoi se ndryshimi në këtë parti ka nisur dhe se ky ekip është zgjedhur me votën e lirë.
Sipas tij, zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, Nënkryetarëve dhe sekretariatit dhe drejtuesve të departamenteve ka konsoliduar Partinë Demokratike.
“Ndryshimi ka nisur dhe do të vazhdojë pa pushim. Dua t’iu uroj suksese të zgjedhurve të rinj.
Dy fjalë kyçe që shprehin më mirë përbërjen e këtij ekipi janë përfaqësim dhe harmonizim. Kemi ruajtur si kriter vlerat politike.
Përfaqësimin dhe harmonizimin i vulosi vota e lirë. Me këtë kryesi të gjithë demokratët janë më të fortë në sfidat e opozitarizmit dhe të fitores”, deklaroi Basha.
Kreu i demokratëve pasi vlerësoi procesin zgjedhor si transparent, bëri një panoramë të zymtë të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Basha tha se qytetarët i kanë kthyer sytë nga opozita.
“Mbledhja e parë zhvillohet në një kohë të rëndë për vendin. Mazhoranca po e vështirëson jetën. Siç u dëshmua dhe në protestën e 22 nëntorit shqiptarët kërkojnë shpresën, e ndaj po na besojnë ne. Situata po shkon keq e më keq e qeveria bën sehir. Kryeministri bën xhonglerin në media.
Premtoi ulje të energjisë sot ka vetëm rritje. Sot shqiptarët duhet të paguajnë 160 milion euro më shumë. Xhongleri thotë se taksa e re e karburantit do t’i ulë çmimet, por duhet t’iu thotë shqiptarëve se pse nuk është ulur çmimi i hidrokarbureve.
Ne do të jemi vetëm zëri, por do të ofrojmë asistencë ligjore dhe për të denoncuar çdo padrejtësi që u bëhet atyre. Në Partinë Demokratike kanë mbërritur me dhjetëra denoncime për heqjen e mësueseve nga puna.
Sot nuk ka shqiptarë që nuk e ka mësuar se çfarë qametesh ka mbjellë kjo mazhorancë”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së, Basha gjatë mbledhjes e ndali vëmendjen edhe tek situata politike në vend, ku tha se premtimeve të pambajtura të Ramës i shtohet edhe hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës.
“Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se janë mbyllur 1 mijë vende pune, ndërkohe që INSTAT deklaron se ka22 mijë vende pune më pak. Pas mashtrimit për shëndetësi falas, legalizime e ulje të TVSH është edhe hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ditë për ditë njerëzit flaken rrugës. Kjo është situata”, tha Basha.
Ndërsa duke u ndalur tek faturat e energjisë elektrike, Basha tha se mbledhja e tyre është kthyer në fenomen korruptiv, ku ndërprerja e energjisë me polici, shoqërohet edhe me abuzime të gatuara nëpër zyrat e OSHEE.
Kryeopozitari solli fakte që kreu i OSHEE në Tropojë ka pa paguar rreth 16 milionë e 900 mijë lekë për energjinë elektrike të papaguar.
“Po ndeshemi me një fenomen korrupsioni, vijnë qindra denoncues për abuzime me faturat e energjisë elektrike. Fëmijët po mësojnë me qiri se familjet nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e kripura dhe abuzive të OSHEE.
Kryesulmuesi i hajdutëve është kreu i OSHEE në Tropojë, i cili ka 16 milionë e 900 mijë lëkë të papaguara. Për këtë është shpërblyer, është bërë kreu i OSHEE”, tha Basha.
Më tej ai premtoi se do jetë në çdo vend ku qytetarët kanë nevojë për ndihmë.
“Ne do jemi aty ku kanë nevojë qytetarët, do jemi në ballë të protestës së tyre që sa vjen e shtohet, bëhet më e fuqishme. Unë do jem në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët”, tha Basha. /gj.k/
Ju te Pd duhet te jeni te kenaqur ne qofte se do te ngeleni partija e trete,se vendin e dyte dhe te pare nuk do ta shikoni per nje 20 vjeçare.Do te shikohet ky rezultat qofte edhe ne zgjedhjet lokale ne Qershore 2015.
Po ik o legen akoma flet per votim ti kur I doli era. Ke futur emra kot qe as ishin fare e zgjodhe ke deshe servilat e paafte me ndonje perjashtim te rralle
Tani qe vure Ritanin te sigurte e ke fitoren ?
Hajt me krahe te lehta re cuno. Kalo zgjedhjet vitin tjeter nje here e shiko ku rref se per qeverine ke kohe te mendosh. Ty re debil Edi Rama dhe Ilir Koklopa te kane per apetizer.
Ahahahahaha LUL mavrija.parti e Dërrave , bërë prej dërrash që hane dërra.Parti e pijaneceve që vtëm njeres nuk ka por ka dërra.sa të vlefshem jane ti mbledhesh ne një turrë me dru e ti besh sapun,se dhjamin e kanë të bollshem ne trup e ne trutë
Ti beson se njerzit nuk e dine se si e qysh u zgjodhen njerzit dhe nuk i njohin ata dhe ju cdogje dine njerzit edhe kush je ti Paloka Rsitani apo ndonje tjeter ashtu sic dine se PD asnjehere nuk mund te vije ne pushtet me voten e lire.
Ne vitin 2030 ndoshta?