Al Bano dhe Romina Power sërish bashkë pas 20 vjetësh

4 Dhjetor 2014, 20:16Lifestyle TEMA

Këngëtarja aktore e lindur në SHBA, Romina Power, 63 vjeç, deklaroi për një revistë gjermane se është bashkuar me ish-bashkshortin italian, Al Bano, 71 vjeç, pas shumë vitesh ftohje mes çiftit të “showbiz”-it.

Çifti u nda pas zhdukjes së mistershme të vajzës së tyre, Ylenia Carrisi, në vitin 1994 në SHBA në qytetin e Nju Orleans.

“Tani jemi bërë sërish miq”, tha sot Power për revistën “Stern”. “Është një ndryshim i këndshëm në jetën time, një lloj ‘happy end”.

Ish-dyshja e këngëtarëve, që pati shumë famë në Evropë nga mesi i viteve 1970 deri në vitet 1990, kënduan për herë të parë bashkë, pas shumë kohësh, vitin e kaluar në një koncert në Moskë, por ishte ende e paqartë nëse ky rifillim i marrëdhënieve ishte thjesht profesional apo diçka më shumë.

Power tha se mbetet e bindur se vajza e saj, që u zhduk në moshën 23 vjeçare në një hotel të Nju Orleans-it, ishte ende gjallë.

Ylenia ishte një nga katër fëmijët e çiftit. Al Bano kërkoi që ajo të deklarohej e vdekur në vitin 2013, një vendim të cilit Power iu kundërvu fuqishëm./j.h

7 komente në “Al Bano dhe Romina Power sërish bashkë pas 20 vjetësh”

  1. A says:

    Kenaqesi qe te ndigjojsh nje lajm te mire ku cifti ALBANO KARRISI dhe ROMINA PAUER jane bashkuar pas nje ndarje te dhimbeshme.
    Tani, i uroj ciftit shendete dhe te na japi kenaqesi muzikore.

  2. Mua me vjen mire qe u bashkuan ,sepse kan qen nji cift mjaft simpatik(jemi rrit me kenget e tyre)
    dhe pastaj bashkimi eshte nji nga ato ndjenja aq te bukura ne jete, cfardo raporti qoft …

    1. la luna piena says:

      Vertet me behet qefi qe u bashkuan perseri mbas kaq vitesh dhe dhimbje qe kaluan nga humbja e femijes.
      Vertet nje ndjesi e bukur kjo ndjenje bashkimi. Ku i dihet mund ti ndodhi cdokujt ..:)

      1. Luna piena,
        ti peshperit gjithmon embel veshit tim ?
        hahaa pak humor ,por do thoshja se sinqerisht eshte dicka e bukur sidomos per cifte te tille si Albano & Romina ,qe pothuaj ne ate periudhe ,ato vite jan mbajt si cifti ideal ne Itali dhe me gjere ne europe . Ishin si me then nji simbol i asaj amore pasionante i kenges pastaj .Sigurishte qe nji dicka e tille eshte nji opcion i hapur sot per secilin nga ne ,pra ata qe jetojn ne situata te ngjashme .
        Ma perche no ! Io direi, magari ?

  3. Sa mir qe ju shohim perseri, ju na rikthyet sadisfaxionin e madh, qe perjetuam ne vitet 80- 90. Ju ishit dhe jeni shum te pranishem ne zemrat tona, ju shikonim si 1 cift Idhull i kesaj jete te veshtir, qe nuk kishte gje ta trondise. Cdo gje qe ndodh dshuria e vertete e perballon, shum me mire se nje Njeri i vetmuar. Ju uroj qe te jetoni edhe shum dhjetevjecare te tjere, per vehten tuaj, per dashurine tuaj, dhe per kenaqesine e zemrave tona.

  4. Ina says:

    Jane bashkuar per arsye artistike/muzikore si çift skene e jo ne jeten personale. Informohuni e behuni me profesionale ose shkruani me qarte kur reportoni nje lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje