Një vajzë e mitur 2 vjeçare ka vdekur, pasi ka pirë gabimisht nga një gotë një përzierje drogash të prindërve të saj.
Vajza kishte marrë gotën, e cila kishte mbi vete mbishkrimin Tom& Jerry pa e ditur se brenda saj ishte substanca narkotike. Në gotë kishte metadon, i cili përdoret rëndom për trajtimin dhe përzierjen e drogave të ndryshme. Mamaja 30 vjeçare e vajzës mendohet se kishte bërë gati për të shitur përzierjen me bazë metadoni, por pa kujdes e kishte lënë në gotën ku e bija pinte lëngjet e frutave .
Sofia, 2 vjeçe vdiq menjëherë në spital, por nga analizat e bëra asaj iu gjetën gjurmë të katër drogave të nsdrsyhme në trup, dukë përfshirë, heroinë, kokainë dhe diazepam dhe se kishte qenë e ekzpozuar ndaj drogave për muaj me radhë.
Shtëpia ku u gjetën edhe provat e helmimit të dy vjeçares ishte në një gjendje katasrofike, ku gjurmë të drogave të ndryshme gjendeshin kudo.
Nga provat doli se babai i 2 vjeçares e merrte kokainën në dhomën e së bijës, ndërsa të dy prindërit e saj Barry Jones, 42 vjeç dhe Michelle King, 30 u përpoqën të fshehin kupën në të cilën ndodhej përzierja e drogave.
Tani ata po përballen me akuzat për vrasjen e së miturës 2 vjeçare. Foto e mëposhtme tregojnë shtëpinë ku jetonte Sofia e vogël dhe sende të tëra të kontaminuara me drgoë, përfshirë edhe biberonat e saj./j.h
Sa i bukur eshte Kapitalizmi?!
Lum si ne qe ja arritem kesaj dite qe te jetojme ne “pranveren” kapitaliste!
Jo po si socializmi qe ta merte shpirtin dalngadale deri sa vdisje.
Per keta lloj monstrash duhen denimet e mongoleve,ti shqyejne duar e kembe.R.I.P engjell i vogel.
Ku jane marre keto foto dhe ku banojne keta te dy ?
Te keqen e Bathores…