Një hidrocentral me kapacitet 15 megavat, ndërtuar nga investitorë privat në partneritet me shtetin, ndodhet në qarkun e Kukësit. Bëhet fjalë për një investim rreth 15 milionë euro të financuar nga bankat e nivelit të dytë dhe fondi privat i investitorit. Me çmimin e ri të energjisë të propozuar nga qeveria shqiptare, sipas prodhuesve, ky investim del jorentabël.
Zërat e Investimit:
Studime, leje, liçenca 250 mijë Euro
Pajisje elektro-mekanike 3 mln Euro
Punime civile për ndërtimin e veprave hidrike 11 mln Euro
Interesa të kapitalizuara 800 mijë Euro
Hidrocentrali punëson 30 punonjës, 20 prej të cilëve operatorë të mirëmbajtjes, ndërsa pjesa tjetër punonjës sigurie. Ata janë më së shumti banorë të zonës dhe nga kjo punë sigurojnë të ardhurat kryesore për familjet e tyre.
Pesë vite më parë, ky prodhues ngriti investimin e tij bazuar në një plan biznesi që parashikonte se paratë e hedhura do t’i ktheheshin pas 10 vitesh, sipas një vendimi të qeverisë, ku çmimi me të cilin KESH do t’ua blinte do të ishte 9.2 lekë/këh.
Por ky investim është në një situatë të pakëndshme financiare që erdhi e paparashikuar. Qeveria vendosi të ulë me 30% këtë çmim, duke e zbritur atë nga 9.2 në 6.4 lekë dhe duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj sipërmarrjeje.
“Shteti po cënon këtë formulë duke ulur çmimin e energjisë më poshtë se ai i importit. Cënohet kështu në mënyrë të pariparueshme siguria e sektorit dhe fati i biznesit do të jetë në duart e sekserëve anonimë, të cilët do t’i blejnë me çmime qesharake duke ia shitur shtetit me çmime më të larta e duke realizuar fitime momentale për disa individë të caktuar”, deklaron Bilbil Zeneli nga Komuniteti i Prodhuesve të HEC-eve.
Kostoja e prodhimit të një megaëat në këtë hidrocentral është 37 euro. Peshën kryesore e zënë shpenzimet për shlyerjen e kredisë dhe më pas renditen shpenzimet për mirëmbajtjen, detyrimet fiskale dhe pagat.
Por çmimi i ri i zbritur nga qeveria tani është 45 euro për megaëat/orë dhe për këtë shkak shlyerja e kohës së invesitmit dyfishohet nga 10 në 20 vite dhe vetëm një e treta e kohës së marrjes me konçesion mund të krijojë të ardhura për sipërmarrësin.
Një nga argumentat që dha qeveria kur vendosi të ulë çmimin me të cilin KESH do të blejë nga këto HEC-e konçesionare lidhej me barrën e lartë që sipas saj këto HEC-e konçesionare do të shkarkonin në buxhetin e kompanisë publike. Por pesha e këtij prodhimi është e ulët.
“Vlera e sektorit është 11% dhe nuk mund të ndikojë në barrën e konsumatorit. Vendi ynë është një importues neto i energjisë dhe do të vazhdojë të mbetet. Ajo që kërkojmë është që ky çmim të mos mbetet më i ulët se importi”, nënvizon Zeneli.
Nga ana tjetër, konçesionarët po përballen edhe me detyrimet e papaguara nga KESH, të cilat vlerësohen në 60 milionë euro. Kjo situatë ekonomike financiare është e ngjashme për 100 HEC-et e ndërtuara me konçesion gjatë viteve të fundit. Ndërkohë që rreth 300 investime të tjera tani kanë mbetur pezull edhe për shkak të frikës së shkaktuar nga vendimi për uljen e çmimit.
Pavarësisht argumentave, situata tani ka arritur në një pikë krititke ku askush nuk tërhiqet dhe një investim në këtë zonë dhe shumë familje që marrin të ardhura prej saj mund të jenë në rrezik. “Do të mbrojmë të drejtat tona në të gjitha rrugët ligjore”, paralajmëron Zeneli./TCH
Ore 11 m euro. Besoj se kjo nuk eshte kosto reale per ndertimin. Eshte shume here me pak pasi preventivat fryhen per arsye kredie
Olti,
Kosto e ndertimit te nje HEC eshte afersisht 800 mije deri ne 1.2milion euro per MW, pra kosto e ndertimit nuk eshte larg shifrave qe sjell Bilbil Zeneli.
Aty ku Zeneli deformon realitetin eshte koha e shlyerjes se investimit (ose projektuesit kane qen me te vertete naiv kur kane aplikuar per kete projekt).
Normalishtnje HEC konsiderohet rentabel duhet te vetshlryhet per nje periudhe 5-7 vjeçare, nese kjo periudhe eshte me e madhe, projekti konsiderohet me risk dhe eshte teper i veshtire te gjehet financimi nepermjet kredise.
Zeneli ka te drejte ne nje pike, dhe kjo eshte pike teper e rendesishme, çmimin e blerjes se fiksuar me kontrate ndermjet HEC dhe KESH-it.
Damian Gjiknuri ben nje gabim teper te rende kur thote se nese nuk ndryshojne çmimin e blerjes duke e ulur me 30% vihet ne rrezik i gjithe sistemi.
Kur nje kontrate eshte firmosur nga organet me te larta shteterore dhe ne te nuk ka shkelje ligji ajo nuk mund te ndryshohet ne menyre unilaterale pasi kjo sjell preçedent teper te rrezikshem per te gjithe investimet private qe kane mardhenie me shtetin shqiptar.
Se dyti, rreth 45% e energjise elektrike importohet nga jashte, kryesisht nga nje kompani serbe EFT (ka rreth 15 vjet qe kjo kompani ka monopolin e eksportit te energjise ne Shqiperi) dhe per kete pjese Gjiknuri pranon te paguaje çmimin e tregut, pra nuk i imponon dot çmimin e blerjes kompanise private serbe. Si ka mundesi qe Gjiknuri pranon te paguaje me çmim tregu energjine qe blen nga serbet dhe kur vjen fjala per te blere nga kompanite shqiptare, pra para qe rikthehen ne ekonomine shqiptare, hapin vende pune ne Shqiperi, kontribojne ne zhvillmin e biznesit shqiptar ai refuzon te paguaje te njejtin çmim!
Cili eshte ai investitor qe neser do te guxoje te investoje ne Shqiperi nese qe ne fillim e di se kontrata e qe lidh me shtetin shqiptar dy vite me pas mund te ndryshoje pasi shteti shqiptar nuk ka para per te permbushur detyrimet!
Kjo “reforme” sigurisht mund te lehtesoje ne periudhe afatshkurter financat e KESH-it, po ne periudhe afatmesme dhe afatgjate do te jete nje fren per investimet private ne sektorin energjitik dhe do te çoje shtetin shqiptar perpara gjykatave shqiptare apo nderkombetare.
Gjithesesi kosto e prodhimit te Kwh nga nje HEC eshte rreth 5-6 cents/kwh, pra dhe me çmimin e vendosur nga qeveria pjesa me e madhe e HEC-ve mbetet rentabel.
11 m euro besoj se nuk eshte e sakte. Sepse preventivat fryhen per arsye kredie
Zoti Zeneli, mos doje qe ta shlyeje per 5 vjet invstimin!!!!!! 20 vjet jane shume mire. Po te mos ishte kredia, kosto do te dilte me e lire. Mendoni pak per popullin kur beni llogarite.
23 QErshori, per 25 vjet mbaron koncensioni,
C’arsye ka qe duhet te qajme per investimin e ktij investitori?????????
Edhe per bisneset tona ka ndodhur e njejta gje me koncensionet ex-kluzive qe dha qeveria e S-hales por nuk qau njeri nga keta bisnesmenet per ne??? Atehere …. Ky po falimenton se ra cmimi i mallit ne treg, normale, falimentim si rrjedhoje e mos studimit te tregut. Le ta shese jashte energjine me cmim me te larte nese nuk i pelqen cmimi qe perballon tregu shqipetar.
Keta ”fukarejte” e ardhshem te hidrocentraleve duhet ti kthehen rrugeve zyrtare pasi edhe lejet qe kane marre i kane marr nga ” gardhi ” dhe tani po hiqen si te falimentuar . Le ti publikojne cmimet cdo dite si puna e burses dhe nuk ka arsye te zhvaten nga sekseret , te behen edhe keta njerez dhe ta mbrojne investimin e tyre me rruge ligjore .Qeveria nuk mund te bleje nga ai qe eshete me shtrenjte , eshte shume e thjeshte !
ku kupton Rama nga ekonomia, atij i intereson vetem estetika e fasadave. Me kete ide absurde, te bleje energjine nga prodhimi vendas nme pak se ai i importit, do ti shkaterroje investitoret e hidrocentraleve.
Tregu do ta tregoj ne jane ne rezik apo jo.
Nje gje eshte e sigurte kto nuk I sherbejne konsumatorit apo ambjentit, por thjeshte interesave personale te bisnesit.
Si cdo biznes tregu e tregon sa vlene realishte edhe jo monopoli!!
Ky daja ka paguar kafet e tani nuk i del hesapi. Kostoja llogaritet per KwH e jo kaq me kushtoi ljcensa e kaq diga. Hajt be si te besh e me gajret.
Ndertuesit e ketyre HEC-eve jane te gjithe kliente te Saliut. Llogarite i kane bere sic ua ka dashur bytha dhe Saliu i ka miratuar koncesionet pasi ata i kane dhene parate. Tani te vuajne poshtersine e tyre dhe pabesine e Saliut.
Si ka mundesi te besh nje plan biznesi me cmime fikse, me shume se 9 here nga cmimi aktual dhe shume me i larte se cmimi i importit i cili realisht ndryshon shpesh? Cfare jane keto koncesione qe duhen shlyer per maksimumi 10 vjet? Jam i bindur qe edhe faturat e ndertimit jane te sterfryra! Nese Cmimi eshte eshte ulur 30 per qind dhe afati do ndryshoje me 30 per qind. Pra nga 10 vjet, veteshlyerja do te zgjatet me 3 vjet, pra 13 vjet. Nuk po ndalem tek te punesuarit qe jane histori me vete. Jam i bindur qe figurojne njerez me paga stratosferike, per te rritur shpenzimet, sikurse drejtori i CEZ qe merrte 66 mije euro ne muaj! Prandaj per keta plehera nuk duhet te kete asnje meshire! Por duhet patur edhe shume kujdes! Ata do te ofrojne marreveshje, por edhe do te kercenojne! Kjo do te jete nje prove per qeverine Rama dhe ministrat e tij!
Keto leje tashme jane dhene dhe mbi bazen e tyre investitoret shqiptare kane bere plan bizneset dhe investimet qe ne rang vendi jane me qindra milione euro dhe nuk mund te dale qeveria kur investimet kane perfunduar ose jane ne proces dhe te ule cmimin e blerjes se energjise me 30%.Mos harrojme se jane dhe shume kompani te huaja austrike,italiane,greke , norvegjeze qe kane investuar ne kete fushe qe e kane pare si terheqese per investimet e tyre.Apo per keto te fundit do te kete nje trajtim te vecante sepse ndryshe nuk mund te pretendosh te terheqesh investitore te huaj.Mendoj se nuk mund te jete ky cmim me i ulet se ai i importit perndryshe kjo tregon se lobi serb i tregtimit te energjise qenka akoma i forte.
Kishe Jane sekseret anonim qe zevendsuan Zeni ne pazaret me Fazlicin,se atij po i blejme energine ma shtrenjte se Shqiptareve ketu!
Po njihet aftesia e Fazlicit per korruption!
Pra kishe Jane sekseret? Zotni zeneli ka ndoshta nje IDE,pse nuk na tregon pak ma shume se si funksionon tregu i énergise ne shqiperi!
Shqiptaret historikisht jane kenaqur me fatkeqesite e te tjereve …. kur zoti ju dha nje dhurate ai(dmth shpipua ) i tha ; une nuk dua se sjam i zoti ta zoteroj , por do me besh nje nder , ne vend te kesaj dhurate , NGORDHI LOPEN VELLAIT TIM ., Keshtu ka qene kaihane e keshtu ka per te vazhduar , ndaj sbejne prokopi kjo rrace e ndyre .
Nuk e kuptoj perse shteti Shqiptar duhet ta bleje me shtrenjt energjine tek Serbi dhe me lire tek investitoret Shqiptare!?
Ta privatizoje shteti dhe mbyllet ky “hall i madh” i investitorit.
Hidrocentrali e ka jeten 100 vjet dhe qe para ’90 dihej qe kostoja dilte per 20 vjet.
Por kapitalizmi Made in Albani bën çudira.
Habitem si nuk del investimi për 1 vit,,,,
Pershendetje,
Me vjen keq qe shume personazhe ne komente perdorin politiken. Sa e njihni kete sektor.?Sa ekspert te fushes jeni? Mos beni aludime te kota te pabaza . Ju nuk e dini se cfare kontributi japin ket Hec ne ekonomine vendase. Nuk ka nevoje per populizem. Njerzit duan pune te mbajne familjet me buke. Ju nuk e dini se me sa blihet nga Ashta dhe me sa do te blihet nga Devolli Hydro power? Te renuait jane bizneset shqiptare te cilat kane ivestuar ne kete sektor dhe perdoren nga shteti per politik jo per te ulur kosto. Gjithcka ka te beje me keqmenaxhimin e sektorit te OSHEE dhe KESH investitoret vendas, si prodhues vendas ne baze te statistikave nga ERE zene vetem 6 % – 7% te konsumit te energjise ne shqiperi. Kush eshte specalit ekonomie banke e kupton si investohet ne nje sektor te ekonomise mbi bazen e plan bizneseve te miredetajuar sic ndodh ne cdo ekonomi ne bote per te kryer nje investim.