Fjalimi i Nishanit në Banketin e Njerëzve të Lirë në Londër

9 Dhjetor 2014, 20:45Antena TEMA

Presidenti Nishani mori pjesë në banketin e Njerëzve të Lirë në Londër, një organizatë që promovon njerëz me personalitet të pavarur dhe vizion për të ardhmen. Presidenti Nishani duke vlerësuar lartë ftesën për në këtë takim, mbajti me këtë rast një fjalim nderi:

Të nderuar pjesmarrës,

I nderuar zoti kryetar.

Jam i nderuar që jam ftuar nga Organizata e Njerëzve të Lirë në Londër, për të dhënë eksperiencën time si njeri i lirë dhe personalitet i pavarur politik.

Fillimisht dua t’iu prezantoj biografinë time dhe momentet e mija kulmore si njeri i lirë.

Kam qenë student i shkollës ushtarake në Tiranë gjatë kohës së komunizmit dhe në prag të rënies së komunizmit më mbajtën pedagog në këtë shkollë. Siç dihet, sistemi komunist ishte shumë i egër dhe nuk lejonte mendimin ndryshe dhe personalitetin e njerëzve të lirë. Por unë ja dola. Në një kohë kur gjithë studentët ishin të detyruar të ishin formalisht me Enver Hoxhën dhe të respektonin diktaturën, unë zgjodha lirinë time dhe e doja me gjithë shpirt atë. E ndjeja thellë si një detyrim moral ndaj karakterit tim dhe edukatës sime, që gjërat nuk mund të jenë fallco. Ndaj dhe në momentin e ndryshimit të sistemit, kur shumë studentë hipokritë tentuan të rrëzojnë bustin e Enver Hoxhës, unë e mbrojta atë me armë në dorë, për t’u treguar atyre se liria ime ishte më e shtrenjtë se aventura e tyre.

Siç ndodh në këto raste, më vunë një emër të keq si konservator dhe ma lakonin emrin si enverist. Por unë, i udhëhequr nga instiktet e njeriut të lirë, vendosa t’i jap fund të kaluarës sime. Ndërrova mbiemrin nga Mehmeti në Nishani, dhe i hyra me besim rrugës së re të demokracisë, si njeri i lirë në stafin e ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe. Ajo ka qenë një periudhë e mrekullueshme, pasi unë isha i lirë të isha dakord me shefin në të gjitha rastet.

Pas vitit 1997 jeta e solli të ngelesha pa punë, po nuk u dorëzova. Fillova punë kamarier në një kafe të Tiranës si njeri i lirë. Falë lirisë sime dhe aftësisë për të qenë njeri me dinjitet, arrita që shumë shpejt të bëhesha banakier dhe të fitoja simpatinë e pronarit, i cili e respektonte shumë lirinë time pas orës së punës. Kurrë nuk më ka thirrur të punoj në orë shtesë.

Fati e solli që pikërisht kjo punë më dha shanse të gjeja lirinë e vërtetë. Në zgjedhjet e vitit 2000, kandidati i partisë sime për Tiranën kishte nevojë për dikë të shpërndante sanduiçët në qendra votimi dhe falë eksperiencës sime si banakier dhe kamarier, e mora këtë punë dhe e kreva me sukses. Kjo zgjoi vëmendjen e udhëheqies së lartë dhe personalisht të Sali Berishës, i cili po më vrojtonte me kujdes. Dy vjet më vonë, ai më thirri në sektorin organizativ të degës së Tiranës dhe në vitin 2005 më bëri deputet.

Prej asa dite liria ime ka qenë e pakufizuar. Sali Berisha, ky tribun i lirisë së shqiptarëve, ma ka bërë të qartë sa herë jam takuar me të, se unë jam i lirë të mendoj njësoj si ai dhe atij nuk i ngelej qejfi kurrë për këtë. Ai më ka inkurajuar, më ka përgëzuar dhe më ka shpërblyer për lirinë time, për zgjedhjen time për të menduar njësoj si ai. Ai ka adhuruar vendosmërinë time si njeri i lirë, dhe arriti në përfundimin se dy njerëz që duan lirinë, nuk ka se si të mendojnë ndryshe, ata duhet të mendojnë njësoj. Ky është çelësi i artë i unitetit tim me atë dhe i suksesit tim si njeri i lirë. Ai është njeriu që më ka ndriçuar në rrugën e lirisë dhe më ka bërë të besoj se nëse duhet të jesh njeri i lirë, s’ke nevojë të mendosh e të veprosh, boll të shikosh si mendon dhe vepron udhëheqësi yt.

E them këtë se ndoshta do t’u shërbejë dhe ju si përvojë në karrierën tuaj, në këtë organizatë të nderuar që respekton thellë Njerëzit e Lirë.

Faleminderit.

7 komente në “Fjalimi i Nishanit në Banketin e Njerëzve të Lirë në Londër”

  1. kushtrimi says:

    hahahaha. Kjo eshte shaka APO jo ??? Perndryshe do behej gazi i botes.

  2. Gimi, says:

    Fjalimi i Nishanit ne Banketin e Njerezve te Lire ne Londer, kur lexova vetem titullin tek kuadrati djathtas poshte, e mora fillimisht si titull i nje lajmi te vertete dhe thashe me vehte…ohu kush i lexon budallaliqet e Jarit..dhe e lashe fare. Mbas disa momentesh mendova :”Po sikur te jete ky fjalim nje produkt i Anketes ? U ktheva per kuriozitet dhe..ha..ha..ha

  3. Kruja says:

    Mero, keto tregime I ben te mira, ne mos gaboj ‘kopjon’ Cehovin.

  4. the boss says:

    hahahaaaaaaaaaa

  5. Taulant says:

    Sa te rrosh, do mesosh! Tani e mora vesh edhe une, populli, qe Bujar Nishani qenka njeri i lire. Por duhet sqaruar se c’kupton me “lire”.

  6. Rroku I Druve says:

    Znj. Ministre e arsimit,

    Fjalim te tille s’eshte mbajtur ndonjehere per lirine individuale ose per nje pende qe (njerez) te lire.
    Ju lutemi, sic iu ka pase mesuar xhaxhi lexojeni me laps ne dore, pavaresisht budallalleqve te nderkohshme te Bujar Mehmetit (Nishani), ose sic thirret ne zhargonin popullor kapterr-kambale Nishani (po i lire, ama)dhe influenconi qe te perfshihet ne tekstet shkollore, si model.
    Kini meshire per rinine shkollore, eshte shume serioze. Anatol Fransi ose Anri Barbys kane nje shprehje “Nuk me pelqejne djemkat e arsyeshem”. Po me kete do te gajasen se qeshuri. Jo i tere qyteti, po i tere sistemi parauniversitar (dhe universitar pastaj) do te shkrihen se qeshuri.
    Njeriu i lire Bujar Nishani! He, si thua flasim me paradokse, ka qene nje loje qe na sterviste mendjen, si shahu, dikur. Njeriu i lire Bujar Nishani!

  7. Bredhibut says:

    Sigurisht ky eshte vetem njeri nga modelet e lirise
    Por te tille jane te gjithe ushtaret e Salis
    Hahahahahahahahahahahahahahahaha pirdh Nishan pirdh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje