Dr.Dre më i paguari, më shumë se sa dyfishi i Beyonce

11 Dhjetor 2014, 15:29Lifestyle TEMA
Dr.Dre më i paguari, më shumë se sa dyfishi i Beyonce

Dr.Dre kryeson listën vjetore si artisti më i paguar për vitin 2014.  Dr. Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young ka arritur të fitojë përgjatë këtij viti  plot 620 milionë dollarë. 

Reperi dhe producenti 49 vjeçar përfitoi kënaqshëm nga shitja e kompanisë së prodhimit të kufjeve “Beats”  ku Dr.Dre ishte bashkëpronar. Ai fitoi tre miliardë dollarë nga kjo marrëveshje, e cila  jo vetëm që e bëri atë të jetë në majën e listës së artistëve më të paguar për 2014-ën, por theu edhe rekordin si  muzikanti më i paguar ndonjëhere përgjatë  një viti.

Në vend të dytë pas. Dr. Dre qëndron Beyonce, si këngëtarja më e paguar e vitit 2014 me 155 milionë dollarë, falë turit të saj Mrs. Carter Show si dhe albumit surprizë.

Në vend të tretë qëndrojnë The Eagles me 100 milionë dollarë, në vend të katërt Bon Jovi me 82 milionë dhe Bruce Springsteen, i cili mbyll top-pesëshen me 81 milionë dollarë./j.h

 

3 komente në “Dr.Dre më i paguari, më shumë se sa dyfishi i Beyonce”

  1. Sony says:

    Rap-i i mirefillte vdiq me albumin e fundit të Dre në 2001, The Chronic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje