Meta inauguron një Call Center: Mbështesim inisiativat që krijojnë vende të reja pune

14 Dhjetor 2014, 12:09Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte i pranishëm në inaugurimin e një  Call Center në Paskuqan, ku pritet të punësohen 500 të rinj.

Duke shprehur mbështetjen për inisiativa të tilla, Meta theksoi se kjo është rruga e punësimit, rruga e zgjerimit, të këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm i cili në fushën e shërbimeve po zë një peshë gjithnjë e më të madhe

Kryetari i Kuvendit shprehu mbështetjen e institucioneve shtetërore për zhvillimin këtij aktiviteti me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.

“Le të shpresojmë që shumë shpejt të vijmë për të inauguruar shtimin e kapaciteteve të këtij aktiviteti i cili synon që pas një viti të arrijë një numër mjaft kuptimplotë për këtë komunitet, rreth 500 të rinj dhe të reja.

Kështu që është një nisje e mbarë, një nisje konkrete që gëzon respektin dhe mbështetjen tonë më të plotë.

Kjo është rruga e punësimit, rruga e zgjerimit, të këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm i cili në fushën e shërbimeve po zë një peshë gjithnjë e më të madhe pasi ne kemi shumë të rinj dhe të reja të cilët kanë aftësi për të përdorur teknologji, për të mësuar dhe për t’u thelluar në gjuhët e huaja dhe të ofrojnë një shërbim mjaft të kualifikuar për kompani të huaja dhe për kompani vendase që realizojnë këto shërbime”, tha  Meta.

Zv/ Ministra e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana (Mara) Sula vlerësoi hapjen e këtij biznesi si një mundësi për kualifikimin e të rinjve dhe të punësimit të tyre.

“Është një iniciativë e mrekullueshme. Nuk është vetëm për plotësimin e nevojës të një komuniteti në nevojë, por njëkohësisht është kualifikimi profesional dhe punësim i shpejtë dhe me kushte të mira.

Shoh që kompania ka plane për zgjerim dhe i bëj thirrje edhe rinisë që të vijë të marrë kualifikimet profesionale në gjuhët e huaja dhe me teknikën e shitjen përmes “Call Centerit”.

Kështu që  është një shërbim i cili po vë pikat mbi “i”, pikërisht aty ku janë plagët, tek punësimi rinor. i uroj suksese të mëtejshme biznesit dhe këtyre të rinjve që sot po provojnë shijen e punës për herë të parë”, tha zv/ Ministra e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. /gj.k/

11 komente në “Meta inauguron një Call Center: Mbështesim inisiativat që krijojnë vende të reja pune”

  1. illyrians says:

    Fillo e fol shqip ne radhe te pare o Lilo shtanga, inisiative = nisme.
    Po me Call Centera do na genjeni ju o Ilir floriri? Ku jane dnermarrjet, fabrikat, firmat e huaja?
    Ripjellje leshi me Lilo kokviçin ne krye.

  2. bekim says:

    e di si eshte bere Meta tamam si ky princi, por ky ua ben kete oferte modeleve dhe gazetareve te Shqiperise, urojme te mos dale edhe nga studentet

    http://bit.do/kim-kardashian-pranon-oferten-1-mln-te-princit-saudit-per-tu-palluar-fort-nje-nate

  3. Sur Vejimi says:

    Kush e gjen se cfare “prodhohet” konkretisht nje call center…

    1. Ngjala lalzi,

    2. Thashetheme,

    3. Spiunllek per qellime reklamash

    Kush e gjen do te fitoje nje udhetim falas per ne… SHtepine Ilegale te Kurvave (SH.I.K)

  4. ?! says:

    Ja dhe punesimi u realizua ,cfare doni me ????

  5. Gezimi says:

    Jo more kryetar i kuvendit, nuk shtohen vendet e punes me Call centera dhe Fasone! Ata jane disa shushunja qe po i ngrini ju te LSI per te perfituar nga ata shqiptare hallexhinj qe po i detyroni te shkojne e te shesin krahun e punes per 5 leke! Mendoj se nuk ka turp me te madh, aq me teper, kur kete e propogandon me te madhe nje njeri qe fare rastesisht dhe me te padrejte eshte vene ne krye te kuvendit, kur vendi i tij duhej te ishte ne burg!

  6. tan says:

    Po crendesi ka se qysh punesohen..mjafton qe cojne ne shpi e pakta nga 400 mije leke ne muaj..mjafton te vij leku..pune e madhe si dhe qysh..apo skeni cthoni..dhe mjafton te shajme licon

  7. Likja says:

    Mire e ke ti o Flori, por kjo nuk eshte pune. Vafshi atje ku therret perdite shpirti i popollit: ne esfelte!

  8. tan says:

    pse sqenka pune..cfare pune duhet me bere qe te quhet pune..te shemben malet.
    kjo pune u be si puna e gomarit me ujin..aty thote qe do punesohen deri 500 veta.
    sa te ndertohen edhe njehere nga e para minierat dhe fabrikat..iken nje brez…prandaj gjysma e te keqes. sa pa pune hic

  9. AK-47 says:

    Bravo Lilo, pervec fasoneve paske kap edhe call center-in… Goxha perparim…si Bangladeshi!!

  10. rilindja says:

    KETO center I hapin italianet per shfrytezuar fuqine e lire punetore ketu ne shqiperi ,rroga qe marrin eshte 200.000-250.000, me keto rroga ata duhet vetem te ushqehen me buke e djathe,kjo eshte perspektiva qe I jep qeveria te rinjve,prandaj duhet te gjithe ne proteste deri ne perbysjen e qeverise.

  11. bisha says:

    Keto jan biznese italiane e sakt kjo dhe na shfrytezojn ne qe punojm atije, po dua tju them se paguajn me mir se cdo biznes shqiptar. dhe paguajn me ore 1.7 euro ora deri ne 2.5 euro ora. nje rrog qe shkon deri ne 370 euro muaj nuk esht keq per te rinjet ne kete koh, kur ata te fasonave 200 mij te japin. tirana eshte mbushur plot me call centra dhe shyqyr qe jan se ku do vinin gjith keta studente cdo vit qe mbarojn studimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje