Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku, komenton zhvillimet që po pasojnë procesin e ankimimit të reformës territoriale nga opozita duke e konsideruar atë një luftë politike nga dëshpërimi.
Kopliku thotë se problemi real që ka opozita është populli shqiptar që nuk e voton dhe jo teriotri shqiptar ku jetojnë votuesit.
Cili është komenti juaj mbi reagimet e opozitës ndaj ndarjes teritoriale?
Komisioni i Reformës Territoriale ka ndjekur të gjitha procedurat që parashikohen në Kushtetutë për realizimin e një reforme të tillë. Për të i është kërkuar mendim komunave dhe këshillave komunare. Gjysma kthyen përgjigje, disa të tjera jo. Kushtetuta parashikon që merret mendim për reformën dhe ne ashtu kemi vepruar, pavarësissht se disa njësi demokrate nuk kthyen përgjigje pozitive. Pretendohet se nuk është marrë mendimi i banorëve. Por duhet të kuptojmë se referendumi nuk është e vetmja formë për marrjen e mendimit, është vetëm një nga mënyrat.
Ne kemi marrë mendimin e këshillave të komunave dhe bashkive, të cilët gjithashtu përfaqësojnë banorët që i kanë zgjedhur. Ne nuk kemi dashur të bëjmë një reform të majtë apo të djathtë, ne kemi shprehur si mazhorancë qëllimin tonë për të bërë një reformë territoriale. Kjo është reforma e vetme që është mbështetur nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që faktori ndërkombëtar të shprehet në këtë formë sidomos në situata apo reforma në të cilat evidentohej dualitet midis krahëve të kundërt politik.
Çfarë ndryshimesh do të kenë në buxhet për njësitë e reja administrative?
Buxheti i njësive të reja vendore do të jetë shumë më i madh nga ato që kanë qenë. Tashmë njësitë vendore do të marrin shumë më tepër kompetenca. Për 6 muajt e para do të jepet një fond i caktuar, vetëm për shpenzimet operative, ndërkohë që fondi për njësitë administrative është shumë më i madh për gjysmën e dytë të vitit 2015. Kjo ndarje e fondeve është bërë në mënyrë që të mos abzuhet nga kryetarët e njësive vendore gjatë kohës së largimit të tyre nga postet që kanë aktualisht. Por për drejtuesit e këtyre njësive administrative do të ekzistojë mundësia të aplikojnë në projekte të ndryshme.
Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pretendimin e PD-së e cila ka kërcënuar edhe me bojkot të zgjedhjeve?
Gjykata Kushtetuese në vendimin e parë la në fuqi ligjin e ndarjes së re administrative të miratuar nga qeveria. PD nuk ka asnjë argument në të gjithë aspektet e jetës së saj parlamentare dhe mundohet të kapet pas artificave. PD po përpiqet të bëj kauzë të saj diçka që nuk ekziston. Të gjithë e kuptojmë që po e bëjnë për luftë politike, pasi vetë PD ishte për kryerjen e reformës territoriale, madje ata bën edhe konferencat e tyre megjithëse nuk ishin dakort me numrin 30, 40 apo 60 të njësive administrative.
I vetmi problem real që ka Partia Demokratike është problemi që ka me popullin shqiptar me votën e tij. Ajo nuk ka problem me teritorin ku banojnë këta votues, por me faktin që ata nuk e duan. Por ne nuk mund të ndërrojmë as popullin, dhe as teritorin për ti bërë qejfin opozitës.
POPULLI QE MBESHTET FORCEN E TIJE POLITIKE KERKON TE I QENDROJE AFER DEPUTETET KUR JANE NE PUSHTET QE VIJNE NGA VOTAT E TIJE , SE KUR JANE NE OPOZITE VIJNE NJEREZIT TE SHPRESA E TYRE QE JU MOHOHET GJATE QEVERISJES SE MBRAPSHTE .
JU DEPUTETET E SHKODRES DUHET TE JENI ME AFER PROBLEMEVE TE QYTETIT DHE VOTUESVE DHE JO TE I LIHEN TE GJITHA FAJET BASHKISE , SE BASHKIA KA 24 VJET QE NUK BANI GJE TE MIRE PER SHKODREN , PERVEÇ PUSHTIMIT TE TERRITOREVE PUBLIKE DHE PISLLEKUT QE KANE MBULUAR QYTETIN , LUMEJTE DHE LIQENIN .
SHKODRA KA MBETUR PA LULISHTE DHE ME STADIUM GJYSMAGJEL ,PA BISNESE TE FUQISHME DHE ME PAPUNSIMIN ME TE LARTE NE SHQIPËRI .
Po po shoku Namik!! Kur ishe ne opozite i ke kercit dyerve te shkodraneve per komisionere se nuk vinte njeri per te ruajtur voten e socialisteve ne Shkoder. Ky komisioner ka ardh dy here e ka ba detyren duke ruajt voten dhe per kete PD kur ishte me LSI e hoqen nga puna.
I premtove pune TI, kur te marrim pushtetin…
E moret pushtetin dhe komisioneri i shkrete duke te uruar fitoren te kujtoi premtimin, dhe ti i the : Mos te te shoh ma!! Ca jam une Jozefina me gjete vende pune?!!…
Dhe komisioneri socialist vazhdon te jete pa pune, ne pune eshte zevendesuesi nga LSI qe eshte ne pushtet tashti me PS….
Historia vazhdon, zgjedhjet do te vijne prap…
Per kujtese: nje bushatli shkodran i cuditur nga rezultatet e zgjedhjeve tha: ta kishim dite se del rezultati keshtu na i kishim vjedh votat… dhe do ti vjedhin prap…dhe shoku Namik do te kerkoje perseri komisionere ne Kiras…
he Namik je ba pal me moçaloret. ke kujdes se ne shkodranet ja kena pa sherrin injorances moçalore e koleres se kuqe
z. Kopliku eshte shume i pregatitur dhe i sakte ne ate qe thote.
Ore moçal, si ke emrin paske dhe trutë, po ku e sheh kaçurelin me moçalin këtu!
Namiku duhet të drejtojë se është burrë i ndershëm .
Po rama do të uhëheqë me Tomën!!!!!.
komuniste me rrenje si bashkom kopliku.qelbsire rilindje te enverit e Hysni e vito kapove.
Shume i sakte
Profesor namiku eshte njeri i nderuar dhe shume i pregatitur per ato qe e njohin si nga pd apo nga ps, po fatkeqesisht ngeli ne detyren e tij per te perfaqesuar votuesit e shkodres, votebesimin e te cileve e shkatorrovi krom doshi me injorancen e djallezuar pa limit.
Jam dakort se deputetet e Shkodres nuk jane shum aktiv ne pushtet, tash qe presin qytetaret qe i kane votuar kjo u pa dhe ne festimin e 70 vjetorit te çlirimin e Shkodres dhe te gjithe Shqiprise , ku u vendosen kurorat ne lapidarin , e demtuar , te brigades 27 sulmue ne vendin ku u nisen dy brigata me te rinje e te reja partizan per te çliruar tokat shqiptare nen Jugosllavi dhe per te hyre ne historine e lavdishme te LANÇ , pse nuk ishte riparuar , prej kujt frigohen me ba pune te mira qe i mirepret shumica e qytetareve , apo duan me ndjeke moden e puthadoreve te çdo pushtuesi ,
Shkodra eshte lene ne harrese nga te dy krahet e politikes per 23 vjet per tju marr votat qorrazi me premtime boshe .