Presidenti Bujar Nishani ka propozuar kandidaturën e tij për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, sipas binsjes së tij në zbatimin e Kushtetutës.
Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke komentuar në këtë mënyrë dekretin e Kreut të Shtetit, i cili pritet të hyjë në procedurat parlamentare sesionin e ardhshëm.
“Presidenti ka vepruar sipas bindjeve te tij në zbatueshmërinë e Kushtetutës, Parlamenti do respektoj kushtetuten dhe ligjet ne fuqi”, tha Meta duke folur për dekretin e Nishanit, i cili ka propozuar Gent Sejkon si kandidat për Guvernator të Shqipërisë, ndërkohë që nuk është anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë.
I pyetur nëse zgjedhja e Guvernatorit do të jete brenda bordit, kreu i Kuvendit, ilir Meta, shprehet se është ende herët për ta thënë. Më tej ai thekson se momenti i rëndësishëm do jetë vetëprezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti.
“Presidenti ka kompetenca që ia jep Kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatim të kushtetues, njëkohësisht edhe Parlamenti do të respektojë Kushtetutën edhe ligjet në fuqi.
Natyrisht për të thënë fjalën e fundit, duhet të vijojmë të gjitha procedurat parlamentare deri në seancën Plenare.
Edhe më parë e kam theksuar se moment tjetër i rëndësishëm do jetë prezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti.
Absolutisht besoj se ka një mirëkuptim mjaft pozitiv dhe të përgjegjshëm“, tha Meta. /gj.k/
@@Bravo Shoku ilir Meta, ashtu eshte Presidenti eshte “Kompetent”, pse kot themi kemi “Shtet-Ligjor”…or babamp???Na degjo Liro…si duket ky i Riu Mbush apo nuk Mbush fare??He do marresh ndonji “Koqe” Euroje ti??Festa kemi..apo jo…na Liro me dukesh i Dobesuar kohet e fundit..Ruaju ..ruaju mos na semuresh se “Mezi” te kemi..c´do behet me ne po vate ti???He te na “Rruac”…lol
E vertete.
Bindja e Nishanin ne shifra mund te percaktohet 30 %.
40 % PS,30 % PD dhe 30 % LSI duket argument bindes.
Pritet te kundershtohet kjo kanditature nga Braçe,gjithmone mbas kenges o gjate kenges “Te ka lali xhan te ka lali shpirt”. (Se Braçen i shikojne te vogel,jo vetem nga trupi ).
Tani ta pyesim Kokelopen Hajdut te Floririt: Kur do ta kthesh Floririn qe vodhe? Kur do i kthesh parate e tenderave qe vodhe e qe u pe me video, ze e figure? Kur do te perfundosh ne BURG bashke me gjithe bastardet e tjere me pushtet qe kane vjedhur Shqiperine?
Mirekuptimi qenka pozitiv dhe i pergjegjeshem kur nje FullHajni Del dhe nje i Paafte i mirenjohur dhe Medioker hyn ne institucion!!!
Sa kohe ne Shqiperi, do te kene dore te marrin vendime ish komunistet funderrina dhe pjellat e tyre po aq funderrina, Shqiperia do te vazhdoje te nglelet ne fund. Fatkeqesisht shtresa e llumit vazhdon te kete ne dore fatet e vendit, prandaj korrupsioni i atyre qe kane pushtet ka kapur majat. Kurse Elita e Vendit ende sheh me perbuzje bastardet me pushtet qe kane kapur vendin, te cilin ua la trashegim diktatori Enver Hoxha dhe krimineli Ramiz Alia.
Si Mjer Shqiperia!