Ministri i Shëndëtësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur përmes rrjetit social Twitter akuzave të Partisë Demokratike mbi paketat shëndetësore që po u ofrohen qytetarëve shqiptarë.
“Të nesërmen e ditës së mbulimit universal, PD ishte e dëshpëruar se 100 shqiptarë përfitojnë për x1 shërbim pa pagesë edhe në spitalet jopublike.
Pasi demonizuan mjekët&vendosën celulat e shërbimeve sekrete @mjediset e QSUT nën qeverisjen e tyre, tani përçmojnë & punën e tyre shkencore”, shkruan Beqaj.
PD deklaroi pak më parë se sistemi i paketave te mjekimit falas në disa institucione private është mashtrim dhe nuk është risi. /gj.k/
Po jepi para privatit kur ske para per gjera elementare ne sherbimin publik, e kuptohet pse behen se “Paketat” kane perqindjen per ministrin, e sic tha dhe Shehu i PDse dhe ata i kane bere e keta sjane te paret, keta vetem vazhdojne me tej kete pune. Ky eshte ministri me jasht realitetit te njerezve por qe kur ka ardhur vetem jep sherbime te privati e ndryshon barnat qe dihet per se behen.
Zoti Beqaj mos u merr as me PD dhe as me Tritan preshin ,megjithese si mjek duhet respektuar.Ky eshte nje premtim i mbajtur ,por vemendja me e madhe duhet ne kthimin e spitaleve ne te pershtatshem ku te plotesohen kushtet si dhe per qendrat mjeksore ne mbare Shqiperine qe jane ne gjendje te mjerueshme si rezultat i shtetit rrumpall te Tritanit dhe Saliut.Shendetsia e sotme kerkon revolucion dhe inisiativa juaj per te parandaluar semundjet e ndryshme nepermjet kontrolleve periodike I ka shqetsuar ish qeveritaret qe ndejten 8 vjet ne pushtet dhe e xhvershen nga xhepoat shqiptarin. Vazhdoni me kurajo dhe mbi te gjitha me transparence ku populli te dij ku shkopjne fondet e tij ne ministrine qe ju drejktoni.