Kina bën gati miliarda dollarë për Europën Lindore dhe Serbinë (dhe ndoshta për Shqipërinë)

12 Dhjetor 2014, 19:14Politika TEMA

Në të ashtuquajturin Samiti 16+1 të shefit të qeverisë kineze Li Keqiang me 16 homologë të tij nga Europa Lindore dhe Juglindore të gjithë presin investime të mëdha nga Pekini. Para takimit të nivelit të lartë Serbia do të inaugurojë urën mbi Danub, ndërtimi i së cilës është financuar nga Kina.

Si pjesë e strategjisë së re të Kinës, për tu angazhuar më shumë jashtë vendit dhe për të hapur tregje të reja, udhëheqja në Pekin ka bërë gati një kredi prej 10 miliardë dollarësh për rajonin. Europa Lindore mund të përfitojë. Sepse qëllimi afatgjatë i Kinës është të vendosë lidhje tokësore dhe detare me Europën. Prandaj në qendër të interesave janë portet, rrugët, hekurudhat, telekomunikacioni dhe centralet e energjisë.

Investimet në Ballkan

Një nga pikat e rëndësishme për Kinën është Serbia, ku deri tani janë investuar më shumë se dy miliardë euro. Gjatë Samitit do të diskutohet për një projekt tjetër të madh: modernizimin e lidhjes hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit. Kostoja është 1,5 miliardë euro.

Parlamenti i Malit të Zi së fundmi i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të pjesës së parë të autostradës për në veri. Banka kineze Exim Bank ka gati një kredi rreth 690 milionë eurosh për këtë. Në Maqedoni firmat kineze janë duke ndërtuar që prej fillimit të vitit një autostradë mes Kërçovës dhe Ohrit, me një kosto prej 175 milionë euro. “Investimi më i madh në infrastrukturë në 50 vitet e fundit”, thotë shefi i qeverisë Nikola Gruevski.

Kina gjithashtu mund të financojë edhe “Rrugën e Arbrit” në Shqipëri.

Për të gjitha këto projekte përdoren para të marra me kredi në bankat kineze dhe punimet kryhen gjithashtu nga firma kineze. Kompanitë vendase mund të marrin një copëz të vogël vetëm si nënkontraktuese. Megjithatë paratë e ardhura nga Pekini janë të mirëpritura, sepse në pjesën më të madhe të këtyre vendeve ka vite që nuk investohet në infrastrukturë. Shumë shtete nuk janë të zhvilluar ekonomikisht dhe nuk mund t’i përballojnë me shpenzimet e tyre. Dhe paratë për shembull nga Banka Botërore, BE, apo SHBA, vijnë si me pikatore.

Diplomacia europiane e shqetësuar

Diplomatët europianë në Pekin e shohin me kritika këtë samit të Kinës. “Përçaj dhe sundo”, e përshkruan një diplomat i lartë planin e Kinës për të ndihmuar me kredi vendet e BE. Li Keqiang do të pritet në Beograd si “Perandori i Kinës”, thotë ai më tej. Dokumenti final i Samitit do të prezantohet nga Kina dhe pjesëmarrësit e tjerë nuk mund ta ndryshojnë. Në këtë mënyrë Pekini mund të largojë nga pozicionimi i tyre europian disa vende të vogla anëtare të BE dhe në këtë mënyrë BE të mund të ndahet, ankohet diplomati./DW

20 komente në “Kina bën gati miliarda dollarë për Europën Lindore dhe Serbinë (dhe ndoshta për Shqipërinë)”

  1. epo... says:

    me vjen inat se i doli llafi sales per kinezcen dhe per hekurudhen.
    perfundimisht nuk na e paska patur fajin sala, po keta evropianet, qe kane kaq vjet as na q..ne as na leshojne.
    tak, del kinezi, a pim pak caj pastaj ju japim ca lek edhe…kush i futet kinezcesh, s’kemi as moshe, na vajti jeta ne tranzicion

    1. ndue says:

      Liu Ngul Nsum e ka hap thesin per hajdutet e ballkanit…????

      cik si e veshtir meu besu nga skipetari kokeshkemba…

  2. Toni says:

    Europianet jane me shume kerkesa dhe te japin nje pike uje pasi je shtrire barkas me duke u lutur per pak buke. Ne duhet te shohim per investime ne vendin tone. Kina eshte ekonomia numer nje e botes dhe ka para per te investuar, dhe i jep me shumice dhe jo me pikatore. Ashtu sic edhe ka thene KM jone Europa ben taktika por jo strategji dhe durimi i jone eshte sosur me Europen. IMF dhe BB mezi nxjerrin para dhe me interes te larte. Shqiperia duhet te shikoje, ashtu sic edhe po ben, per investime alternative. Europa duhet te financoje projekte te medha per rritjen e komunikimit te vendeve Ballkanike me Europen dhe me njeri tjetrin. Kjo do te sjelle fitime per Europen dhe vendet e Ballkanit. Por Europianet zihen me njeri tjetrin dhe na shikojne me racizem, si delen e zeze dhe veten e tyre si superiore. Kjo nuk eshte menyra e komunikimit mes njeri tjetrit. Kina ka ndertuar nje strategji te forte per investime ne bote. Investimet e Kines i sheh edhe ne Afrike, nje toke e virgjer. Po ashtu edhe ne Ballkan dhe vende te tjera. Frika e Perendimit po i le ata mbrapa. Kina po avancon ne ekonomine boterore. Europa dhe Amerika e Kanadaja duhet ta shohin kete me frike.

  3. Pelasgiani says:

    Pavarsisht se Kina nuk eshte demokratike as per vete dhe as ne investime ne vendet e vogla s’mund ti themi jo. Diploleshi eurokurve nqs nuk ka qejf investimet Kineze atehere le ti beje thirrje qeveritarve te kopese BEEEEEEEE qe para se te investojne ne Kine e ne vende te tjera aziatike te ndihmojne nje here vedet fqinje . Ps – ” Kinen e krijut ju bashke me USA duke i lene kompanite tuaja te investojne ne Kine e duke fut mallra Kinez me tonelata e pa kontrroll ne Europe e USA”. Sic po vepron sot Kina dikur vepronte Japonia duke blloku me lloj lloj skemash importin dhe mallrat jo japoneze ndersa vet exportonin lirshe
    m mallra te cileseve te dobeta dhe kopje ne cdo detaj te firmave Amerikane dhe Europiane si psh Sony , Nikon , Canon , Toyota ,Lexus ect ect . Edhe sot kopjojne cdo gje , te njejtin ves kan edhe Koreanet , te njejten ves edhe fisi Han qe fjalen”Kopjim” e kan te barabarte me fjalen “Mesim”. Silluni prap nmenyre demokartike me aziatiket se keni per te perfundu skllever te tyre.

  4. Treviso says:

    Ky samit do te trondise BE. Kete samit e shikoj me shume pikpyetje. Industria Kineze nuk i pergjigjet standarteve te CE. Industria kinese eshte vetem per lojna kalamajsh, dhe keto lojna qe prodhojne shumica dalin tokside. Shqiptaret e dine shume mire industrine kineze, se na ndertuan Kombinatin Celiku i Partise ne Elbasan.

    1. Toni says:

      Me sa duket spaske vizituar ndonjehere Kinen more treviso. Kinezet nuk jane me ashtu sic i mendon ti me pantallona doku dhe me kepuce lecke si ne kohen e Kombinatit Metalurgjik. Kina ka bere perparime te papara. Nese viziton Kinen do te shohesh qe rruget e tyre ja u kalojne nga cilesia edhe atyre Europianeve. Pale tunelet e tyre fantastike! Prandaj te ndihmohesh nga Kina per te ndertuar rruge dhe hekurudha te trenave te shpejte dhe te lidhesh me Ballkanin dhe Europen eshte dicka pozitive. Europa nuk do te investoje, atehere shume mire investimet duhen marre diku tjeter.

  5. Kot says:

    Cdo dite e me shume qe Ps-Lsi po udhheqin ne kete vend,me ben me shum ta adhuroj Sali Berishen,kurre skam qene pro tije, me kujtohet si e ironizoshin kur flista per investimet nga kina,pra kjo qeveri qe sote eshte ne pushtet thjeshte erdhi me genjeshtra me ndihmen e medies te tyre qe prapagatonte cdo dite,prap pa plan e pa nje synim,thjeshte per te rjepur kete popull sic e rjepi pasardhesi,nje mut njeri e nje bajg tjeri,te njeten ere kan.

  6. tfg says:

    gati gyzelet sumen,per ndertimin e big xhamise……….me para kineze!

    1. Toni KS says:

      Suma gayreeke u hap e para per dhrahmite e Qam Qungut. S’ka gje jeni mesuar historikisht te merrni materialin gjenetik te races aziate.

  7. AUAAA!!!!!! says:

    Po me tere mend kot fare qeke.

  8. demokrat says:

    Kinezet nuk heqin dore kollaj nga kinezerirat dhe hatermbetjet prej femije te llastuar. Kina ka nje memorje shume shume te dobet, mbase eshte rasti qe ministri yne i jashtem megjithe vetpermbajtjen duhet tja kujtoje mInistrit kinez se nuk ishin as lakejte e Moskes, si Rumania per te mos permendur te tjerat qe e ndiqnin symbyllyrazi ne politikene saj antikineze, por as Jugosslavia e Titos,ajo qe mori flamurin ne OKB per nje periudhe me shume se 10 vjecare per zevendesimin e Tajvanit me Kinen.Perdorimi i Shqiperise nga ana e Kines duhet pare pikesepari nga ana politike. Kina eshte ne anen e kundert te demokracise, nje vend larg Shqiperise dhe pa me te voglin sensibilitet ndaj Shqiperise. Shqiperia nuk ka vend dhe as kohe per eksperimente te llojit kinez, si ato te Afrikes. Shqiperise i duhen disa investime madhore ne energjetike dhe transport, nese fqinjet tane apo satelitet e Moskes, askush mos te dyshoj se Cekia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria do te jene partnere reale te NATOS dhe BE, jane kapur pas dragoit kinez, Shqiperia fare mire keto investime mund ti gjeje fare kollaj ne partnere real politike dhe ekonimike si Norvegjia,Japonia,SHBA pse jo dhe Republika e Kines, sic njihet ndyshe edhe Taivani.Dhe ne kete rast duhet permendur rasti i Maqedonise e cila e ka njohur Taivanin dhe merr investime kineze, ndersa Shqiperia qe ndjek qorrazi politiken e nje Kine, merr si dhurate Institutin e konfucit, dhe nje radiostacion te inteligjences Kineze!!!Shqiparet me dritshkurtesine e tyre nuk kane pse te ankohen per mungesen e ndihmes nga Perendimi. A nuk ishte Z.Basha me dtrishkurtesine e tij qe ndoqi ne menyren me vulgare Generall Electric ne diten e pare ne ministrine e pare te radhes qe anuloi nddertimin e trenit te shpjetesise se larte se segmentin Tirane-Durres?Ky ishte akti i pare prej deshtaku i Bashes, dhe nje akt antiperendimore dhe europiane duke zbuar investitoret serioze te cilet nuk mund te japin cekun aq shume te deshiruar nga ministrat shqiptare.Rezuktati shihet, nje Shqiperi unikale ne bote qe mijevecari i trete po e ze ashtu si fundi i mjevjecarit te dyte, pa transportin publik me te lite , me eficent dhe ekologjik, kjo fale nje klase politike dhe nje opinioni publik qe akoma sheh kinezerira me sy hapur.Larg murtajes nacional-komuniste te Pekinit.

  9. shqiptar says:

    akoma me europen ju Europa e shikon ballkanin me perbuzje dhe u duket vetja rrace superiore kam jetuar ne europe dhe as nuk duan tia dine ku bie shqiperia serbia apo ballkani biles kur ua ze ne goje shtremberojne surratin per cdo shtet ballkanik
    ankohet diplomati europian per investimet kineze dhe thote kina vepron perca e sundon EUROPA VAJTI 24 VJET TEKE NE QE PERCA E SUNDO

    EUROPA INEVESTON TEK VETEM PER SHTEPINE E GAY ME KRISTI PINDERIN NE KRYE JA KJO ESHTE EUROPA QE E BERI BALLKANIN GJAK E HI

  10. Hamza Llukaj says:

    Nje gje nuk kuptohet nga keta europianet edhe nuk te ndihmojne per te zhvilluar vendin,por edhe nuk te lene ose te pengojne me ata qe kane mendimin e mire te te ndihmojmne, neve jemi nje vend i vogel dhe mund te na ndihmoje kushdo qe eshte shtet i madh pse te mbesim peng i europes plak e kurve pasi i ka te dyja, nuk e di se me se na ka ndihmuar europa neve por vetem se cfare na ka marre, ose ka perdorur parate e taksapaguesve te tyre per ti sjedhe ato ne shqiperi e per ti vjedhe ata vete ne bashkepunim me hajdutet tane, e jo gje me shum, thojn se do te investoje gjermani fuqishem tek ne, por neve tani jemi ba si ajo kurva qe shkon me gjithkend e nuk din se kujt tia prish e kujt tia ndreq.
    Duhet te jemi me te vendosur ne politiken tone te pavarur e nuk duhet te behemi servil te kerkujt, pasi mardheniet duhen te jene reciproke dhe mbi bazen e interesit te dy paleve kush do qofte ai, akoma nuk eshte ndertuar nje gje e mire tek nene ,pervec ajroportit edhe ai eshte bere me hile ku nuk mund te konkuroje tjeter per vec atij,neve nuk kemi politikane reale e te vendosur ne zhvillimin e ketij vendi nuk duhet bazuar forcimi i shtetit tek njerezit e papune e te varfer sic po ben kjo qeveri e cila eshte bere tmeri i qytetareve sot,ku per te mbushur arken e saj perdor shtrydhjen e qytetreve dhe nuk i pjell mendja qe te beje dicka ndryshe, ku ne ate madh qe eshte energjia eshte ndertuar me kocat e atyre qe sot shajne te dy palet keta vetem po e zhvasin e as gje tjeter me shum.sheh njerez kokemedhej qe jane neper zyrat e keshit ku cdo gje tjeter mund te kete ne ate kok por mend jo, nuk punesojne gra e vajza te reja qe kane mbaruar shkollat por njerez muskuloz e injorante qe nuk dine as te shkruajne, se si mund te punesohet nje mashkull mbi 90kg per te prere nje kopon prej 400lekesh te reja ne nje sportel vetem ketu ndodh e nuk punesohet nje invalid ose nje femer ne nje familje qe te gjith jane pa pune,Edi rama duhet ti shohe keto gjera sepse eshte turpi i shoqerise te zihen vendet e punes nga kok tula qe mund te punojne pune te tjera e jo neper sportele me ajer te kondicionuar me taksat e miletit plus pisdheqet qe ata bejne pasi shumica bejne punen e sekserit per shefin e tyre,

  11. Arben says:

    RRUGA E MENDAFSHIT KA HISTORI TE LASHTE.

    NE 1,000 VITET E FUNDIT TE HISTORISE, KINA KA QENE EKONOMIA ME PRODHUESE NE BOTE PER 700 VITE.

  12. astrit says:

    Jemi ne prag kolapsi ekonomik e shoqeror.Duhet te mari fund ideja se dilet nga ky kolaps duke shkuar sipas mendjes se “Fyerit” te radhes,Zogu, Enver,i Berisha Edi qe vendosnin me propotencene tyre injorante e shqiperia keq e ma keq. Duhet te mblidhen njerezit e afte te ekonomise e sektoreve te tjere te bejne studimet perkatese per zhvillimin kombetar e ky dokument te jete udhezues per qeverite e radhes te shqiperise per te arritur progres ekonimik e prosperitet.
    Ka shembuj pozitiv ne kete fryme ne bote mund ti lexojme e ti zbatojme ne kushtet tona.Ne kunderten do vazhdojme nga deshtimi ne deshtim

  13. Shqiptar Iliro Arian says:

    Te qifsha kinezet!

  14. hasan says:

    Njerzit nuk blejne gje me kete ekonomi nderkomtare te keqe nuk shof aresue qe te merremi me kapitalizmin e vdekur amerikan.Ka 20 vjet qe amerika ka vdekur

  15. Neki says:

    Gjithe bota eshte ne kolaps dhe ka qene keshtu pavaresisht se cfar hi syve i kane hedhur botes.Tani perendimi kurre nuk ka investuar pervecse ka mashtruar.
    Pastaj puna ka ardhur te zgjides ke ilac te keq do pish.europa dhe amerika nuk vlejne dy grosh dhe ka qene mire te thuheshin dekade me pare se kaq kot jane.
    e morem veten ne qafe kot ketu qemoti.

  16. miri says:

    Europa ndoshta nuk investon se kemi qeveri pas qeverie hajdutash te korruptuar.Mund te jete qe edhe skan interes.Nqs eurot jane “raciste superiore” ka zgjidhje puna.

  17. Faruk says:

    shqiptaret presin shume nga te tjeret dhe kerkojne shume pak nga vetja.
    thuhet qe amerika beri shume per shqiptaret? cfar konkretisht?
    luften e kosoves serbet do ta humbnin.serbia ka fituar ndaj shqiptarve vetem kur gjithe bota ka qene kunder shqiptarve.ok?
    Hajt shnet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje