Rama: Nuk kisha asnjë marrëveshje me Vuçiç për të mos folur për Kosovën në Beograd

12 Dhjetor 2014, 18:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është shprehur në një intervistë për revistën serbe NIN, se gjatë vizitës në Beograd më 14 nëntor nuk pati asnjë “marrëveshje fjale” me Aleksandër Vuçiç për të mos folur për Kosovën.

Nuk kishte asnjë marrëveshje të përbashkët për të mos përmendur Kosovën”, shprehet Rama.

Nuk e kuptoj se si është e mundur që të mos përmendet Kosova, kur ju e përmendni gjithandej”, ka thënë Rama, raporton Express.

Pavarësisht incidentit gjatë vizitës së tij të parë në Serbi, Rama nuk e konsideron vizitën si të dështuar.

“Jam shumë i kënaqur me organizimin, edhe pse nuk ishte ambienti perfekt që mund të tregonte mikpritjen. Protokolli kishte masa të shtrënguara për çështje sigurie. Por jam i sigurt që ju jeni shumë mikpritës.

Rama do të jetë sërish në Beograd më 16-17 dhjetor, ku do të organizohet Samiti Kinë-Evropa Qendrore dhe Lindore, ku do të jenë të pranishëm liderë botërore të mbi 16 vendeve. /Express

2 komente në “Rama: Nuk kisha asnjë marrëveshje me Vuçiç për të mos folur për Kosovën në Beograd”

  1. elda says:

    Po cmerreni me me ate pune zoti kryeminister eshte gjeja me e mire qe keni bere deri me sot pervec shum e shume te tjerave ajo ishte super e bukur.

    1. hekurani says:

      Po eshte marre gjithe bota me ato deklarata e u dukte qe ishin spontane e jo te planifikuara pasi me shume ishin pergjigje ndaj reagimit te turpshem te vucicit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje