Partia Demokratike po bëhet gati të kthehet në Kuvend, por mbetet e paqartë nëse rezultati që arriti e justifikon përdorimin e këtij mjeti ekstrem politik.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë janë në kërkim të një fundi me nder për bojkotin e tyre të diskutueshëm, që zgjat prej 5 muajsh në Kuvendin e Shqipërisë.
Opozita braktisi Parlamentin me pretendimin se ai ishte kthyer në “strehë të krimit” më 10 korrik të këtij viti, menjëherë pasi dy deputetë socialistë dhunuan demokratin Gent Strazimi. Pesë muaj më vonë, opozita i kthehet kësaj teze, duke i kërkuar si kusht maxhorancës, miratimin e një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit.
Bojkoti i ri i parlamentit riktheu ngërçin e vjetër në skenën politike shqiptare, duke ftuar edhe një tjetër herë në bord komunitetin ndërkombëtar për të luajtur rolin e arbitrit. Një marrëveshje paraprake mes opozitës dhe maxhorancës, e ndërmjetësuar nga zyrtarë të Parlamentit Europian mori dritën jeshile gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel, në fillim të javës.
Marrëveshja që do t’i hapë dyert opozitës në Kuvend pritet të formalizohet në fillimin e javës së ardhshme, pasi maxhoranca duket se ka rënë dakord që të miratojë projektligjin që ekspozon para publikut, deputetët me të kaluar të errët kriminale.
Një arsye e dytë që e ngut opozitën t’i rikthehet brenda këtij viti Kuvendit është rreziku i djegies së mandateve në seancën e fundit të vitit 2014. Ky rrezik ka krijuar një debat brenda së djathtës, ku disa deputetë janë më të paduruar se të tjerët për të ndërprerë bojkotin.
Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, i cili e fitoi mandatin prej listave të mbyllura të PD-së në zgjedhjet e fundit parlamentare deklaroi të enjten se ai do të kthehej në Kuvend më 18 dhjetor, me apo pa pjesën tjetër të deputetëve të djathtë.
“Bojkoti i opozitës prodhoi disa efekte pozitive, por nëse teprohet, mund t’i humbim edhe ato që kemi fituar,” i tha ai BIRN-it, në një bisedë telefonike.
Çfarë arriti opozita me bojkotin
Bojkotet parlamentare janë një sëmundje e vjetër e politikës shqiptare, të cilat më shumë se sa kauzave, u kanë shërbyer në të shkuarën interesave të lidershipit politik në të dy krahët.
Për të dalë me kokën lart nga kjo histori, Partia Demokratike po përpiqet të paketojë me ambalazhin e së mirës publike, arsyen “e dobët” që e shtyu të braktiste Parlamentin më 10 korrik. Ajo po përpiqet të fitojë pikë, duke detyruar maxhorancën të pranojë problemin e deputetëve të kriminalizuar brenda radhëve të saj.
Gjatë muajve të bojkotit, kryetari i demokratëve, Lulzim Basha shtoi dozat e kritikës për maxhorancën Rama-Meta, duke i akuzuar ata se kishin vënë gjithçka nën thundrën e pushtetit të tyre.
Për deputetin Dashamir Shehi, opozita ia doli të sensibilizojë opinionin publik dhe të ndërkombëtarizojë problemet që po shkakton maxhoranca aktuale. Ai sugjeron se tani ka ardhur koha që palët t’i rikthehen jetës normale parlamentare, duke zbatuar angazhimet që kanë marrë përsipër.
Në kërkim të një fundi për bojkotin
Përgjatë 24 viteve të tranzicionit, politika shqiptare është dominuar më së shumti prej kryeministrave që kanë udhëhequr me dorë të fortë. Të mbetura jashtë rrezes së pushtetit, partitë në opozitë e kanë përdorur shpesh bojkotin si një mënyrë për të mbijetuar, ose për të zgjidhur problemet e tyre të brendshme.
Partia Socialiste e Edi Ramës kaloi një kohë të gjatë jashtë Parlamentit pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009, me pretendimin se qeveria “Berisha” se kishte vjedhur votat. Rama kërkoi si kusht hapjen e kutive të votimit, por kundërshtarët e akuzuan se po e përdorte këtë manovër për t’i mbijetuar luftës së brendshme në parti.
Partia Demokratike e shpalli bojkotin pa kaluar 1 vit nga humbja drastike e zgjedhjeve parlamentare të 2013-s. Gjatë kësaj kohe, kryetari i ri, Lulzim Basha u kujdes paralelisht të forconte pozitat në partinë që besohet gjerësisht se kontrollohet ende nga Berisha.
I përdorur me tepri dhe jo pa dinakëri për forcimin e autoritetit të liderëve, bojkoti shihet megjithatë si një masë ekstreme dhe mbeturinë e një kulture të vjetër politike nga shumica e shqiptarëve. Ndërsa ndërkombëtarët, të lodhur nga ndërmjetësimet e shpeshta Tiranë-Bruksel, e kanë vendosur përmirësimin e klimës politike si kusht të parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Pasi e ka ndarë mendjen të thyejë bojkotin dhe të kthehet në Parlament, deputeti i opozitës, Dashamir Shehi rendit jo pa ironi si arritje të bojkotit edhe mbylljen e tij.
“Bojkoti është një masë ekstreme, por në Shqipëri e kanë legjitimuar të dyja palët këtë punë. Uroj që kjo të jetë hera e fundit dhe politika shqiptare të dalë njëherë e mirë nga kjo fazë,” përfundon Shehi.
Marrë me shkurtime nga BIRN
nje parti tipike mbrojtjes interesave vetiake pa horizont ashtu si pothuajse gjith partite e evropes , e cila do beje ato ndryshime ne vend qe do ja diktoje me i madhi ose me i forti brenda dhe jashte vendit, mungesa e thenjes te vertetes ashtu sic eshte te nervozon ne shumicen e ketyre partive qender te majta dhe te djathta, ndonjehere lideri ben diferencen nqs nuk eshte demagog kur arin te thote 2 te verteta ne 3 genjeshtra,ky lider nuk besoj se gezon kete, keshtu qe edhe brezi i dyte i kesaj partie eshte nje ngjashmeri e te parve por i veshur me moden e kohes.
Une mendoj qe Kuvendi duhet te organizoje nje sesion te jashtzakonshem, ta filloje ne 3 te mengjezit. Ata te PD vijne, asnjeri nuk i shikon.
Nja 1 jave duhet te vine shpejt dhe te ikin naten.
Ju do thoni, kur do pi raki Ristani dhe Paloka? T’ja sjellin shishen ne Parlament. Ata te dy nuk kane nevoje per meze.
Ta bajne tane diten bilance, bilanci i popullit eshte per ta nxjerre jashte ligjit nje ore e me paredhe Sali Berishen me banden e tij me i fut ne burg, kush e ka bere hallall. E per cfare po na duhet: me iu thane hajnave vidhni sa te mudeni se kur te vijme ne ne pushtet (kur te qethen vicat, me keta)do t’iu amnistojme, zaptimet qe keni patur do t’ua kthejme, rezistoni sa te mundeni mbasi Edi Rama don me kthye shtetin, ate qe e kemi shkerdhyer bashkerisht per 23 vjet me radhe, ku kujton se asht ai ne Ebrope, ne Gjermani? T’i marre me radhe gjerat, njehere energjine elektrike, njehre ujin, se populli po kalon ne krize tana pernjiheri. Pse s’ka thane keshtu edhe Tos Lubonja, i gjithdijshmi, (Gega Muc, qe s’i duhet dreqit pasha nji leke) Mustafa Nano, qe ne rreqethet shtati, kur shqiptojme kete mbiemer se ai tjetri, e ka afruar bash afer istikamin te Saliu, gjithe ceshtja eshte te rrezojne Edi Ramem, se radhe eshte e gjate, Edi s’pyeti per Enverin, le ma per SRB-in, per Tos cimcakezin etj. Ai eshte personfikim i rruspes!
Tani vazhdoni bilance te tjera ju. Bilanci mesiperm ju rregullon frymemarrjen, xhepin dhe shendetin. Per te tjerat shkoni te Kinostudio Lulzim Basha. Ai genjeshtrat i ambalozhon me nje qeshje alaguinplen (po lexoni ndonje liber, burra, oficere a cfare jeni e mos pyesni. Ky format nuk pranon as fusnoten dhe as fjalorthin ne fund. Pastaj, fundja merrni 128 se kane dale keto dite zogj policesh e ato jane me shkolle e kurse!
me turi pis nuk ka
O lul-Xim-ximi te doli boja … BE-ja dhe Gjermania t’a paska futur Ty “topin” ne xhep dhe jo Maxhorances, prandaj po dorezohesh … se as Ajo Koqevarja Parlamentit t’a dhiu … ngele me gisht ne goje.
——————————————————-
O Lul Xim-Ximi t’a kapen “VEFAN”.
“VEFA”,
hajduti gjigant “Piramidash” bashkepunetor i kriminelit Sali Bisha.
Mbesa “VEFAS”,
eshte sot gruaja jote e “Lul Xim-Ximi” sot “Milioner” dhe me parat qe i vodhe shtetit bashke me kriminelin Sali Bisha.
Verifikoni te ardhurat qe u ble shtepia nga Luli, me parate e vjedhura te vjehrrit, Manaxher i VEFA. Pse nuk shikohen transaksionet Bankare si u qarkulluan parate e shtepise?
Po kush eshte ne pushtet … Z.Rama apo
shale-thati dhe faqe-torba Lul Xim-Ximi ?
-Keto pika do respektohen jo si te doje Sali Bisha, por vetem me votat e Parlamentit.
-Sovrani ka besuar Z.Rama te perfaqesoj ate ne Kuvend dhe jo Minorancen (sic thoshte krimoneli Sali Bisha).
-Pra gjithcka do behet sipas kushtetutes “VOTA”.