Viron Bezhani tregon deputetin që spiunoi vëllain për të shkuar me gruan e tij

12 Dhjetor 2014, 09:19Politika TEMA

Pak ditë më parë, djali i Nazif Bezhanit, ish-kryesuesit të Komisionit për Verifikimin e Figurave, deklaronte për gazetën “Sot” se një deputet kishte spiunuar të vëllain, në mënyrë që të shkonte me gruan e tij.

Sot ai ka treguar për “GSH” se bëhet fjalë për një deputet të Dibrës, ndërsa nuk ka dhënë vetëm emrin.

Po ju tregoj një histori që vetëm në një gërmë që unë kam shtypur, doli një dosje mjaft e poshtër, për të cilën im atë thoshte se nëse kjo botohej, kush e di sa vetë do ta pësonin.

Është historia e një deputeti nga fshatrat e Dibrës, që futi në burg të vëllanë për të shkuar me nusen e vëllait.

Nuk është ndonjë problem t’i them edhe emrin, por është shumë e rëndë”, thotë Bezhani.

Për këtë arsye ai shprehet se është kundër hapjes së dosjeve, pasi sipas tij, do të shkaktoheshin konflikte edhe brenda familjes./b.l

37 komente në “Viron Bezhani tregon deputetin që spiunoi vëllain për të shkuar me gruan e tij”

  1. analist says:

    lajm i vjeter.

    1. kriminel says:

      kur zbret katunaria m’qytet atdheu osht m’rrezik

      ? ? ? ?

      Kurre nuk do ti cvelresohet aktualiteti I Q. Mulletit…’largpoms’

      po te vije kokrra e katnarit pi dibre qe nuk di me shkrujt dhe te behet ligjvenes….only in Albanistan…

      1. Partizani says:

        Hapni dosjet qe te PASTROHEN maloket duke vrare njeri tjetrin!
        Sigurimi i Shgtetit per spiune mbante vetem ish te perndjekurit,se ata i rrefenin njeri tjetrit se cdo benin!
        HAPINI DOSJET te zhduken jeniceret e Berishes nje here e mire!

  2. Hm... says:

    nje problem madhor ai i dosjeve qe duhen bere transparente pa cennuar kohezionin social. Si te spiuneve te kohes ashtu dhe agjenteve te huaj… por ajo qe stonon eshte fakti qe del djali i nje ish-funksionari publik e tregon cfare ka pare tek tavolina e babait. Sekretet e shtetit duhet te mbeten te tilla deri ne zbardhjen zyrtare dhe jo te behen objekt thashethemesh individesh qe nuk kane pune fare me to.

    1. fgtz anticensurë rtzui says:


      unë do të shtoja se viron mundësi pak nga pak po këthehet në një “subjekt penal”!!nuk ka rëndësi se si ai i ka parë këto dokumente,por ai po nxjerr një sekret shtetëror!!nxjerrja e sekretit shtetëror është e dënueshme penalisht!!
      përveç kësaj ky debil po i hap vetes punë me persona të përveçëm!!thotë se ëhstë një deputet nga fshatrat e dibrës që ka bërë këtë e atë!përveçqënjes spiun ka qënë dhe imoral brënda në familjen e ngushtë!!kjo e dyta është më e rëndë se e para!si për familjen e tij dhe për shoqërinë!!
      tashti del pyetja:sa deputetë nga fshatrat e dibrës ka pasur në parlamentin pluralist shqiptar??1,10,100 apo më shumë??
      sado që të ketë pasur janë njollosur të gjithë!!kuptohet vetëm ata që kanë pasur vëlla të burgosur!!të tjerët jo!(po ec e gjeje librin e shtëpisë të të gjithëve,kështu që mjafton të dish se filan deputet është nga dibra dhe përfundimi SPIUN)
      kështu duke bërë llogari të tilla mund të mbeten pak nga ata që mund të dyshohet!e keqia është se të gjithë mund të të akuzojnë për shpifje!!
      eh mor viron,mor viron kushedi se sa ke përfolur nëpër kafenera,me emër e mbiemër,deri sa arrite të shfrytëzohesh nga gazetarët!!
      eh mor njerëz idiotësia tek ne ka zënë rrënjë!!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
      sa herë duhet të ma kapësh o mero?për të ma lëshuar!!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

  3. Dosja Saliniste says:

    Dosjet e komunizmit, edhe pse po mbushet plot nje cerk shekulli, duhet te hapen. Duhet te hapen, edhe cdokush eshte i qarte ne vetvete se shumica e tyre ose jane zhdukur pa lene gjurme, ose jane manipulluar teresisht, ne interes te atyre qe i kane patur dhe i kane akoma ne dore.

    Po te ishte se dosjet e krimeve komuniste duhej te hapeshin sic duhet, kete iniciative duhej t’a merte ne dore populli (jo studentet e tredhur te dhjertorit salinist!!!) pas diktatures serisht te ringjallur komuniste.

    Ajo duhej bere njelloj sic beri populli i zgjuar i Gjermanise Lindore ne vitin 1989, i cili asokohe hyri me force dhe zaptoi arkivat e stasi-t, per te mos lejuar djegjen masive te dokumentave kompromentuese te mekatareve. Fale politikes paqedashese dhe pro interesave te popullit gjerman qe beri qeveria e atehershme, u be e mundur hartimi i nje projektligji, i cili u jepte te drejten cdo qytetari, cilido qofte ai, te bente nje kerkese hulumtimi te dosjeve, per te qene ne dijeni se c’maskaralleqe ne kurriz te tyre fshiheshin tek to.

    E sidoqofte dosjet duhen hapur! Patjeter! Duhet te hapen me teper qe te hetohet pikesepari, se cilet und te kene qene djegesit (per dreq se c’mu kujtua ajo djegja e kishave dhe xhamiave ne 1967-en nga disa gallosheshqyer qe mbanin shalla aksionistesh ne qafe…), apo manipulatoret e tyre.

    Duhen hapur pikesedyti, per te qetesuar gjakrat e prishura te shqiptareve, te cilet edhe sot e kesaj dite vuajne pasojat ekstreme qe burojne nga mosbesimi ndaj njeri-tjetrit, nga frika ndaj njeri-tjetrit, nga enigma per njeri-tjetrin, etj. etj.

    Dhe se treti, dhe ajo qe eshte me e rendesshmja, eshte qe te hapen nje per nje dosjet aktuale te atyre krimineleve te veshur me pushtet, qe me bemat e tyre monstruoze te 25 viteve te “post-komunizmit”, ja kane kaluar shumefish bemave enveriste, te imponuara keto me shume nga aplikimi i metodave antidemokratike qe ushtrohej ne sistemet bolsheviko-komuniste, pjese e se ciles ishte dhe “fanari ndricues”.

    1. kirurg says:

      Sepse duket se ata qe bertasin me shume, qe mllefosen me shume e qe hiqen si vete Shenjteria e Qiellit, jane pikerisht me te lyerit koke e kembe me mekate dhe krime, ose me troc: se jane pikerisht ata qe thone te hapen dosjet se jane pjese e manipulimit te tyre ne keto 25 vjet… Por… Sepse dukesh si ish-i deklasuar i atij regjimi, dmth me biografi te keqe,qe ke bere hafijen edhe per gruan qe ke pasur ne shtrat, edhe per shoket e burgut… Mllefi yt tani nuk e fshin dot ate qe ke bere dikur… Shume keq me vjen! Do ta lash vec ne jeten tjeter ?

      1. Pilo Lala says:

        Une po cuditem, ata qe cirreshin, ulerinin, shanin per tu hapur dosjet, tani jane bere pula.
        Te mos hapen dosjet thone, se do behet gjakderdhje ne familje.
        Ky Bezhani tregoi nje Deputet te Dibres qe futi vellane ne burg. Sa gjak eshte derdhur keto 3-4 dite atje?
        Zagaret qe kane bere zullumet, dine si ti justifikojne, mos u qani hallin.
        Dikush qane hallin e vetes, se nuk ka te fuse koken, po u hapen dosjet.

      2. kirurg fuks says:

        Te dogji miza nen kesule kirurgo? Per ato palo dosje te kalbura?

        Dosjet si te hapen si mos te hapen, kjo s’paraqet me ndonje rendesi te vecante.

        Rendesi mund te kishte nese ajo do te behej menjehere pas shembjes se diktatures komuniste qe instaluan gjakataret me bisturi ne dore…

        Rendesi do te kishte ne 90-ten, ne ate kohe kur kirurget fuksa endeshin rrugeve si lypsare per te mbushur barkun me buke, nderkohe qe me pare kishin zbathur kostumet gri te kalecave, dhe ne vend te tyre kishin veshur xhinset e vjetra e te dala boje.

        Rendesi do te kishte ne ate kohe kur kirurget spiune gafurreshin rrugeve me plackat e kazaneve te kryqit te kuq.

        Rendesi do te kishte ne kohen kur keta gjakatare me bisturi ne dore u munduan t’i shpetonin ndeshkimit popullor per krimet e bera, duke fshehur surreterit e tyre here pas perces se demokracise, e here pas perces se socializmit, duke kujtuar se me kaq morri fund gjithshka dhe me vone s’do t’i njihte me askush!

        Spiunet me bisturi ne dore edhe ne hale te gomarit t’a fshehin koken, kurre nuk kane per t’i shpetuar syrit vigjilent, dhe nuhatjes se thelle te popullit. Ata skorrje kane qene, skorrje kane mbetur, dhe si skorrje do ndahen nga kjo jete.

        A e kuptove tani se sa te vlen lekura, o vemje e pandreqshme?

    2. fgtz anticensurë rtzui says:

      shumë drejt e ke kapur o dosja staliniste!!
      po i shumtë është dhe naiviteti tënd!
      me të vërtetë ndodhi ajo që ndodhi në gjermaninë lindore,POR aty kishim një ndryshim të vogël me shqipërinë!!DDR ishte një e treta e gjermanisë së sotme!me një fjalë kishte në krah shtetin “amë”,nëse do ta quanim kështu!!ishte shtet që u ribashkua!me rrënjen e DDRsë ishte RFGJ ajo që do të merrtet kujdesin dhe jo shkatërrimin e saj!ishte një shtet që bazën më të madhe e kishte demokratike!pavarsisht se dhe kjo bazë demokratike ka hijet e saj!!ata bënë mirë që bënë atë që bën,por mos harro se një gjë e tillë është shumë e njëanëshme dhe politike!!
      të mos harrojmë se shtetasi gjerman ka të drejtë të kontrollojë arkivat e STASI-t,por jo arkivat e shërbimit të fshehtë gjerman!!çfardo që të jetë motivi mund të themi thjeshtë se është një veprim i mirë demokratik!!
      U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!

  4. tfg says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkk…….

  5. antonio says:

    Po ti tregohe se ai qe e ka ber ate turp nuk ka turp qe ti te thuash se kush eshte se kjo vazhdon ne linje gjaku dhe eshte rezik per te tjere dhe femijet qe ai do ket.pastjkur ka ber ate turp po te jet ne politik akoma mendoni cfar mund ti bej nje populli te thjeshte ky jo do treguar si spiun po si turp incest. Ose ti o mik mos thuai jo eshte keq jo seshte keq

  6. Alberto says:

    po na thuj mo emrin na thuj se na bere kuriz kush paska qene ai legen
    http://bit.do/deputetin-qe-spiunoi-vellain-per-te-palluar-gruan-e-tij

    1. X says:

      Emri i tij eshte James Bond.

  7. TYU says:

    Po mire, po ku qeni si e mori kete inforcaion? Nga i ati dhe tani ky paska te drejte te tregoje dosjet sekrete??? Pse nuk futet ky ne burg

  8. Brrakisti says:

    Jamini do jete,kush tjeter.Ai ka qene spiun dhe u mbrojt nga Berisha per nje kohe te gjate.Te gjithe e dini9n qe ishte spiun.

  9. dp says:

    Nuk besoj qe jane me qindra ata deputete ne Diber me vellain arrestuar ngelet shume pak per te diturper ata qe i kane njohur

  10. Ish Ushtarak says:

    Po te me degjosh mua mos fol shume shiko punnet e tua babai juaj ka ditur te jape pergjigje njerzve Ndersa per ju nuk eshte fusha juaj. Te pakten mos te genjeje mendja te dalesh me mera konkrete.

  11. dani says:

    Hapini dosjet o njerez me vjen keq per disa ktu qe gafurren sikur po pan dosjet do bejn namin se kan qen te persekutuarit e sistemit te shkuar,do i hapni dhe do gjeni qe sera juaj ka spiunuar njeri tjetrin,vetem personat drejtus te kti dikasteri kan qen me biografi te mir per sistemin e kaluar, spiunet dhe te spiunuarit kan qen familjet me prejardhie te dyshimt nga koha luftes,nuk angazhoheshin komunistet dhe femit e tyre me kto gjera se ishin te pa besushem per pjesen tjeter, vet te persekutuarit ju heronjt qe te paret tuaj kan luftuar kra nazifashizmit kunder kti kombi keni spiunuar njeri tjetrin per te patur perfitime dhe privilegje nga sistemi shkuar,ne kto dosje do gjeni vllezrit dhe farefisin tuaj ju burgaxhit e sistemit kaluar dhe te persekutuarit.

  12. Ira says:

    Eshte teper vone per te hapur dosjet, ato qe kane mbetur dhe ashtu si jane. Te behet vetem lustracioni. Te perfshihen ne kete disa kategori zyrtaresh, duke filluar nga drejtor i te gjitha neiveleve dhe lart.Per keta te behet i detyrueshme verifikimi i pastertise se figures.

    Hapja e dosjeve per te tjeret eshte veprim, ne mos qellim keq, i gabuar. Thuhet se nje pjese e mire e ish bashkepunetoreve te ish sigurimit te shtetit jane rekrutuar nga familjet e persekutura. Pas persekutimit te pare ne diktature, ata/o do te kene edhe nje persekutim te dyte. Kjo nuk eshte e drejte, eshte shume jo humane. Ne persekutimin e tyre, nuk eshte e vetme diktatura, por kemi marre pjese edhe ne te tjeret, me heshtjen tone, sepse nuk patem guximin as te flasim, as te kundershtojme.

    1. Gregor says:

      Ju falenderoj per kete koment. Nuk besoj se mund te dale dikush tjeter ta thote me sakte. Komenti juaj ka me shume vlera nga artikulli ne fjale i botuar ne gazete. E keqja eshte se njerez si ju duhet te merreshin me politike ndersa politikanet aktuale e kane vendin ne ndertim te bejne llac. Nuk e di produkt i ciles shkolle jeni, shqiptare apo te husj, por une kam qene gjithmone i mendimit se njeriu edukimin kryesor e merr rreth tavolines se bukes ne shtepi nga muhabetet qe bejne prinderit. Ju tregoni qe vini nga nje familje dhe prinder inteligjente. Ata qe shajne pa kriter neper komente tregojne vetem nga vijne. Edhe nje here faleminderit per komentin.

  13. koli says:

    Eshte e vertet se Hamdi Dushku ish- kryetar kooperative, deputet i PPSH 1986 ,i PS 1991,ka futur ne burg,vllaun nga nana ,Arif Biben.Patjeter eshte kujdesur edhe per familjen e tij sipas porosive te PARTISE.

  14. ron says:

    Deputet nga “Fshatrat e Dibres”. Shiheni o njerez se ke kemi zgjedhur te na beje ligje dhe demokraci. S’kam asgje kunder fshatareve dhe mentalitetit te tyre; Eshte si eshte, s’kemi c’ti bejme. Por ama eshte fakt se themelet e zhvillimit dhe demokracise kudo ne boten e zhvilluar, nuk jane hedhur nga fshataret, qofshin keta dhe nga Dibra…..

  15. iris says:

    Ky Bezhani junior qenka nje legen i vertete, po pse muhabet kooperative e paska bere yt ate sekretin e shtetit!?Une kam xhaxhain tim qe ka qene me detyre te rendesishme ne sigurimin e shtetit dhe edhe sot e kesaj dite goja e tij nuk hapet per punet e shtetit(80 vjec),vetem nje gje me ka thene ,qe Jozi e ka pasur pseudonimin “Dizenjatorja”

  16. Stef Stau says:

    ANALIZE : Se mos na del vete Bezhani … Ose Bazhani ka frike se kur te hapen dosjet tesh i del elri si spiju.

  17. basilius says:

    O Dani, o rrote, nazifashizmi nuk ha qene kunder kombit tone por sllavo-komunizmi. Hiqe mendjen nga mesimet e sh.Enver.

  18. aly says:

    AHHH, nga Dibra, jo rastesisht. Vendi nje ne Shqiperi per spiunlliqe dhe letra anonime per fisin dhe komshinjte, sipas statistikave te MB.

  19. ARI says:

    ari Per mos hapje dosje jane njerzit me te ikriminuar,fuksat dhe b/pu
    ntoret e ish Sigurimit,Sigurimi ende sot drejton gjith aktivitetin e shtetit jo vetem ne menyre legale,kudo ne istitucione shteterore jane pre
    -zente ish sigurimsat,por me e neveritshmja eshte se gjithe administrata
    mosha mbi 50 vjecare jane ish bashkepuntore qe u sherbejne ala interesave te ish Sigurimit(SHEMBULL- ish kandati per pesident)

  20. !!!!! says:

    Jane rrena me pallues ?

  21. Leone-53 says:

    Jane te gjitha “perralla me mbret” zotni!
    Sa te ardhka keq zotri se dikush mund te poshterohet dhe se e meriton!
    Po ne qe jemi poshteruar tere jeten nga diktatura edhe pse nuk e meritonim edhe pse prinderit tane jane te paret qe jane rreshtuar malit per çlirimin e Shqiperise dhe me pas na eshte “fshire” gjithe jeta!?…
    Dosjet duhet te hapen dhe çdo shqiptar te “mare” ate qe i takon!

  22. A says:

    Menyra si te hapen dosjet nuk eshte problem, pasi perseri te gjitha vendet ish kampit komunist ne Evrope i kane hapur.
    Pra, te ngrihet nje grup pune dhe te analizojne ligjet e ketyre vendeve dhe te bejne nje projekt ligje sa me sakte, sa me qarte.
    Ku mender deputetet e Kuvendit te Shqiperise ti shqyrtojne dhe ta aprovojne.
    Sa per disa persona qe kane pasur dosje, tashme dihen edhe pseudonimet.
    Keto persona qe e dine vehten se kane dosje dhe jane anetar te Kuvendit te Shqiperise dhe ne funksione te ndryeshme qeveritare jane kunder hapjes se dosjeve.
    Por 2(DY) PERSONA qe kane qene gjithmone kundra hapjes se dosjeve jane komunisti ekstremist SALI BERISHA, agjent dhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe i sherbimeve sekrete te huaja, pra agjent i dyfishte me pseudonimin “BISTURIA” dhe “PENICELINA”.
    Kurse tjetr/i/a eshte femer dhe kjo quhet JOZEFINA COBA-TOPALLI, agjente dhe bashkepunetore e sigurimit te shtetit, nuk ka patur mundesi te jete agjente e dyfishte me pseudonimin “DESINJATORJA”.
    TE HAPET dhe VETEM te HAPEN DOSJET dhe mos te “luajne rrolin” e te bukrit shejtan. Tung.

  23. arbeni says:

    dosjet duht te hapen sa me pare per te gjithe keshtu nuk do te infektohet dhe brezi i ri nga keta spiuna

  24. Ibrahim Kelmendi says:

    Megjithate dosjet duhet te hapen. Ta zeme, une dua dosjen qe eshte bere per mua. Nuk do t’i hidherohem dhe nuk do te armiqesohem me askend, meqe ishte veprimtari e pa drejte, por ligjore; secili shtet ne bote ka sherbime te sigurise e inteligjente, prandaj ve edhe dosje per ata qe mendon se rrezikojne shtetin dhe rendin…

  25. gegetoske says:

    Je nje cope muti qe te neverit me te tilla llogje! Vaffanculo Be…mut!

  26. petrit says:

    eshte nje domosdoshmeri hapja e dosjeve..ne qoftese duam nje demokraci,
    te bazuar nga ligjet qe burojn nga themelet e saj..

  27. Arben says:

    DOSJET DUHET TE HAPEN NJE ORE E ME PARE QE TE SHPETOJE KU VEND NGA SIGURIMI I SHTETIT.

  28. enver hoxhaaa says:

    Hamdi dushku ka Futur vellain e tij ne burrg e doni emrin ja ku e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje