Punësimi, PS i përgjigjet akuzave të PD: Keni probleme me shifrat

11 Dhjetor 2014, 16:53Politika TEMA

Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, reagoi pas deklaratave të Partisë Demokratike për shifrat e punësimit në vend, duke pohuar se numri i të punësuarve është rritur me 78.844 mijë vetë, një vit pas ardhjes në pushtet të së majtës.

“Sot përsëri Bode doli me pretendimin se INSTAT-i ka përgenjeshtruar qeverinë, duke pretenduar se është rritur punësimi me 37 mijë vetë dhe jo me 78.844 mijë vetë.

Por, meqë kanë probleme me shifrat ne po i sqarojmë se numri i të punësuarve është rritur me 37 mijë vetë, nëse kjo mazhorancë krahasohet me vetveten.

Pra, nëse krahasohet 3 mujori i dytë i 2014-s me 3 mujorin e tretë të 2014-s ka një rritje të të punësuarve me 37 mijë vetë.

Por, që kur qeveria e Bodes u largua nga detyra me votën e shqiptarëve numri i të punësuarve është rritur me 78.844 mijë vetë më shumë”, u shpreh deputetja Gjylameti. /gj.k/

2 komente në “Punësimi, PS i përgjigjet akuzave të PD: Keni probleme me shifrat”

  1. Fatjon says:

    hahahahahah seriozisht e kane keta te selise ?! ska nevoje tja u thote Bodja por po ja u them une qe jam socialist i terbuar dhe anetar i partise tuaj:

    JENI PER TE ARDHUR KEQ, SKENI PUNESUAR AS NJEREZIT QE JU SOLLEN NE PUSHTET E JO ME NJEREZIT E THJESHTE. VETEM KENI PREMTUAR DHE NUK KENI MBAJTUR FJALEN. JENI FATKEQSI KOMBETARE, MBANI NE PUNE NJEREZIT QE SHKERDHYEN KETE VEND.

    Vazhdoni keshtu genjeni veten, tregojini njerezve dhe socialisteve qe kane mbi 9 vjet pa pune, DAP-in dhe ligjin qe gatuat me Salen, se shume shpejt dhe ju tek DAP-i do perfundoni. Dhe kete PREMTIM, ne, baza socialiste do ta mbajme.

    Kalofshi bukur ?

  2. Albi says:

    Eshte shume e thjeshte ajo qe ka ndodhur, me subvencionet per fasonet ata kane formalizuar punetoret qe i kishin ne pune. Po me aq taksa sa u paguajme atyre, thjesht na i kthejne ne ne forme sigurimesh shoqerore. Nje loje me shifra qe ne fakt ne fund rezulton se jemi aty ku ishim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje