Mbyllet pa lavdi Bursa e Tiranës

11 Dhjetor 2014, 12:27Politika TEMA

Bursa e Tiranës është mbyllur përfundimisht, pa listuar asnjë kompani dhe pa tregtuar asgjë aksion gjatë gjithë jetës së saj prej 12 vitesh, duke dështuar në objektin e saj, atij të krijimi të një tregu kapitalesh në Shqipëri.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, pasi i ishte lënë tre muaj për të gjetur vetë të ardhurat për mbarëvajtjen e aktivitetit, së fundmi është firmosur shkresa e mbylljes së saj.

Bursa  Tiranës u themelua në vitin 2002 në formën e shoqërisë aksionare, dhe ka funksionuar në përputhje me dispozitat e ligjit Nr.9901 dt. 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe të ligjit Nr.9879 dt.21.02.2008 “Për titujt”.

Objekti i veprimtarisë së Bursës së Tiranës sh.a ishte krijimi i një tregu kapitalesh apo titujsh duke krijuar një sistem tregtimi me anë të të cilit “ofertat për shitje, blerje apo këmbim të titujve kryhen apo pranohen rregullisht; oferta apo kërkesat kryhen rregullisht kur janë oferta apo kërkesa të paracaktuara apo janë te pritshme, që rezultojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi në bërjen apo pranimin e ofertave për shitje, blerje, apo këmbim të titujve ose; jepet informacion rregullisht lidhur me çmimet dhe shpërblimet që persona apo grupe të veçanta propozojnë apo presin të shesin, të blejnë apo të këmbejnë tituj”.

Pse nuk funksionoi bursa

Ndërsa në shtetet e rajonit, zhvillimi i tregut të kapitale u mbështet nga shteti, me shumë vende që realizuar shitjen e ndërmarrjeve shtetërore përmes bursës, në Shqipëri forma e zgjedhur e privatizimit ishte përmes ankandeve, tendenave, apo bonove të privatizimit.

Nga ana tjetër, biznesi vendas ishte i pamaturuar për të kaluar në një stad më të lartë, atë të sigurimit të financimit përmes ofertave publike në bursë, teksa informaliti i lartë (puna me dy bilance, që sillte mosdeklarimin real të të ardhurave) ishte një tjetër pengesë që shoqëritë  t’i drejtoheshin bursës.

Shpresa e vetme për kompanitë shqiptare për të siguruar financime përmes tregut të kapitaleve tashmë mbetet vetëm plani për një bursë rajonale.

Bursa e Tiranës ka kryer aktivitet vetëm për një kohë të shkurtër pas vitit 2002, duke qenë agjen i qeverisë në tregun sekondar të letrave me vlerë, por edhe ky funksion i kaloi Bankës së Shqipërisë.

Studimi, pse nuk u zhvillua tregu i kapitaleve, shanset për bursë rajonale

Tanimë janë pjekur kushtet për zhvillimin e sektorit financiar jobankar në Shqipëri. Ky është një nga konkluzionet e një studimi të fundit të Alma Hasanaj, zv.president e Aksioner International Securities Brokerage sh.a. Në këtë studim, znj. Hasanaj është përpjekur të analizojë pikat e forta dhe të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet e tregut të letrave me vlerë dhe Bursës së Tiranës. Referuar studimit në fjalë, Hasanaj analizon se, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, Bursa e Tiranës (BT) nuk ka arritur të bëhet tërheqëse për biznesin vendas. Kjo ka ardhur për disa arsye si: a) papjekuria dhe “frika” e biznesit për t’u listuar në BT; b) roli jombështetës i politikave të ndjekura nga Donatorët; c) mungesa e vullnetit politik për zhvillimin e BT.

Studimi thekson edhe rolin e qeverisë shqiptare, e cila mund të kishte bërë më tepër në drejtim të zhvillimit të tregut të kapitaleve nëpërmjet 1) Listimit të ndërmarrjeve shtetërore në bursë, duke përfshirë BT në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, ashtu siç ka ndodhur në të gjitha vendet e Europës Lindore që kanë ngjashmëri me Shqipërinë; 2) Caktimit të BT si “agjent” të qeverisë për emetimin e letrave me vlerë të borxhit publik në tregun primar; dhe 3) Krijimit të incentivave nxitëse për kompanitë, që listohen në BT.

Por, në fund, studimi konkludon se ekonomia e Shqipërisë ka nevojë imediate për zhvillimin e tregut të kapitaleve dhe çdo vonesë e mëtejshme do të sillte jëkosto reale. Gjithashtu rekomandohet që të shikohet mundësia për zgjerimin e aktivitetit në rrafshin gjeopolitik në rajon, Maqedoni, Kroaci, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, sepse krijimi i Bursës së rajonit do të ishte një faktor shumë pozitiv për zhvillimin e rajonit, si dhe kompanitë shqiptare do të kishin mundësi të rrisnin fondet përmes tregtimit të aksioneve.

Revista Monitor

24 komente në “Mbyllet pa lavdi Bursa e Tiranës”

  1. elinor,.,.,.,, says:

    Bursa e Tiranes!!! Pffff!

  2. Metri says:

    Ore keta kane lajthitur??????
    Ne po prisnim qe te hapej Bursa e Tiranes,
    kurse keta tani po e mbyllin.

    Cdo vite deri tani keta dilnin ne televizione dhe deklaronin qe do zhvillojme tregun e aksioneve dhe do te hapim bursen e Tiranes,tani na del qe bursa paska qene e hapur por nuk paska funksjonuar.

    1. demo says:

      O metri
      E ke gabim, nuk kane lajthitur ata, ata jane ne rregull, e dinë synimin e tyre qe eshte mashtrimi
      Ne nuk jemi ne rregull qe i besojme megjithese mashtrohemi gjithemone

    2. Celo Mezani says:

      @Metri,
      E di sa para jane harxhuar keto 12 vjet me rroga stafi, kosto zyrash, kosto trajnimi, udhetime dhe dieta per eksperience, workshop sensibilizimi me biznesin ?????????

      Me mire mos ta them se do ndihesh keq fare. Miliona dollare te hedhura ne Lumin e Tiranes.

  3. Tuti says:

    Po cfare burse do funksionoje ketu more aman. Ketu 80 perqind e bizneseve te medha zoterohen nga klane, te forte, hajdute, trafikante, abuzues, zaptues te pasurise etj, etj, te cilet punojne pa letra, pa bilance, me para CASH dhe vetem me mashtrime. Edhe ai qe don te punoje ne rregull, e ka te pamundur pasi do ta nxjerrin jashte tregut te fortet dhe informalet.

    Vetem nje pjese e investitoreve te huaj mund te pershtaten me rregullat e tregut dhe te burses. Nje pjese tjeter e tyre italiane apo greke, jane mashtrues te vegjel, te falimentuar ne vendin e tyre dhe qe kane ardh ne Shqiperi per me fitu ne rruge informale.

  4. vikitor Hoti says:

    Shkaku eshte gjetur sot e 4o vjet nga Voker Beshiri ne Burgajet te Matit ” Ne Shqiperi letrat me vlere dhe aksionet permblidhet me fjalet ” Rap – dap . me jep te te jap” qe e ka zanafilleb qe me komunen primitive

  5. Po Korce says:

    Mund te ndihmoj cdo individ ose grup biznesi si funksionon Bursa Internacionale ku une punoj.

    https://m.facebook.com/profile.php?ref=bookmark

    https://m.facebook.com/jmonlinetrading?ref=bookmark

    1. Mira says:

      Vi Korça mo t’u mbylltë, po ku ishe ti bre gjatë gjithë kësaj kohe….!?

  6. caci says:

    Hapni bursen e Lazaratit. Burimi real i financimeve. Ose bursa e Sazanit.

  7. Arben says:

    BURSA NUK MUND TE FUNKSIONOJE, KUR FIRMAT JANE 40-50 % TE DEKLARUARA NE VOLUMET E BIZNESIT.

    MADJE ESHTE MENDJELEHTESI TA KAPESH PROBLEMIN NGA BYTHA.

    DUHEN “LEGALIZUAR” VOLUMET E BIZNESEVE, PASTAJ MUND TE REGJISTROHEN NE BURSE.

  8. kol says:

    Deshtimi i burses eshte nje tregues i qarte i inteligjense, aftesive drejtuese te ekonomise te shqiptareve me ne krye rrumpall Sali Baben & 40 hajdutet. Ekonomia shqiptare eshte ekonomi e republikes banana ku mbizoterojne “bizneset” e kjoskave, hoteleve, kazinove, klubeve, restoranteve, tesgave, gabit….etj. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe nuk ka burse.

  9. heretiku says:

    Kjo eshte per gallate, per estrade, Burse ne Tirane !!!!!!!!!!!!!!
    Bursa don kompani dhe shoqeri aksionere te konsoliduara, keto te fundit duan njerez me “ato 2 te rendat” ( testikujt ) qe te peshojne. Shumica e te ashtuquatura biznese, ne Shqiperi, jane krijuar nga halabake rrugesh, nga kriminele ordinere, nga ish prostituta dhe ish tutore etj.
    Heren e ardheshme, mundesisht shqiptaret te perpiqen te hapin nje ndermarrje per prodhim raketash kozmike, me qe me Bursen nuk paten fat.

  10. Mallakastrioti says:

    @@te them te Drejten…ose me mire te “rrime Shtrember dhe te flasim Drejte” nuk e dija kete arritje te madhe te Shqiperise..me Burse Tirane..
    sa perpara qe jemi ne shqipetaret…ne “Al Pazar”..lol

  11. fredi guri says:

    bursat sjane asgje tjeter vecse kasino ose si ato llotot e sportit e kam fjalen per pjesen me te mir te atyre qe investojne qe mendojne se bejne pare ne to por asnje per vec se bankave nuk bejne pare edhe ato e hane herepas here kur nuk jane te lidhura mire me politiken rasti me i fresket 2008 edhe shume para saj edhe shume mrapa pranej i thone dardha e ka bishtin mrapa

  12. ,.,elinor,., says:

    @fredi guri; ke te drejte. Kam njohur disa persona me emrin Fred. Secili punonte zanate te ndryshme; bojaxhi, kepucar, lulishtar, murator…. por asnje nga ata nuk fitonte para ne burse. ?

  13. Albani says:

    Ca burse thoniju,te ne gjithe shteti vlen 10-miliarde,aq sa ka vetem nje kompani jashte.

  14. mira says:

    Edhe atje ku jane derdhur aksione si telecomi me pronare te huaj ,punonjesve aksionere nuk u eshte dhene asnje divident prej disa viteve rresht edhe pse eshte kerkuar me ngulm tek avokati i popullit , gjykata etj.

    1. elinor,. says:

      Nuk eshte detyrim ligjor shperndarja e dividenteve. Eshte krejtesisht ne dore te korporates.

  15. fredi guri says:

    per ty elinor dardha e ka bishtin pare se keshtu e keni qef ju greket qofshin bura apo gra ok palikari ose pallk……

    1. elinor,., says:

      Shko thyj gure mor bole; c’dreqin duan katunaret e trashe te komentojne per bursen.

  16. fredi guri says:

    kee drejte ti elinor te thuash se ke njhtur shume me emrin fredi se ate zanat ke bile shume ne nji nate

  17. fredi guri says:

    ke te drejte ti elinor te thuash se ke njohur shume me emrin fredi se e ke zanat bile shume ne nji nate

  18. fredi guri says:

    o jorgo te shkon shume emri elinor po ju greket kshu keni qef pseudonime me emra grash

  19. Don Albano says:

    Sapo e loxova lajmin e googlova Bursen e Tiranes dhe resulton qe faqja e internetit (http://www.tse.com.al) akoma funksionon sot 12 dhjetor 2014. Persa i perket faktit qe shume pak shqiptare(podhuajse fare) kane degjuar per kete burse eshte vetem tregues se drejtoresha e pergjithshme e ketij insittucioni Zj. Anila FURERAJ nuk ka qene e afte te kryej punen e saj. Ajo nuk ka shkruar asnje shkrim ne gazetat kryesore te Tiranes, nuk ka bere asnje presantim ne konferencat nacionale apo internacionale, nuk ka punesuar nje Public Relations drejtues te ketij institucioni, nuk ka lobuar ne asnje sipermarrje te madhe apo te mesme ne vend per te terhequr ato ne burse, dhe sa e sa aktivitete te tjera te munguara. Pra nuk eshte faji i qeverise qe ky institut nuk ka funksionuar. Por ta leme me nje ane logjiken dhe te deklarojme qe fajit e kishte qeveria e meparshme. Sipas ketij rrafshi te pjerret i bie qe nese udhetimi tateposhte filloi me qeverine e meparshme ka gati dy vjet qe ky udhetim eshte kryer ne turnin e qeverise aktuale. Cfare ka bere qeveria aktuale? I beri nje arkivol dhe e vendosi ne fund te rrafshit te pjerret dhe do i nguli gozhden e fudit kapakut. Pse nuk tentoi ta pastronte dhe ta ndizte kete makine te ndryshkur, ose nese ekspertet e qeverise e deklaruan te vdekur perse nuk gjindet alternative kur dihet se nje insitucion i tille eshte mese i domosdoshem ne Shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje