Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se statistikat zyrtare të prodhuara nga Instituti i Statistikave një ditë më parë, faktuan atë që qeveria ka deklaruar, rritjen ndjeshëm të numrit të të punësuarve dhe kjo, sipas tij, faktohet edhe nga libri i llogarive të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Rama tha se rritja e numrit të të punësuare lidhet drejtpërdrejt me lëvizjen në drejtimin e duhur nga njëra anë të dhe nga ana tjetër, të luftës kundër skllavërisë
“Ajo që anketa 3-mujore e forcave të punës e publikuar nga INSTAT bazuar në shifra të verifikueshme është konfirmimi i faktit se krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit u rrit me 3.7 pikë përqindje, shkalla e pjesmarrjes së forcave të punës u rrit me 4.8 pikë përqindje, ndërsa shkalla e papunësisë shënoi rënie të lehtë”, deklaroi Rama.
Duke u ndalur tek shkalla e papunësisë së regjistruar, Rama tha se kjo shpjegohet me faktin se është rritur ndjeshëm besimi se mundësia për punë është më e madhe, çka i bën njerëzit në kërkim pune të rëgjistrohen si punëkërkues.
“Rritja e numrit të regjistruar si punëkërkues duhet të shihet jo si rritje e papunësisë, por si rritje e forcave të gatshme për punë. Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti kemi një rritje të shkallës së punësimit me 1.8 pikë përqindje”, u shpreh Kryeministri.
Sipas tij, kjo nuk është vlerësim subjektiv i yni, por shpjegim që bëhet në të gjthë botën. Kryeministri Rama u ndal edhe tek arsimi profesional, i cili tha ai, është në funksion të kërkesave të tregut.
“Insistojmë tek industria përpunuese, prodhimi vendas në bujqësi, blegtori dhe në tërësi në fshat, duke vazhduar të insistojmë tek suksesi i domosdoshëm për jetë a vdekje të operacionit të rimarrjes nën kontroll të burimeve energjetike të vendit, por dhe të burimeve natyrore në tërësi.
I kemi të gjitha mundësitë që në këto drejtime të krijojmë me shpejtësi vende të reja pune.
Duhet parë me vëmendje një sektor ku jemi ende mbrapa, turizmi. Në këtë sektor kemi një hapësirë shumë të madhe punësimi. Për të stimuluar këtë sektor do të sjellim shumë shpejt në parlament projektin e ri ligjor”, tha Rama.
Sipas tij, ajo që konsiderohet problematike në forcat e punës është niveli i ulët i kualifikimit.
Duke iu referuar aplikimeve për vendet vakante në administratën shtetërore, Rama tha se me hyrjen në fuqi të ligjit të dakordësuar me Komisionin Evropian për administratën publike, kemi një sistem të ri aplikimi dhe konkurrimi, krejtësisht të pavarur nga ministritë dhe politika.
“Në valën e parë të konkurseve arritëm të mbushim vetëm 38 pozicione, ndërkohë që për të gjithë pozicionet e tjera nuk fitoi askush.
Ata që konkurrojnë kanë një problem të madh për të zgjidhur, që është kualifikimi. Çka ne duhet të bëjmë është të rrisim vetëdijen se këta njerëz duhet të punojnë për kualifikimin”, theksoi Rama. /gj.k/
Asnje ndryshim ske nga karaduzi tropojes….politikan piktor,dhe me profesion mjek vetem shqiperia njef,duket sa popull kot jemi,