Kuvend, shtyhen punimet edhe me 1 jave/ PD afat për të mos djegur mandatet deri më 24 Dhjetor

11 Dhjetor 2014, 13:22Politika TEMA

Mbyllja e punimeve të sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit është shtyrë për datën 24 dhjetor, me qëllim për t’i dhënë më shumë kohë deputetëve të opozitës të kthehen në parlament, pas bojkotit disamujor.

Ky vendim u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur paradite para fillimit të seancës plenare, e cila vendosi shtyrjen edhe me një javë të punës së Kuvendit, nga 18 dhjetor që ishte parashikuar, më 24 dhjetor.

Ndërkombëtarët kërkojnë që opozita të rikthehet në Kuvend në seancën e fundit parlamentare për këtë vit, dhe ku tashmë mësohet se pozitë-opozitë janë afër një konsensusi përsa i përket kërkesës së fundit të PD-së për dekriminalizimin e Kuvendit.

Kjo duke u materializuar përmes një projektligji nën monitorimin ndërkombëtar dhe me nismën e opozitës, për muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Parlamentin Europian në Bruksel ku u takua me kryetarët e Grupeve më të mëdha parlamentare.

Ra ma rikonfirmuar qëndrimin e mazhorancës për plotësimin e kërkesave të opozitës, ndërsa ka bërë të njohura për europarlamentarët ndryshimin në Rregulloren e Kuvendit dhe ngritjen e Komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga Partia Demokratike.

Në anën tjetër duket se edhe në rradhët e ligjvënësve të opozitës janë shtuar zërat për ndërprerjen e bojkotit parlamentar dhe rikthimin e deputetëve në Kuvend. Por nga kreu demokrat Lulzim Basha ende nuk ka një vendim mbi ndërprerjen e bojkotit. /gj.k/

1 komente në “Kuvend, shtyhen punimet edhe me 1 jave/ PD afat për të mos djegur mandatet deri më 24 Dhjetor”

  1. andromeda says:

    Gabim,pse duhet të shtyhet? A e kuptoni që populli nuk i do këta delenxhinj?Për se shërbejnë ata, që vetëm të pengojnë reformat, që vetëm të mbrojnë krimin dhe korrpsionin? Kuvendi bën më mirë pa ata. Lsi mjafton që të luaj rolin e opozitës. Na shkoi jeta duke dëgjuar shpifjet, sajimet, manipulimet e banditëve dhe hajdutëve të PD-së. Mjaft më me to dhe shyqyr që vjen rasti për t’ia hequr mandatin. Kush dëshiron prej tyre le të futet, por të ndërrojë ngjyrë e të mos vazhdojë të ndjekë çmenduritë e plakut Mere icili mendon vetëm për vete dhe familjen e tij biologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje