Basha mbledh partitë aleate/ Shehi: Më 18 dhjetor hyj në Kuvend, shpresoj të ketë edhe deputetë të tjerë të opozitës

11 Dhjetor 2014, 13:52Politika TEMA

Deputeti Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK, ka rikonfirmuar praninë e tij në seancën parlamentare të datës 18 Dhjetor, duke i dhënë fund bojkotit parlamentar.

Deklarata e Shehit është bërë pas takimit të thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha.

I sapokthyer nga pjesëmarrja në Kongresin e CDU-së në Gjermani, Basha ka thirrur një takim kryetarëve  të partive opozitare dhe deputetëve të tyre për marrjen e një vendimi në lidhje me vijimin ose jot ë bojkotit parlamentar.

Ndërkohë për deputetin Shehi bojkoti disa mujor duhet të ndërpritet pasi ai dha efektet e tij positive.

“Shpresoj të kemi lajme të mira dhe të rëndësishme, sikundër kam besim se në seancën e ardhshme parlamentare do të jenë edhe shumë kolegë të tjerë deputetë të opozitës që do t’i japin fund bojkotit”, theksoi Shehi.

Basha ka zgjedhur të zhvillojë takime të vecanta me drejtues te partive opozitare, ndërsa më pas do të ketë një mbledhje të përbashkët të deputetëve. /gj.k/

6 komente në “Basha mbledh partitë aleate/ Shehi: Më 18 dhjetor hyj në Kuvend, shpresoj të ketë edhe deputetë të tjerë të opozitës”

  1. andromeda says:

    Bravo Shehi. Kjo është një përgjigje e fortë kundër Berishës dhe berishizmit që ti e ke ndjekur qorrazi për vite me rradhë. I paudhi Berishë duhet neutralizar me çdo kusht sepse asht tersi i Shqipnisë.

    1. rinia says:

      ahah se Shehit po i bie mendja per parlamentin,ka hallin e rroges se do pace me raki ne mgjes.

  2. ILIRI says:

    DR. Berishes nuk i premton mosha per
    asgje, nuk i hyn ne sy asnje deputet i PD .
    I don pilota kamikaze pa mandat ti prdore
    per gjak dhe destabilitet te shqiperise .

  3. Mallakastrioti says:

    @@@ Shikoj Foton e postuar:Lulezim Basha-Bashpuntor ne vrasjen e 4-njerezve ne Mese te Tiranes…leri Vjedhjet Gjikante te Miljon Eurove..
    ne Krahun e djathte Fatmir Medihoxha,Vrases indirekt i 26-veteve ne Gerdecin e Shkerdhat Berishes..shpetim Idrizi ne te Majte duket se i “Shpetoj”Camet duke u Nderuar Emer dhe Mbiemer per te Shkuar ne greqi..te 4-tertin per te qen i Sinqert nuk e njoh, por ajo Fjale e Budallait Popull:Me thoni me ke rri te te them se kush je, nuk e le edhe te Katertin e Shoqerise Basha pa gje…lol

  4. jugu says:

    sa po te dhimbset kuleta more shehi ke frike se nuk behesh me deputet ik tek foltorja e rames do beje mire te haje ne nje canak me te

  5. kriminel says:

    u ngrof rakija…ku hume…?

    leni pulitikat se smarojn ashier…rakia maro per I her….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje